E shtune, 20.04.2024, 07:55 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Tubimi vjetor ''Krahbardhi FZ''

E shtune, 04.01.2014, 06:19 PM


TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“

Shkruan: Agim Gashi

Në një ambient vllëzëror dhe me një sallë tejet të mrekullueshme, nën mbikqyrjen e Nderim Mehmetit dhe Agron Hasanit-kryetar, e nën drejtimin e Agim Gashit, u mbajt tubimi vjetor i shoqates së pllumbaxhive „Krahbardhi FZ“ me seli në Düren të Gjermanisë.

Kjo shoqatë u formua para një viti ku në gjirin e saj tubon pëllumbagji nga mbar Kosova por edhe Gjermania. Pothuajse të gjithë pëllumbat jan të sjellur nga Kosova dhe viset tona etnike, të cilët fluturojnë paqësisht në qiellin e Evropës. Derisa shtetet tjera bëjnë akrobacione me avione bombarduese, shqiptarët këtë e bëjnë me pllumbat e tyre të sjellur nga atdheu që bashkë me pëllumbat ta ken frymarrjen e atdheun sa më pranë. Këto fjalë i tha Agim Gashi kur iu dha fjala nga Kryetari i Shoqates Agron Hasni. Agimi pos tjerash tha se, derisa ne bëjmë fluturime paqeje me pllumbat tanë, dergojmë mesazhe dashurie në mbar Botën, mu kjo Evropë po i shpërblen kasapët ndërsa ne shqiptarëve si gjithmonë po na injorojnë, denojnë e coptojnë.

Pas këtyre fjalëve përshëndetëse, filloi pjesa më kulminante e cila me anë të mirënjohjeve e kupave të fituara, fliste për sukseset e arritura në garat njëvjeçare në vende të ndryshme të Gjermanisë. Pëllumbat shqiptar kudo kishin zënë vende meritore.

Fillojmë me radhë për të pare se cilët ishin ata që me pëllumbat e tyre qan hapsirat e Evropës dhe shtetit mikpritës të Gjermanisë.

Mirënjohje fituan këta persona:

1,.Agron Hasani, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësnë 50 m.

2,-Enis Spahiu, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësinë 55 m.

3.-Zaim Osmani, me një pëllumb-dynek i cili u ngjit dhe kreu rrotullime paqeje në lartësitë pre 85 m.

4.-Përparim Mehmeti, me 5 pëllumba-dynek të cilët akrobacionet e tyre i kryen në 106 m. lartësi qiellore.

Ndersa KUPA fituan këta persona:

1.-Nderim Mehmeti-Vendi i tretë, me pëllumbin-dynek i cili mahniti të pranishmit në garat e sivjetme në lartësi prej130 m.

2.-Xhevat Gajtani-Vendi i dytë, me pëllumbin-dynek i cili pëllumb shpërndau dashuri njerzore me rrotullimet e tij,nga lartësie prej 130 m.

3.-Nderim Mehmeti-Vendi i pare ose si u quajt këtu KAMPION I VITIT 2013-të, i cili nga 143 m. lartësi u tregoi botës se shqiptarët jan popull paqsor.

Një kup e vaçant iu nda edhe kafazit apo qymezit, përndryshe shtëpi pëllumbash. Komisioni kishte pare se shtëpia e pëllumbave të Nderim Mehmetit ishte më e rregulluara, me hapsirë të bollshme,me pastërti kulmore e me ushqime të bollshme. Kësaj shtëpie nuk ia kalonte asnjë tjeter andaj u shpërblye me një KUP speciale.

Shoqata “KRAHBARDHI FZ” mban mardhënje edhe me shoqata të ndryshme simotra në Gjermani. Për aktivitete të mrekullueshme, kjo Shoqatë shpërblen dy Shoqata simotra me nga një KUP.

1.-Shoqaten “Dyneku i bardhë” ku KUPA iu dorzue Imri Podvoricës-Kryetar, dhe

2.-Shoqaten “Ali Parka”, ku KUPA iu dorzue Ali Sinanit.

Dhe në fund të programit, rapsodi Agim Gashi argëtoi me disa këngë të pranishmit. Kënga e pëllumbave natyrisht se u prit më së miri dhe me ovacione pas çdo strofe.

Darka me mish qengji në helli, mish pule,sallata e speca djegs, pije të bollshme e me biseda vllëzërore ishte më meritorja për këta njerz të cilët me djersen e tyre fitojnë kafshaten e bukës e duke i dhënë shembull shtetit mikpritës se edhe ne shqiptarët jemi evropian të mrekullueshëm.


Kupat

Të pranishmit

Agim Gashi duke mbajt fjalen e rastit dhe duke shpërnda shpërblimet

Nderim Mehmeti-Kupë-vendi i parë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora