E shtune, 20.04.2024, 12:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Tjetër çmim për Kadarenë në Itali

E enjte, 29.05.2008, 11:37 AM


Kadare
Nga a.m

“Vajza e Agamemnonit” i dhuron tjetër çmim letrar shkrimtarit Ismail Kadare. Këtë herë në Peskara ku çdo verë zhvillohet një manifestim i madh kulturor. Alberto Arbasino, Ismail Kadare e Alice Munro janë fituesit e edicionit të 35-të të çmimit ndërkombëtar “Flaiano” për narracionin. Alberto Arbasioni është fitues me romanin “Inxhinieri në blu”, Kadare me “Vajzën e Agamemnonit”, ndërsa kanadezi Munro me “Pamja nga Castle Rock”, që është edhe lamtumira e tij për letërsinë. Sipas gazetës abruceze on-line “Prima da noi”, këto tri vepra konkurrojnë sërish në një fazë tjetër për çmimin “Superflaiano” që shpallet mbrëmjen e 6 korrikut. Një çmim iu dha edhe Paolo Villaggio-s, i njohur prej publikut shqiptar për rolin e tij mitik të llogaritar Fantozzit, në kategorinë e satirës me veprën “Historia e lirisë së mendimit”.

Për italianistikën, fituesit janë rusi Michail Andreev me “Historia e letërsisë italiane: Rilindja”, Laura Benedetti me një studim mbi letërsinë italiane në shek. XX, ndërsa gjermanët Thomas Stader e Angela Barëig me një studim mbi intelektualët italianë në gjysmën e ‘900-ës. Çmimet Ndërkombëtare Flaiano, janë një seri konkursesh, aktivitetesh kinematografike, teatrore, letrare, që zhvillohen çdo vit në Peskara. Çmimi lindi për të nderuar Ennio Flaianon, shkrimtar, skenarist dhe gazetar italian i ndarë nga jeta më 1972. Ndarja e këtyre çmimeve nisi prej vitit 1974. Ka 35 vjet që Peskara mbledh çdo verë emrat më në zë të letërsisë dhe kinematografisë. Duke qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe mondane të qytetit, çmimet ndahen në teatrin “D’Annunzio”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora