E diele, 02.10.2022, 07:23 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ramiz Lushaj: Eurosig dhurata për fëmijët

E shtune, 04.01.2014, 12:04 PM


“EUROSIG” ME PRESIDENT KADRI MORINËN

DHURATA PËR FËMIJËT E POLICËVE TË RËNË

NË KRYE TË DETYRËS

Nga Ramiz LUSHAJ

Në këtë fundviti 2013, në bregdetin e Durrësit, në mjedise të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme (Kavalishencës), u organizua një mbrëmje festive me fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës.

Kompania e Sigurimeve “EUROSIG”, me president biznesmenin e suksesshëm e bamirësin e njohur, Kadri Morina, gjatë kësaj veprimtarie të veçantë, shpërndau pako me dhurata e në vlerë monetare për këta fëmijë, duke i bërë të ndjehen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në festën e Vitit të Ri 2014.

Kjo sipërmarrje bamirëse e zotit Kadri Morina, president i EUROSIG, “Qytetar Nderi” i Durrësit, Ambasador i Paqes, i vlerësuar me titullin “Fisnikëria e Tiranës”, etj. u përshendet dhe u falenderua nga autoritete zyrtare dhe pjesëtarë të familjeve të fëmijëve, u cilësua si një shembull që meriton mirënjohje dhe duhet ndjekur edhe nga të tjerët.

Disa ditë më parë, Këshilli i Biznesit të Kukësit, nën kujdesin e biznesmenit Kadri Morina, në sofrën e tij “Piazza”, organizoi për të dytin vit rradhazi veprimtari me nivel të lartë në prag të festave të fundvitit, ku u nda edhe Çmimi “Pjetër Bogdani” për 10 biznese e personalitete të Qarkut të Kukësit: Klubi i Futbollit “Kukësi”, Ujë “Lajthiza”, Ram Geci, Basri Ruka, Afërdita Onuzi, Jemin Gjana, Namik Dokle, Rrahman Përllaku, Zef Çupi, Shefqet Kastrati.

Ndarja e dhuratave për fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës është një nga veprat bamirëse kontributive të presidentit të EUROSIG, zotit Kadri Morina, i cili ka kryer akte e veprimtari të tilla edhe në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, për transplantin e mëlçisë të një fëmije në Spitalin Amerikan të Tiranës, në ndërtimin apo restaurimin e 11  kulteve fetare në Peshkopi, Xhaminë e Et’hem Beut në qytetin e Tiranës, në Marikaj të Durrësit, në Zall-Bastar të Tiranës, për festivalin e Filmit në Durrës, për botime të dhjetra librave historik e letrar, disa ekspozita pikture, gjithato veprimtari kulturore (ndër)kombëtare, etj.

Presidenti i EUROSIG, zoti Kadri Morina, ka ndihmuar prej vitesh me donacione e veprimtari për Çështjen Kombëtare Shqiptare, si në Kosovë, etj., jep kontribute të herëpashershme në disa fondacione të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, ka sponsorizuar veprimtari brenda e jashtë Shqipërisë Londineze, iu ka gjend shumë njerëzve në nevojë në qarkun e Kukësit, të Tiranës, Durrësit, Vlorës, etj.

Kjo veprimtari bamirëse e kulturore në Durrës me fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës është përmbyllja më e bukur e mjaft domethënëse e fisnikërisë të biznesmenit të suksesshëm e misionarit bamirës Kadri Morina në këtë fundviti 2013.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora