Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kujtim Shahiqi: Gjilanasit themeluan teatrin në Shkup

| E premte, 03.01.2014, 07:57 PM |


Gjilanasit themeluan teatrin shqiptar në Shkup

Nga Kujtim Shahiqi

Rall kush në kosovë por edhe ne opinjon e gjërë Kosovar e dinë se “Teatri I Kombësive”si e quanin asokohe në Shkup, është themeluar nga dy Gjilanas.Komiteti qëndror I Partis Komuniste të Maqedonis me kërkesën e Komitetit të partis socialiste të Shkupit në përbërjen e shum shqiptarëve kërkuan që në Shkup të formohet një institucion kulturor gjegjësisht një teatër ku të gjitha “Kombësit” siq kishin emruar pakicat kombëtare të Republikës së Maqedonis të formohet teatri I këtyre të ashtuaquajtura  pakica kombëtare.

Në atë kohë egzistonte teatri I amatorve në Shkup I formuar nga Muharem Shahiqi,Mark Marku dhe Zija Berisha.Dy nga këta artëdashës Muharem Shahiqi dhe Zija Berisha ishin nga Gjilani.këta dy kosovar  të përdjekur nga UDB-a e Kosovës kishin shkuar në Shkup mbas kafshatës së bukes .Disa vite pas luftës punuan si arsimtrë në shkollat fillore si mësimdhënës duke brellur prej një fshati në fshat tjtër.Duke mos parë perspektiv Muharrem Shahiqi si djali I komandanti të ballistave /Lam Shahiqi/ I cili luftoi dhe u vra ne mallet e Gjyrishecit kunder trupave partizane .Të njejtin fat e pat edhe Zija Berisha djal I një familje siq e quanin asokohe “Familje antirevolucionare” u shpërngulën nga Kosova në Maqedoni.

Si duket këta dy “kundërrevolucionarët”  paten fat të jen në kohë dhe moment të duhur, në momentin kur ësht dashur  të formohet ky institucion.Si udhëheqës të teatrit amator të Shkupit udhëheqësija e qytetit ju dha për detyr që keta bura të formojn teatrin e pakicave në Shkup I cili më von do të quhet “Teatar na Malcinsva” ose “Teatri Kombësive në Shkup” .Në aso kohe ju nda lokacioni në pallatin “Ilinden” afer qendres tregtare “Tërgovski” në qendër të qytetit.Teatri kishte dy kate përdhes, ku me nje mund te madh keta bura aritën të krijojn kushte minimale për funksionimin e tetrit duke ndërtuar skenën,grimoret,dhomat e garderobës dhe kështu me radh.

Pas formimit të teatrit të shkupit ky tetatër me plot të drejt mund të thuhet se ishte qendër e Kultures dhe elites intelektuale të shqiptarve në ish Jugosllavin e atëhershme .Në këtë teatër punuan edhe shum kosovar dhe gjilanas të tjer: Muharrem Shahiqi,Zija Berisha,Agron Berisha,Fetah Mehmeti /Gjilan/,Luan Ahmeti/Gjilan/,Ismajl Rama/Ferizaj/Sylejman Loka/Gjakov/Silvana Bajqinovci/Gjilan/ Bajrush Mjaku /Kaqanik/Muharem Qena /Prishtin/Teki Dervishi,etj.Befasija më e këndshme ishte se në këtë teatë është angazhuar  si regjisor I regullt  Mirko Stefanovski  me prejardhje shqiptare , këte e pranoi pas shum viteve pun në këtë tempull teatror.Babai im vdiq me kapuq të bardh të cilin e kishte mbajtur tan jeten thot Mirko Stefanovski babai I gitaristit më te madh Maqedonas Vlatko Stefanovski.Vllatko nga univerziteti publik I Maqedonis ”Kirill I Metodie” I’u dha titull nderi “Doktor I arteve” të Maqedonis.Shum nga këta aktor mbi 30 vite ishin bartës të reperuarit skenik të këtij teatri.