| E merkure, 25.12.2013, 04:41 PM |
DHURATAT
Nga Zeqir Lushaj
Ka qenë edhe në traditë,
Zakoni i bërjes dhuratë,
Në kohët tona moderne,
Në rastet e gëzimeve,
Nga më të ndryshmet,
Si zogjtë shtegtarë,
Dhuratat fluturojnë…,
Ndenjën krahpërkrah,
Shikimin syndërsy,
As shtrëngimin e duarve,
Dot se zëvendësojnë!
Është një mënyrë e mirë,
Të kujtojmë njëri-tjetrin,
Në vend që të na gëzojnë,
Ma shumë po na prekin!
./.
-Nga libri “Vdekja e varreve”, fq 132-
(Per ZSh-në, nga NJ, USA, Dita e Krishtlindjeve, 25 Dhjetor 2013)