E marte, 23.04.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Editorial

Besnik Prishtina: Kur ligjet i bjen pakica e pakicës

E shtune, 31.05.2008, 11:25 PM


NË PARLAMENTIN QË KA 120 DEPUTET, ME 46 VOTA U FUQIZUA LIGJI PA FESTATË KOMBËTARE!

KUR LIGJET
I BJEN PAKICA E PAKICËS

Nga Besnik Prishtina

Parlamenti dhe institucionet e Kosovës që dolën nga zgjedhjet e pakicës, si duket e kanë bërë parim që me pakicë të pakicës të miraton ligje dhe të ushtron pushtetin e vet të përkohshëm, që ata mendojnë së do të e vazhdojnë me mandatë të përjetshëm! Me 15 Qershor 2008 hynë në fuqi Kushtetuta e Ahtisarit dhe po atë ditë do të fillon fundi i saj! Fundi i saj në të vërtet ka zënë fill me krimet e 10 Shkurt 2007!

PARLAMENTI E QEVERIA E PËRKOHËSHME DUAN TË IMPONOJN ME DHUNË LIGJET TË PËRHERSHME

Këto ditë u diskutua shumë mbi Ligjin për festa shtetërore. Në shumicën e tyre dërmuese dominonin opinionet me të cilat u dënua heqja e festave kombëtare. Ky ligj vjen si një hap i ardhshëm pas publikimit të flamurit të Ahtisarit, në drejtim të realizimit të planit për demolimin kombëtar të Kosovës. Në këtë seancë e dytë ndodhi edhe një tentativë e ulët për mashtrimin e opinionit gjoja se festat kombëtare janë aprovuar, por me emra të ndryshuar edhe pse ato cilësohen si festa jo shtetërore, pasi që ato as nuk mund ti ndalon askush të festohen edhe pa pëlqimin e shtetit!

Rezistencë fuqishme u ndi kësaj radhe edhe në Parlamentin e Kosovës sepse abstenuan dhe votuan kundër këti ligji 41 deputet që ishin të pranishëm, ndërsa në favor të ti votuan 46 deputet. Kjo do të thotë se ata nuk ishin 51% por ishte pak me shumë se 1/3 e deputetëve, sepse ishin vetëm 46 vota.
Për miratimin e një ligji është e domosdoshme se paku 51% të votave. Ose votat e domosdoshme të 61 deputetëve nga 120 deputet, sa ka gjithsej ky parlament, pavarësisht se a janë të gjithë të pranishëm apo jo. Kjo do të thotë se edhe kur janë vetëm 62 deputet të pranishëm mundet të merret vendim valid për cilëndo çështje vetëm nëse 61 deputet ia japin votën e vet.

Marrja e vendimeve me shumicën e thjesht të deputeteve të pranishëm është e pa pranueshme dhe jo legjitime edhe në ato raste kur plotësohet kuorumi i domosdoshëm. Pra, edhe nëse plotësohet kuorumi ( 2/3 e deputeteve) është e domosdoshme vota e më së paku e 61 deputetëve për marrjen e një vendimi. Nuk ka mundësi që edhe kur janë 3 deputet dhe dy votojnë për një vendim ai të merr legjitimitet. Pra, jo vetëm me shumicën e thjesht si ka ndodh tani, me 46 vota të miratohet një ligj me kaq me rëndësi për jetën e vendit ton!

Edhe njëherë! Një vendim i plotfuqishëm është marr në rrugë legjitime vetëm kur për atë vendim voton shumica e deputeteve të parlamenti nga numri i përgjithshëm e jo si ndodhi me këtë rast me shumicën minimale të deputeteve të pranishëm!

HIPOKRIZIA E DEPUTETVE DEMAGOG

Deputet nuk kanë të drejt as morale dhe as procedurale të abstenojnë në votime si bëjnë studentët në provime. Do të votojnë për ose kundër marrjes një vendimi, sepse ata aty nuk janë të pranishëm në cilësi private e të bëjnë çfarë të donë sepse ata kanë obligime para qytetarëve që të jen të çart në marrjen e vendimeve për interesat e tyre! Deputeti ose duhet të e kryej punën e vet ose te jap dorëheqje nga ajo detyrë.
Abstenimi është sabotim e detyrës së deputetit! Këto janë rregullat e parimet e parlamentarizmit demokratik, ndërsa kjo çka po ndodh në Parlamentin e Kosovës nuk ka lidhje me demokraci! As një deputet nuk lirohet nga përgjegjësia për një vendim të gabuar të këti parlamenti nëse nga ai vendim deputeti nuk është distancuar me kohë dhe me shkrim me emër e mbiemër të vetin para opinionit. Hipokrizia e disa deputeteve që votuan planin e Ahtisarit në parlament e në mjetet e informimit tani e kritikojnë këtë plan, ata nuk i liron nga përgjegjësia! Deputet janë po ashtu njerëz dhe mund të gabojnë, pot ata duhet i korrigjojnë ato gabime para se të vinë pasojat e tyre në mënyrë publike. Kur pasojat shkaktohen ma nuk ka kërkim falje por ka dhënie përgjegjësie!

Gabimi kurrizor i këtyre deputeteve të këti parlamenti ka ndodhur me 5 Prill 2007 kur është miratuar elaborati euro-rus e sllavo-grek antishqiptar i quajtur “Pakoja
e Ahtisarit”. Ky gabim mundet me u korrigjua vetëm nëse ky parlament e qfuqizon deklaratën e tradhtisë të 5 Prillit 2007 dhe Kushtetutën antishqiptare të 9 Prillit 2008 si burime kryesore e të gjitha pasojave që rrjedhin nga to e me të cilat po ngritët sundim i ligjeve tiranizuese ndaj popullit shqiptar në këtë hapësirë të copëtuar të ti!

PLANI I AHTISARIT KA PËRMBAJTJE GJENOCIDI

Tani rreth këti ligji të Ahtisarit në epiqendër ishte dita e flamurit. Kjo sërish po zbulon se po hapet rruga për ndalimin përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar, si edhe përpjekja për shkëputjen emocionale nga trungu kombëtar dhe historia e jonë kombëtare, mu si në kohën e krajlive serbe e rankoviqiane, titist e millosheviqist. Edhe ky ligj po dëshmon hapur se plani i Ahtisarit ka përmbajtje gjenocidi sepse synon zhdukjen sistematike të qenies ton si komb! Në emër të krijimit të një shteti artificial nën sundimin e huaj, po zbatohet shkatërrimi i identitetit kombëtar dhe pavarësia e ti!

NDËKOMBËTARËT E HUAJ DHE ANTIKOMBËTARËT VENDOR

Përveç kësaj ky ligj zbulon edhe shumë tendenca tjera përveç se është një dëshmi e një arrogance kriminale e këti llojit të ndërkombëtarëve evropian dhe antikombëtarëve vendor. Nëse Republika e Kosovës qenka e pavarur, shtrohet pyetja ku marrin të drejtat këta kodoshë që të caktojnë me dhunën e një ligji, një populli të tërë, se si do të duket flamuri, stema, himni dhe festat e ti pa pyet popullin fare? Ku e marrin këta horra të drejtën, që popullit ton të ia mohojnë tëra vlerat e identiteti të vet kombëtar dhe të ia ndalojn festat kombëtare dhe të ia imponojnë të gjitha festat e ish perandorive okupatore si dhe do data të reja të tyre, që edhe nëse kanë lidhej me këtë popull atëherë ajo lidhje është gjithmonë me krimet që janë bëre ndaj ti! Kombi dhe Atdheu i ynë nuk është tokë ME RE që të cakton kush të dojë se çfarë flamuri ka me pas e çfarë festash ka me festua.

Atë flamurin e Ahtisarit me hartën e ish krahinës së Kosovës, me ngjyrë të bananeve, të e qojnë në republikën e majmunëve të Mozambikut e jo në Republikën e Kosovës!

FLAMURI KOMBËTAR DHE FLAMURI ANTIKOMBËTAR

Kosova ka një flamur të vetin kombëtar që nga lashtësia dhe tani një flamur të ri të huaj anti-kombëtar. Ky është vetëm fillimi i kësaj rruge që e hartoi qatipi i BE Ahtisari dhe që po e zbaton KALI I TROJËS i cili po kërcënohet se posa të hyn Kushtetuta e Ahtisarit në “fuqi” me 15 Qershor 2008 në Kosovë do të fillon të zbatohet tirania e një diktature e “shqiptarëve”- mercenar kundër shqiptarëve patriot, si në kohën e Titos! Tani spiunët shqiptar (të “inteligjencës) do ti spiunojnë vëllezërit e vet në Bruksel, njësoj si dikur që bënin kolegët e tyre për UDB e Beogradit!

Aleatët e sllavo-grekëve në BE dhe Ahtisari me planin e vet po dëshirojnë të e shndërron Kosovën në varr të kombit shqiptar, i cili do të hapet nga “vet shqiptarët dhe ata aty do të shtrihen me vullnetin e tyre”! E fjala e urtë e popullit thotë: “... kush tjetrit ia hap varrin, ka me ra vet në te...”!

Me 15 Qershor 2008 është paraparë që edhe UNMIK të e ndryshoi maskën dhe emrin në EULEX dhe që me ligjet diskriminuese të tyre të sundoj mbi shqiptarët - përmes të “shqiptarëve” institucionalist!

Por, para 15 Qershorit 2008, që mendohet si ditë varrimi për identitetin shqiptar të Kosovës, është dita e Lidhjes së Prizrenit e 10 Qershorit 1878 që i ka mbijetuar me radhë fundosjet e Perandorive Turke, Austrohungareze, Carizmin Rus, Fashizmin e Duqes e Hitlerit, diktaturën e Titizmin jugosllav e të Bashkimin Sovjetik dhe ka me e mbijetua edhe Perandorinë e Bashkimin Evropian e të veglave të ti! Prandaj, kot po na impononi ligje të dhunshme dhe kot po na kërcënoheni sepse urtësia thotë se një popull i robëruar në luftën e vetë për liri nuk ka se çfarë të humb pos prangave të sundimit të huaj! Në portat e Kosovës por troket një robëri e re shekullore moderne dhe një luftë kundër kësaj tiranie të re, e cila nuk do të del jashtë qendrave urbane dhe e cila nuk ka me qenë vëllavrasëse si e ka planifikua Ahtisari!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora