E enjte, 25.04.2024, 08:46 PM (GMT+1)

Mendime

Nazif Ramabaja: Qosja, e doje Rugovën të vdekur!

E shtune, 28.12.2013, 08:22 PM


Qosja, ti puthador i Janullatosit, e doje Rugovën vetëm të vdekur!

Rugova figuronte në listën e likuidimeve në numrin rendor një “Shalli”

Nga Major Nazif Ramabaja

Niveli i komunikimit dhe akuzave ndaj Ibrahim Rugovës dhe marrjes me njeriun, i cili fizikisht nuk është në mesin tonë tregon edhe njëherë paaftësinë e Rexhep Qosjes për ballafaqim idesh dhe mendimesh derisa ishte në jetë Rugova. Mbjellja e farës së urrejtjes ndaj tij nuk është e kohës së sotme ajo daton shumë më herët, që në vitet e ’70-ta dhe të ’80-ta kur ju pamundësua mbrojtja e temës së doktoraturës Dr. Ibrahim Rugovës nga ana e Qosjes dhe kjo inatosje dhe mllef kaloi në urrejtje dhe vazhdoi deri në vitin 1984, por prapë se prapë s´mundi t’ia ndaloj Rugovës mbrojtjen e doktoraturës edhe pse u formuan lloj lloj komisionesh me anëtar të komisioneve të larmishëm të përzgjedhur nga ky i fundit. Kjo urrejtje është më se e qartë dhe ata të cilët kanë dijeni për këtë periudhë duhet të prononcohen e jo të heshtin sepse është detyrë e akademikëve ta thonë të vërtetën dhe me teza ta mbrojnë dhe ti dalin zot asaj të vërtete të hidhur.

Do i lëmë këto vite pas duke shpresuar se do të dëgjohet zëri i arsyes dhe thirrjet, të cilat bëhen nga adhuruesit rugovian për një reagim përmbajtjesor dhe cilësor në lidhje me temën e hapur nga “Babai i kombit” siç e quan veten Rexhep Qosja duke ia dhënë këtë epitet dhe atribut të pa qenë vetvetes, duke mos pritur fare që dikush ta vlerësoj dhe analizoj në hollësi figurën e tij.

Pasi që urrejtja ndaj Rugovës daton qysh prej kohësh të shohim se me cilat veprime merrej Qosja në mënyrë që ta realizonte qëllimin e tij, ta largonte nga skena politike Shpëtimtarin e popullit dhe themeluesin e subjektit të parë politik demokratik në trojet shqiptare dhe Evropën Jug-Lindore LDK-së, pas shembjes së murit të Berlinit duke mos e pasur guximin dhe kurajon për marrjen e përgjegjësive dhe vendosjen në ballë të këtij subjekti apo më mirë të them lëvizjeje gjithëpopullore duke ndejtur anash dhe kundërshtuar çdo përpjekje dhe hap të bërë nga Ibrahim Rugova.

Themelimi i grupit koordinues të partive politike në trevat shqiptare dhe marrja e përgjegjësive nga Ibrahim Rugova në krye të këtij grupi ishte edhe një goditje e rëndë për “Babain e Kombit” i cili prapë qëndroi anash duke vëzhguar dhe ulëritur, por jo edhe të bëhet pjesë e tij dhe bashkërisht të koordinohen punët në programin e këtij grupimi, projekti i të cilit më vonë tregoi se ishte kërkesa reale e vetme e mundshme në rrethana dhe kushte gjeopolitike dhe strategjike të rajonit dhe më gjerë.

Me fillimin e pluralizmit politik u bën tentime që të jenë konkurrent duke formuar subjekte politike siç ishin Partia Parlamentare dhe LBD-ja më vonë, por nuk munden ti bënin ballë projektit nacional Rugovian, i cili projekt u përqafoi dhe u mishërua nga i tërë Populli si në Kosovë ashtu edhe në të gjitha trojet shqiptare të ish sistemit monist. Edhe kjo përpjekje për t´ju bërë konkurrent Ibrahim Rugovës dështoi, dhe populli i ndëshkoi duke ua treguar vendin e tyre sepse s´munden ta mbushin një autobus me përkrahës dhe simpatizant të tyre.

Fillimi i luftës së fundit e gjeti skenën politike si dhe ushtarake të ndarë. U bën shumë përpjekje për unifikimin e faktorit ushtarak siç është marrëveshja e Osllos më 22-23 maj të vitit 1998 në mes të Ministrit të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit, ky ishte në cilësinë e përfaqësuesit politik të UÇK-së, por që kjo marrëveshje asnjëherë nuk u jetësua dhe u tradhtua nga ana e Adem Demaçit dhe satelitëve të tij siç ishin disa anëtarë të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Mendohej se me unifikimin e faktorit ushtarak më lehtë do të bëhej bashkimi dhe unifikimi i faktorit politik, i cili në atë kohë ishte i ndarë dhe lypej nevoja për një bashkim të tillë për t´ju kundërvu makinerisë vrastare policoro-ushtarake dhe paramilitaro- mercenare serbe në krye me aparatin shtetëror të kasapit ballkanik Hitlerit të dytë Slobodan Milosheviqit, i cili kishte për qëllim dhe plan të fshihej pluhuri i elaboratit të Ilija Garashaninit të v.1844 për shfarosjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre nga trojet stërgjyshore nëpërmjet zbatimit të planit dhe strategjisë së tokës së djegur dhe dëbimin e popullatës autoktone Kosovare-Dardane përtej Bjeshkëve të Nemuna, të cilin plan e kishin riaktualizuar edhe çetnikët e Vojisllav Sheshelit në programin e tyre të vitit 1995.

Edhe këtyre sfidave dhe rënies thikë pas shpine Rugovës, me sukses i përballoi dhe vazhdoi rrugëtimin e tij në zbatimin e projektit nacional, i cili gjeti mbështetje në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe popullatës së okupuar dhe robëruar.

Takimi i Rexhep Qosjes me Janullatosin dhe puthja e dorës nga ana e Qosjes ishte rezultat i takimit dhe bisedimeve të Fatos Nanos me Slobodan Milosheviqin në Kretë, i cili rezultoi me vrasjen e ministrit të mbrojtjes kol. Ahmet Krasniqit në mes të Tiranës nga bandat Nano-Klosi dhe argatëve e klyshëve të tyre, të cilët e përkrahën dhe ndihmuan këtë akt të shëmtuar dhe barbar lëvizjet marksiste leniniste dhe enveriste në Kosovë.

Me këtë akt të shëmtuar dora e zezë ia lëndoi njërin krah Rugovës krahun ushtarak, i cili veproi dhe luftoi në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës të dala nga Kushtetuta dhe ligji për mbrojtje, por akti i tillë se gjunjëzoi fare Rugovën, i cili besonte në projektin e tij nacional LIRI, PAVARËSI dhe DEMOKRACI.

Si hakmarrje Qosja priti momentin e volitshëm dhe në bisedimet e Rambujesë propozon kryesuesin e delegacionit për negociata të jetë nga UÇK-ja dhe për këtë qet në rend të parë Hashim Thaçin, një kryesues i drejtorisë politike të UÇK-së dhe gueril, i cili deri në atë kohë ishte emër i panjohur për publikun e gjerë.

Si njeri i madh që ishte Rugova përtypi edhe këtë sfidë dhe siç thoshte në takimet, të cilat i pata me të: “Nganjëherë njeriu duhet të përpijë gur të nxehtë”, pra ky ishte një montim i bërë nga ana e Qosjes për hir të gjendjes aktuale në të cilën gjendej populli dhe rrezikut të një masakre të pa parë lëshoi pe, dhe dha pëlqimin duke vazhduar me negociata dhe bisedime, por duke pas për bazë gjithmonë projektin nacional të tij.

Sa i përket arrestit shtëpiak dhe dërgimit të Rugovës në Beograd e pastaj në Itali për të cilin takim i referohet Qosja, dihet botërisht se Rugova ishte rob lufte dhe qëndronte në arrest shtëpiak dhe se dhunshëm u dërgua në Beograd për ti përmbushur apetitet tuaja, por në asnjë dokument dhe asnjë zyrtar s’ka dhënë të kuptoj se ai sipas jush “ka kërkuar ndalimin e bombardimeve”, kjo është propagandë dhe shpifje e cila u lansua nga kuzhinat e ideologëve enverist siç je edhe ti.

Shkuarja në Itali e Rugovës s´është bërë me aeroplan të qeverisë serbe, por të asaj italiane, ndërsa sa i përket faktit se pse nuk ateroi në Shqipëri, por shkoi në Itali, kjo ndodhi pasi Rugova nuk deshi që t´ua plotësoj dëshirën juve dhe bashkëveprimtarëve të juaj për ta parë të vdekur, sepse figuronte në listën e likuidimeve në numrin rendor një “Shalli”. Por, Rugova dëshiroi të vazhdonte projektin e tij, të bërjes së Kosovës së pavarur dhe demokratike, ju besoi miqve të vet, të cilët e ndihmuan dhe e përkrahën në këtë projekt madhor e jo ty dhe klikës suaj.

Tregoni se si u largove ti nga Kosova, si ishe i veshur dhe kënd e pritën me lule në Stankovec? Pse s´qëndrove në Kosovë, por ike? Këtë na tregoni sepse ka dëshmi dhe dëshmitar, të cilët e dinë mënyrën e ikjes sate, këtë do e lë për një herë tjetër për ta shpjeguar dhe argumentuar.

Mbarimi i luftës dhe nënshkrimi i kapitullimit të Milosheviqit në Kumanovë më 10 qershor 1999 për tërheqjen e administratës serbe nga Kosova dhe pasojat, që i shkaktoi aparati shtetëror serb nënkuptoi vënien e Kosovës nën protektorat ndërkombëtar ashtu siç kishte kërkuar Rugova dhjet vite rresht dhe kurrë pa u ndal dhe i qëndronte besnik kësaj kërkese sepse e dinte se një gjë e tillë ishte më se e nevojshme për rifillimin dhe organizimin e shoqërisë së Kosovës në periudhën e pas luftës, në mënyrë që të vazhdojnë me kërkesat legjitime për një Kosovë të pavarur dhe demokratike, e hapur dhe në fqinjësi të mirë me shtetet e Bashkimit Europian dhe miqësi të përhershme me SHBA-të.

Edhe në këtë periudhë shumë delikate dhe vendimtare për Kosovën dhe Popullin e saj, Rugova në asnjë çast dhe në asnjë moment se humbi përkrahjen dhe simpatinë, por përkundrazi i fitoi të gjitha zgjedhjet lokale dhe nacionale dhe s’mundi kush ti bëj konkurrencë edhe pse u bën shumë vrasje politike paslufte, madje u vranë anëtar dhe bashkëpunëtor të ngushtë të Rugovës dhe të udhëheqjes së LDK-së, e të cilat vrasje duhet medoemos të zbardhen dhe aktorët e krimit dhe urdhërdhënësve t´ju jepet dënimi i merituar, por edhe kjo se gjunjëzoi të madhin Rugova sepse para vetes dhe popullit kishte Kosovën e pavarur dhe demokratike për të cilën punoi dhe veproi tërë jetën deri në momentin kur shkoi në amshim për të jetuar dhe kujtuar gjithmonë në shpirtin dhe zemrat tona si një njeri i madh, i cili e shpëtoi popullin nga më e keqja që i kanosej nga kasapi i Ballkanit Milosheviqi, dhe që me projektin e tij nacional ishte dhe mbetet ideatori dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, i cili ia vuri themelin shtëpisë sonë të quajtur Kosovë, por se arriti ta përjetoj qitjen e kulmit dhe përfundimin e kësaj vepre madhore për shkaqe të njohura. Njeriu i cili jetoi pak, por ndryshoi një shekull, ky ishte Dr. Ibrahim Rugova.



(Vota: 33 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora