E premte, 29.03.2024, 08:16 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Hapet konkursi letrar “Flaka e Janarit”

E marte, 24.12.2013, 01:27 PM


Konkurs letrar:

Hapet konkursi letrar “Flaka e Janarit”

Gjilan - Sipas bordit drejtues të manifestimit “Flaka e Janarit”, 2014, tema e konkursit është e lirë. “Konkursi është anonim, i hapur deri më 20 janar 2014 dhe me shifër.

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2014, ka shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Sipas bordit drejtues të manifestimit “Flaka e Janarit”, 2014, tema e konkursit është e lirë. “Konkursi është anonim, i hapur deri më 20 janar 2014 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Por, edhe në adresën elektronike: penflaka2014@gmail.com”, bëhet e ditur në njoftim.

Po sipas tyre, rezultatet e konkursit do të shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës” 2014…dhe luten konkurruesit t’ju përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit. Ndërkohë, shpërblimet në të dy kategoritë kapin vlerën monetare prej 250, 200 e 150 euro, për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.

“Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, do të botohen në numrin e 14-të të revistës letrare - kulturore AGMIA”, thuhet në njoftimin e bordit të Flakës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora