| E premte, 27.12.2013, 08:32 PM |
NJOFTIM
Me rastin e manifestimit mbarëkombëtar "Flaka e Janarit" 2014, bordi i “Flakës…” , shtylla e artit pamor shpall konkurs "Peneli i Flakes" 2014.
Njoftohen të gjithë artistet se, punimet pamore për të qenë pjesë e këtij manifestimi mbi 20 vjecar, dorëzohen në Drejtorinë për Kulturë Rini e Sport (Galeria e Arteve) kati i dytë, nga ora 08:00-16:00, deri me 05.janar 2014.
Punimet duhet të jenë teknikisht të përgatitura dhe me legjendë të plotë autoriale, me dimensione jo më të mëdha se 120 cm. vertikalisht, njoftohet nga Shtylla e artit pamor të këtij manifestimi tradicional mbarëkombtar.