E enjte, 18.04.2024, 08:35 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Sali Onuzi: Ngritja e flamurit në Bicaj

E hene, 23.12.2013, 11:01 PM


NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR DHE E QEVERISJES VENDORE  NË BICAJ TË LUMËS NË DHJETOR 1913.*

Nga Sali Onuzi

Ky sesion   në kujtim  e nderim  të të rënëve nga masakrat sërbe një shekull më parë  është edhe një thirrje për kujtesë, është gjithashtu edhe një presion pozitiv ndaj historiografisë zyrtare,akademike të sotme,e cila fjalën “ masakër  “e ka zevendesuar me “raprezalje”..Masakër sipas fjalorit te shqipes do te thote “ vrasje e therje e njerezve të pambrojtur ne masë e në mënyre mizore”.Pra ka tre elemntë: vrasje në masë,vrasje e njerëzve të pambrojtur, dhe se treti në mënyrë mizore”.( Fjalori I GJSSH,f.f670)

Kurse ” raprezalje”,  italisht , në shqip do te thote  “ hakmarrje e egër”.( shih  Falorin Italisht –shqip te F.Leka e Z. Simoni ) Shiheni se sa e ka ulur vlerësimin historiografia e sotme.Ky eshte nje fakt i hidhur.Nuk ka ne tekstin kater vellimesh  te Akademise së Shkencave te RSH, botim i vitit 2002)asnje fjalë tjetër për këto vrasje mizore të njerëzve të pambrojtur fëmije,gra e pleq, e burra ,1800 vetave.Sic nuk ka as ne Fjalorin Enciklpedik shqiptar ( botim 2008)asnje zë dhe fjalë për masakrat e serbëve ne Lumë më 1913.Se sa rëndësi ka identifikimi i krimit  më lejoni t’iu rikujtoj se me 15 janar 1999 kur pa kufomat e masakrës sërbe ( 45 vetave) në Recak  të Kosovës,William Wollker, pa një pa dy, tha ” ky është krim sërb”.Bota atëherë u trondit. Historia e ka shkruar tashmë se c’ndodhi.

Treqind indianë u vranë në masakrën e Amristarit nga trupat britanike më  1919 po ajo përmendet kudo jo vetëm në botime akademike por edhe në tekstet  shkollore , madje edhe ne tekstet tona shqiptare.Po 1800 shqiptarët e Lumës !!! Këtu ka ndodhur genocidi i parë ne Europë ka shkruar publicisti hebrej austriak Leo Freundlich.

Kesaj popullsie të martirizuar ne duhet t’i japim një status, statusin e vendit te martirizuar. Ne Botë ka një organizatë nderkombetare  qe  jep statusin e vendit, te qytetit,  te fshatit, te lagjes, apo te krahines se martirizuar.Në Shqipëri e kanë fituar me të drejte  këtë status Peza, Kuci i Vlorës dhe Borova.Ne( shoqeri civile dhe institucione shteterore) duhet të paraqesim dokumentet përkatëse aty ku duhet që ky status të argumentohet e miratohet dhe që pushteti qëndror dhe ai lokal ta kenë në konsideratë kurdoherë, jo vetëm për t’i stimuluar moralisht, por edhe me investime etj.

Pushtimi  sërb me 1912-1913 e bëri të pamundur shtrirjen e pushtetit të Qeverisë kombëtare të Vlorës në Lumë si dhe në gjithë Shqipërinë Veriore e Verilindore në të njëjtën kohë me krahinat e tjera.Por ai, megjithë tmerret e tij, nuk arriti ta ndalojë procesin historik, Luma iu bashkua shtetit te ri shqiptar te pavarur , ia doli te ngrejë flamurin kombetar dhe te promovoje qeverisjen vendore.Luma ,sic u tha këtu e kishte ngritur edhe me pare flamurin kombetar ne lufterat e saj per lirii, po kesaj here ajo po e ngrinte kete flamur edhe si simbol shteteror,te njohjes se shtetit shqiptar, te bashkimit me të.Ky proces, ngritja e flamurit dhe promovimi i qeverisjes vendore  aso kohe jane zhvilluar bashke pikerisht per arsyen që thame.

Në fakt  studiuesit  nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur këtij realiteti, përpjekjeve dhe interesimit të Lumës për vendosjen e qeverisjes vendore pas tërheqjes së ushtrisë sërbe.Kjo është

padyshim një ndikim nga historiografia e mëparshme, që stimulonte dhe vlerësonte vetëm historinë ushtarake, të luftrave dhe të kryengritjeve,duke lene si në hije procesin e shtetformimit.Po edhe në kujtesën popullore këto përpjekje për pushtetin vendor  duket se kanë lënë pak gjurmë.

Së pari ,kohën e kanë dominuar dy ngjarjet e mëdha të vitit, kryengritja e shtatorit dhe masakrat sërbe. Masakrat  kanë qenë  aq të rënda e kobzeza ,sa sic u tha, shuan mijëra jetë njerëzish dhe krijuan doemos një psikologji të tronditur, tmerri, ku themelore  për ata që mbetën gjallë,ishte të rivendosej mundësia e jetës në fshatra, fise e shtëpi që kishin pasardhës. Kjo fatkeqësi, ende e pacmuar si duhet, ka pasë dimensione të mëdha, jo vec ne familjet dhe fshatrat ku ndodhi, por lidhur ngushtë me ta , për arsye gjaku,miqësie e territoriale, edhe në gjithë krahinën e më gjerë madje.Kjo  tragjedi,  sic po them, e ka  lanë disi në hije ceshtjen e qeverisjes vendore.

Së dyti, historia e raportit të popullsisë më pushtetin vendor.Në Lumë, si dhe në disa pjesë të Shqipërisë, robëria osmane e gjatë, ishte përjetuar me një pushtet osman të dobët, të përkohshëm, të paautoritet. Luma  kishte autonomi,më shumë vetadministrohej mbeshtetur ne Kanunin e saj , te Lumës,dhe sidomos pas Lidhjes Shqiptare te Prizrenit( 1878-1885) me udhëheqjen e saj vendore. Kujtojmë këtu Masbatanë e vitit 1903 që shënonte se vec këtyre 18 burrave nuk njohim pushtet tjeter.Pra kishte një pushtet lokal të dobët ,shpesh inekzistent shtetëror të pushtuesit dhe një pushtet më të fuqishëm kanunor.Në Lumë që më 1909 qe përzënë kajmekani (nënprefekti) nga Bicaj dhe administrata lokale osmane kishte marrë fund.

Se treti, eshte krejt e kuptueshme që pas largimit te forcave sërbe te pushtimit,( 25 tetor, ne mesditë) politikanet atdhetare të kohës,të interesoheshin për qeverisjen më të shpejtë, atë kanunore për tu dhënë përgjigje emergjencave te situatës, të ditës,sidomos pajtimnit të gjaqeve etj.Dhe kjo u bë. Në Radomirë , sic marrim vesh,(Prof. Shefqet Hoxha. Luma ne Lufterat per Liri) është mbledhur një kuvend që ka marrë vendime të kësaj natyre

Por lumnjanët që kishin sfiduar e luftuar pushtetin osman,  kishin kërkuar shtetin e tyre Dëshmi e kësaj janë jo vetëm pjesëmarrja masive në kuvende e luftime, por edhe interesimi i vecantë për vendosjen , shtrirjen e pushtetit të qeverisë kombëtare të Vlorës në krahinë. Dokumentet tregojnë se edhe Qeveria e Vlorës që në maj 1913 kishte menduar për të shtrirë autoritetin e saj edhe në Lumë.Në një telegram të ministrit të punëve të brendëshme të saj, Myfit  Libohovës,shkruhet se me “ Me pjesët e Dibrës së Poshtëme dhe të sipërme, që u cliruan dhe që do të clirohen, së bashku me krahinat e Matit dhe të Lumës, kemi ndërmend të formojmë një prefekturë.”Ministri kerkon mendim se ku duhej te ngrihej qendra e prefecturës. ( Qeveria e perkoheshme e Vlores dhe veprimtaria e saj. F.139,dok nr 200.)

Një moment me rëndesi të vecantë përfaqëson  takimi në Vlorë në gusht 1913 ,i  Ramadan Zaskocit me Kryetarin e Qeverisë Kombëtare Ismail bej Vlorën. Sipas gazetës “ Përlindj’ e Shqipnies”, që dilte në Vlorë,në takim  ishte biseduar “ mbi gjëndjen e malsisies që përfaqsojnë edhe mbi masat që duhen marrë për t’i sunduar ato vise pas mendimit të Qeveries, domethënë pas interesit të Shqipërisë marë” ( Nr 5, datë 27 gusht 1913). Pra clirimi nga pushtimi sërb dhe  organizimi  qeverisjes  vendore të lidhur me Qeverinë kombëtare të Vlorës ,janë pikat mbi të cilat është diskutuar e rënë dakort.Që të dyja këto, sic do ta shohim, do të jenë axhende politike e kohës dhe do të gjejnë zgjidhje brenda vitit 1913: edhe clirimi, edhe qeverisja vendore.

Për Lumën pas 25 tetorit 1913 ( largimit te trupave pushtuese sërbe pas ultimatumit austro-hungarez)  ka filluar një kohë e re,ajo e lirisë.Dhe paria e Lumës, duke shprehur frymen atdhetare e demokratike,kërkon shtetin e saj,  kërkon të qeveriset nga përfaqësues të tij.Është më rëndësi historike fakti i shënuar edhe ky në dokumente : nënkonsulli austro-hungarez ,Kolrues, nga Prizreni i shkruan më datë 24 nëntor 1913 ministrit të jashtëm në Vjenë , Berthold, se një delegacion i parisë së Lumës  ka shkuar në Shkodër për të marrë me vehte guvernatorin e caktuar ( gjoja) prej qeverisë provizore të Vlorës për Lumën.Pra dy- tre ditë rrugë  dhe delegacioni i Lumës duhet të ketë qenë në Shkodër më 27 nëntor, po atë ditë që aty ka mbërritur  edhe Hasan Prishtina. Ne nuk e dijmë nëse ishte e kordinuar kjo arritje e njëkohëshmë në Shkodër, si e delegacionit të Lumës dhe e Hasan Prishtinës.Por  as  nuk kemi të dhëna se ishte  një rastësi.Mendja të shkon se Hasan Pishtina,i cili pavarësisht se nuk ishte  më minister, ka autoritet ( patriotik dhe moral as diskutohej) për të shkuar ai në kufirin serb ( sic ia kishte caktuar vendimi i qeverisë së Vlorës) dhe kuptohet për të rregulluar punët në emër të saj.Shënojmë se  edhe Shkodra me 28 nëntor 1913  ngriti Flamurin Kombëtar shqiptar.

Pas Shkodrës, ku mendojmë se  delegacioni i Lumës ( emrat e te cilëve nuk i njohim ) dhe Hasan Prishtina kanë biseduar e kanë vendosur, nuk kemi më njoftime te konsujve dhe as të shtypit të kohës  për Hasan  Prishtinën dhe për zhvillimet qeverisëse e politike ne Lumë në vitin 1913. Por dijmë detyrën që i pat vënë qeveria e Vlorës për të shkuar në kufi dhe njoftimin e Ministrisë së jashtme të Vjenës se  Hasan Prishtina do të shkonte në Malësi të Gjakovës.Është afër mendsh të pranohet që para  se të shkonte në Malësinë e Gjakovës ,meqë ka një delegacion të Lumës në Shkodër, Hasan Prishtina, nën shoqerimin e tyre të jetë  nisur për në Lumë për të  përuruar ne krye te nënprefekturës mikun dhe bashkeluftarin e tij Sadik Gostivarin. Jemi ne fillim te dhjetorit 1913 dhe terreni ende është pa borë e pa acar.

Megjithatë, vec njoftimit të nënkonsullit austro-hungarez kemi edhe një njoftim gojor , të atdhetarit, Mustaf Mamusha, i cili më 1968 i pat thënë profesor   Qamil   Hoxhës se  Sadik bej Gostivari  ( llogaritar i Hasan Prishtinës) ishte emnue nënprefekt i Lumës në fund të vitit 1913.( “ Q. Hoxha,” Jeta dhe vepra ime” f.394) Më 1913 Mustaf Mamusha ishte djal 23 vjec dhe pjesmarres në lëvizjet luftarake të kohës.Ai është i vetmi veteran  që e ka bërë këtë njoftim.

Detyra që kish marrë për tu gjendur në kufi,konfirmimi i Vjenes se do të shkonte në Malësi të Gjakoves, ideali i tij i palëkundur i clirimit të Kosovës dhe bashkimit kombëtar,delegacioni i Lumës në Shkodër për të marrë ‘ guvernatorin ‘ e caktuar nga Qeveria ( nenkonsulli thote gjoja  mbase ai ka dyshime se këtë qeveritar nuk do të kish caktuar Qeveria e Vlorës po Hasan Prishtina vetë dhe në fakt  ai ishte një bashkëluftëtar i tij ),të gjitha këtyre po tu shtohet karakteristika që i bënte ‘ Përlindj’ e Shqypnies  Hasan Prishtinës se ai i merrte dhe i kryente detyrat kombëtare në mënyre heroike, të bëjnë të mendosh se  Hasan Prishtina s’ka pasë pse të mos e shfrytëzonte këtë rast për Lumën, për të qenë i pranishëm në këtë ngjarje të vecantë historike.Nje Flamur me Hasan Prishtinen Luma e meritonte  dhe i bën nder asaj.

Sidoqofte, kjo që thamë ,pjesmarrja e Hasan Prishtinës , ka nevojë për hulumtime të mëtejshme, ndërsa ngritja e flamurit dhe promovimi i qeverisjes vendore mendojme se duhet të ketë ndodhur  në fillim të dhjetorit 1913 ( datën ende nuk e dijmë).Mendimet e botuara tek revista “ Dy Drinat” ( qershor 2001)per datën 18 tetor   ( shih  njoftimin e nenkonsullit austro-hungarez të  24 nentorit),ashtu dhe per pjesmarrësit  në këtë ngjarje,  nuk qëndrojnë( shih shënimin në fund të kumtesës).

Ngritja e Flamurit kombëtar në Bicaj  ( në shtëpinë e Et’hem Dostanit., na thotë profesor Qamil Hoxha) u shoqërua  me  vendosjen e administratës  lokale të qeverisë  së përkoheshme të Vlorës.Nënprefekt u vendos Sadik Gostivari.Ai do te qëndronte në këtë post të nënprefektit të Lumës  edhe në një edicion të dytë, me qeverinë e Durrësit të princ Vidit më 1914 –tën..Më pas, aktiv perkrah Hasan Prishtinës  , Sadik Gostivari ndikon ne organizimin e Kuvendit ne Bicaj ne  shkurt 1915 për të përgatitur sulmin mbi Zhur.Më 1919 Sadik Gostivari do të jetë një nga antaret aktiv të  Komitetit Mbrojtja Kombetare e Kosovës, të kryesuar nga Hoxhë Kadria dhe ku militonin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani etj.

Ne nuk e dijmë saktësisht ende se c’administratë kishte nenprefekti në Lumë, po Rifat Iljazi  ka treguar se kishte edhe  disa xhandarë, në mes tyre Rexhep Hadrin ( nga Kosova) dhe Nexhip Ahmetin nga Canaj ( Lumë).Populli e brohoriti dhe e quajti  këtë qeverisje vendore” krijim i Albanisë në Bicaj të Lumës”, ose per ndryshe qeveria e Albanisë në Lumë.Krahas vendosjes së rendit, pushteti vendor në Lumë, me inisiativën e Hasan Prishtinës, ngriti në Bicaj  ( tek xhamia e Halile ) me 18 tetor 1914 edhe shkollën  me mësues Ibrahim Gotin.

SALI ONUZI  NENTOR 2013.

* Kumtesë e mbajtur  ne Kukes  më 22 nëntor 2013 ,ne sesionin perkujtimor ne nderim të të rënëve nga masakrat e ushtrisë sërbe me 1913 ne Lumë.

___________

Shenime :

Në  revisten “ Dy Drinat” është botuar edhe nje informacion  sipas të cilit flamuri ne Bicaj është ngritur me 18 tetor 1913 dhe është shpallë edhe qeverisja vendore  me nenprefekt Sadik Gostivarin në prani të parisë së Lumës dhe 14 burrave të Kosovës të prirë nga Hasan Prishtina.(shih emrat e tyre me poshte)

.Por lista e burrave të Kosovës është një më një ( një më pak) po ajo që ka dhënë Mustaf Mamusha për shkurtin e vitit 1915, kur Hasan Prishina erdhi për të organizuar Kuvendin në Bicaj te xhamia e Halile per sulmin mbi Zhur.Dhe është pak e besueshme, që në të dy rastet, të kenë ardhur si shoqërues të Hasan Prishtinës po ajo shporë burrash, në një distancë  kohe 15 mujore tepër të vështirë.Pastaj shoqëruesit e tij janë në fakt kryetar cetash kryengritëse ne Kosovë,si Keri i Sadri Bardhit ( gabimisht shenohet per “ Sadik “, ) Mehmet Konjuhi i Llapit, Rexhep Hadri etj të cilët ne shkurt 1915 ,është më afër mendsh, të ishin në Bicaj e në Lumë prej ku do të niste sulmi kundër ushtrisë sërbe ne kufi e në Zhur drejt Prizrenit, sic ishte bërë plani dhe sic edhe u veprua në fakt.

Emrat e burrave të shquar të Lumës dhe të Kosovës që  sipas Ahmet Nergutit morën pjesë në këtë veprimtari ai shkruan se  i kishte gjetur në një “procesverbal “ në Arkivin privat të profesor Qamil Hoxhës të cilin e ka  ka bërë publik  më 2001 ne Revistën ” Dy Drinat”.Por në veprën e Qamil Hoxhes  ky “ procesverbal “ nuk eshte perfshire, sipas meje me të drejtë,pikerisht pse ai nuk i qendron kritikës , për datën 18 tetor 1913, ( Ushtria sërbe eshte larguar me 25 tetor nga Luma) për pjemarrjen e luftetareve nga Kosova dhe per mungesen e Ramadan Zaskocit

Ja emrat e tyre :

NGA LUMA:

1-Islam Spahia,Kolesjan

2-Mulla Xhema, Canaj

3-Shahin Dema, Canaj

4-Ramadan Cejku, Lusën

5-Dervish Bajraktari, Ujmisht

6-Hoxhë Mehmeti, Shtiqën

7-Nexhip Ahmeti, Canaj

8-Maliq Nërguti. Morin

9-Sul Imeri, Shtiqën

10-Sul Myftari

11-Hasan Osmani

12-Jemin Gjana, Ujmisht

13-Rexh Imeri    Nangë

14-Idriz Arifi, Nangë

15-Fetah Elezi,

16-Ali Bakalli, Nangë

17-Miftar Nika, Surroj

18-Xhafer Bislimi, Kukës

NGA KOSOVA:

1-Hasan Prishtina

2-Sadik Gostivari

3-Mehmet Kojuhi

4-Ajet Dervina

5-Mustaf Mamusha

6-Sheh Hasan Rufai

7-Një burrë prej Tetove

8-Keri i Sadik Bardhit

9-Mehmet Delia

10-Isuf Mehaniqi

11-Rexh Delia i Prizrenit

12-Selim Dervina

13-Hasan bej Kizolli

14-Rexhep Hadri

BURIME:

1-Report of the International Kommission of  Balkan Wars.Washington,D.C.1914

2-Historia e popullit shqiptar.Botim i ASH te RSH.Velli i IV.Tirane 2002.

3-Fjalori Enciklopedik shqiptar. Botim i Akademise se shkencave te RSH. Tirane, 2008

4-Gazeta “ Perlindje e Shqipnies”gusht.,shtator tetor nentor 1913.

5- Leo Freundlich “Albania’s Golgotha”. Viene 1913

6-Edith Durham, Njezet vjet ngaterresa ballkanike.1920

7- Sotir Kolea  ne “ Liri e Shqiperise” ,1914

8- Robert Elsie, Texts and documents of Albanian History in “www albanian History.net

perkthyer nga frengjishtja informacionin e “ Corriere delle Puglie” Bari XXVI.354,date

21 dhjetor 1913.

9-Arben Puto, ‘ Pavarësia e Shqiperise dhe diplomacia e fuqive të mëdha”

10-Tahir Avdyli.”Hasan Prishtina në lëvizjen kombëtare e demokratike të Shqipërisë.

10- Ajet Haxhiu,Hasan Prishtina,Tiranë 1964.NSH botimeve “ Naim Frashëri”.

11- Kujtim Nuro “Hasan Prishtina permbledhje  dokumentesh.

12-Qamil Hoxha “ Jeta dhe vepra ime” Geer. Tiranë,2008

13-Shefqet Hoxha “ Luma ne lufterat per liri”

14-Shefqet Hoxha “ Barbaritë serbe në Lumë e në rrethinë (1912-1913)Geer,2013.

15-Naim Manaj ,” Jehona e Topojanit”. 2002, botim i SHB “ Dy Drinat”

16-Sheradin Berisha,Kryengritja shqiptare e vjeshtës  se vitit 1913” në “Dy

Drinat”,2006,nr 8 f.40-64

17-Xheladin Shala “ Pushtimi i Kosovës nga Serbia dhe M.Zi 1912-15.Prishtinë 2012

18-Fjalor i Gjuhes shqipe të sotme.Botim i ASH te RPSSH, Tirane 1984

19-Ferdinand Leka , Zef Simoni :Fjalor Italisht-Shqip.

20-Isa Halilaj,  “Ne rrugën e diturisë”. SHB “Iliria” Tiranë,1998

21-Sali Onuzi “ Tetor 1913: Luma e kuqe e martirizuar” Zeri I Popullit 26.10.2013

22-Gazeta “ Taraboshi”, qe botohej ne Shkoder, Tetor 1913

23-Studime Historike viti 2009 nr 3-4.

24 –Dimitrije Tucoviq Vepra te zgjedhura ne dy vellime. Botim shqip ne  Prishtine.

25-Leon Trotsky, “ he war correspondence of Leon Trotsky. The Balkan wars 1912-

1913.Nju Jork. Monad 1980.

26- Gazeta” Atdheu” gusht 1913 (date 30)

27- Gazeta ‘ Liri e Shqiperise” 1913

28-Qeveria e përkohshme Vlorës dhe veprimtaria e saj. Tiranë.1963



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora