E merkure, 19.06.2019, 02:52 AM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: At Shtjefen Gjeçovi

E marte, 24.12.2013, 08:53 PM


Nga Fritz Radovani:

AT SHTJEFEN GJEÇOVI O.F.M.

 

Ka lé 140 vjet ma parë (1873)

 

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT

ASHT BOTUE 80 VJET MA PARË (1933)

AT  SHTJEFEN GJEÇOVI

NË VITIN 2014 BAN 85 VJETË, QË E VRANË TRADHËTARËT...

■Vllazen e Motra Shqiptarë !

Në prag të 85 vjetorit të vrasjes së Martirit dhe dijetarit të madh të trojeve tona Shqiptare, të gjithë Bashkatdhetarëve që kanë humbë njerzit e tyne të dashtun e të shtrenjtë, u drejtoj këte

THIRRJE: FALNI GJAKSORËT!..

KUVENDONI PRANË ATYNE OXHAKËVE TË NDERUEM DHE RRETH SOFRAVE BUJARE SI VLLAZEN...FALNI GJAQET !

■JU LUTEM, DUENI FLAMURIN E GJERGJ KASTRIOTIT !

NDER ATA MALE JANË ÇERDHET E SHQIPEVE !

JEPNI BESEN E BURRAVE SI ASHT KENË ZAKONI !

MOS U NGUJONI BRE BURRA, TË ATYNE BJESHKËVE...

MOS IA BANI QEJFIN HASMIT TUEJ SHEKULLOR !..

■SHQIPNIA E SHUMVUEJTUN KURRË, KURRË, ASNJËHERË NUK MUND TË RINDERTOHET PA FALJEN DHE PAJTIMIN TUEJ !

JA, ÇKA U THA PARA PUSHKATIMIT AT MATI PRENNUSHI, NJË VLLA I AT SHTJEFEN GJEÇOVIT, VRASËSVE TË VET, SLLAVOKOMUNISTË, NË ZALLIN E KIRIT TË SHKODRES:

“JAM I PAFAJSHEM, PO VDES NË KRYE TË DETYRËS S’EME. RRNOFTË KRISHTI MBRET, RRNOFTË PAPA, RRNOFSHIN KATOLIKËT, RRNOFTË SHQIPNIA. UA BAJ HALLALLË GJYQIT DHE ATA QË DO TË SHTIJNË MBI TRUPAT TONË TË PAFAJSHEM.”(Arkivi M. P. Mbrendshme, Tiranë, Dosja 1302)

■KLERIKË SHQIPTARË TË TË GJITHA BESIMEVE !

U prini, drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet atdhetare, që do të punojnë per faljen dhe pajtimin e gjaqeve në vitin 2014 !

■Ju lutem, Nana, Motra e Vajza me futa të zeza...

Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula !..

Fëmijët kanë nevojë per me mësue dhe me luejtë ...

Banje këte veper Atdhetare e fetare në vitin 2014,

Vitin e 85, të vrasjes së MARTIRIT AT SHTJEFEN GJEÇOVI !

■Kujtoni, ju lutem, nga At Fishta:

Prandej, o Zot, prej qiellet

Ti priri sytë mbi né,

E ban që puna t’ kthjellet,

Si asht mirë për Atme e fé,

E gjaku i këtij meshtarit

T’ kjoftë falë per komb t’ Shqiptarit.

1914, (Mbi vorr të At A. Paliq, OFM.)

Me respekt e shpresë...Autori





(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT