E enjte, 28.03.2024, 08:44 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Alma Lama sërish në mbrojtje të Policisë

E enjte, 26.12.2013, 07:21 PM


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është vënë nën mbrojtje të afërt të policisë së Kosovës për të dytën herë brenda pak kohe.

Kjo për shak të kërcënimeve të vazhdueshme që deputetja ka marrë në rrjetin social Facebook ku disa persona kanë bërë thirrje publike edhe për vrasjen e saj. Thirrje të njejta janë bërë edhe nëpër disa portale.

Gjatë ditës së sotme, deputetja është parë në Kuvendin e Kosovës e shoqëruar nga policë civilë.

Lajmi është konfirmuar nga deputetja, Alma Lama.

Ndërkaq Policia e Kosovës thotë se i trajton seriozisht të gjitha kërcënimet që bëhen edhe përmes rrjeteve sociale.

“Çdo rast i kërcënimit në të gjitha format, qoftë kërcënim direkt verbal, qoftë kërcënim përmes formave tjera përmes telefonit, emailit apo rrjeteve sociale, që denoncohet në polici atë policia e trajton siç e parasheh ligji në konsultim me prokurorin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Lama tha për ‘Zërin” se sa herë bën ndonjë deklaratë apo mban qëndrime për cështje të rëndësishme, sic ishte edhe ai mbeshtetjes së grave të dhunura gjatë luftës, persona të panjohur aktivizohen dhe bëjnë fushatë shpifjes e denigrimi, e po kështu i dërgojnë kërcënime.

Lama nuk e përjashtoi mundësinë që prapa këtyre qëndrojnë rivalë politikë të subjekteve të tjera, pasi shpesh komentuesit bëjnë thirrje që ajo të mos votohet.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës Lama solli zerin e regjistruar të një gruaje të dhunuar nga forcat serbe, e cila u bëri apel deputetëve që ta votojnë projekligjin për gratë e dhunuara gjatë luftës.

____________________

Lama kërkon miratimin e projektligjit për gratë e dhunuara

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alma Lama në seancën e sotëm në Kuvendin e Kosovë, ka kërkuar që të miratohet projektligji për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Deputetja Lama, ka lëshuar një incizim ku dëgjohet zëri i një gruaje të dhunuar gjatë luftës, e cila apelonte të gjithë deputetët e Kosovës që ta miratojnë ligjin për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.





(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora