Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Marrëveshja me Serbinë, e dëmshme

| E shtune, 21.12.2013, 01:51 PM |


Marrëveshja me Serbinë me kompromise të dëmshme për Kosovën

Nga prof. Hilmi Saraçi

Në kohet e fundit sikur janë zgjuar dhe aktivizuar institucionet shtetrore në vend, respektivisht  partitë politike duke bërë përpjekje që të sqarojnë dhe të kundërshtojnë disa propozime dhe vendime të mara gjatë takimeve  me BE në Bruksel në mes të Hashim THaçit (Qeverisë së Kosovës) dhe Ivica Daçiqit (Qeverisë së Serbisë).Por mendoj se  kjo përpjekje është e vonuar. Vetëm VV ishte kundër marveshjes me Serbinë. Ajo (VV) ishte gjithashtu edhe kundër pakos se Ahtisarit… Plani i Ahtisarit ishte një kompromis i dhimbshëm për Kosovën, por megjithatë  kjo ishte një zgjidhje edhe se ishte në favor për komunitetin serb i cili në veri të vendit që 14 vite zhvilloi aktivitete kriminale, kontrabandiste të udhëhequra nga strukturat ilegale kriminale- të dirigjuara nga Serbia.Në këtë fushë Qeveria e Kosovës dhe Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja) nuk janë angazhuar sa duhet për luftimin e këtyre veprimeve kriminale dhe kontrabandiste në kohën e duhur, prandaj tani sikur është bërë vonë dhe vështir të arrihet një marveshje që do të ishte në favor reciproke në mes të dy palëve.Kosova (ekipi negociator në krye me Hashim Thaçin), gjithnjë gjatë dialogut me Sebinë ka lëshuar dhe po lëshon pe, me kompromise të dhimbshme- më të dhimbshme se ato të Pakos së Ahtisarit…

Zgjedhjet e 3 nentorit (2013) ishin një e arritur e mirë për  integrimin e komunitetit serb në institucionet legale të Kosovës, por nga këto zgjedhje ideja e Serbisë (Daçiqit) për iniciativen “Serpska” u realizua në dhjetë  komuna të Kosovës.Tani kryetarët e zgjedhur haptas deklarojnë se nuk do të pranojnë institucionet e Kosovës, por të Serbisë, prandaj  gjithnjë po krijohen telashe për shtetin e Kosovës. Për të gjitha këto është bërë mjaft fjalë me komente dhe ide të ndryshme që po krijojnë paqartësi për të ardhmen dhe frikë për krijimin e një “Republika Serpska” në Kosovë, si në Bosnjë nese nuk jemi të kujdesshëm dhe kundërshtues të ideve të tilla, ani se me vonesë ...

Mandatet e ulësve të rezervuara për komunitetin (serb) pakicë

Kërkesa e përfaqësuesve serbë që në Kuvendin e Kosovës të kenë edhe më tutje ulëset e rezervuara, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, sepse kohëzgjatja prej dy mandatesh e ulëseve të rezervuara për minoritete, e përcaktuar sipas Planit të Ahtisarit, skadon pas mandatit të tanishëm, Gjatë dy mandateve, komunitetet pakicë në vend i kanë pasur 20 mandate të rezervuara, që nënkupton 20 ulëse të sigurta në Kuvendin e Kosovës, plus ulëset e fituara me vota të drejtpërdrejta në zgjedhje. Prej tyre, 10 ulëse kanë qenë të rezervuara për përfaqësuesit e komunitetit serb. Ndryshe, pas kalimit të dy mandateve, përfaqësuesit e serbëve i kanë të garantuara 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe kjo nënkupton që në qoftë se me vota të drejtpërdrejta në zgjedhje i fitojnë 6 apo 8 ulëse, atëherë 4 përkatësisht 2 të tjera, që mbeten, i kanë të garantuara. Kërkesa e përfaqësuesve serbë për ruajtjen e ulëseve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, nuk ka bazë në Kushtetutën e Kosovës. “Janë dashur dy mandate që të vazhdohen privilegjet për minoritete. Sipas Kushtetutës, nuk ka bazë kërkesa e përfaqësuesve serbë. Ishte dashtë që të ndryshojë Kushtetuta. Kjo është kërkesë megalomane dhe politikisht jo morale e pakicave”. Prandaj siq po shihet përfaqësuesit e pakicës serbe do të vazhdojnë t’i kenë të garantuara 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe realizmi i kërkesës së tyre për mandate tjera për ulëse të rezervuara, do të ishte padrejtësi ndaj popullatës shumicë. “Minoriteti serb i ka 10 vende të garantuara. Në ato të garantuarat, praktikisht, edhe në qoftë se nuk kanë vota, hyjnë 10 veta. Domethënë, me 100 vota mund të hyjë aty. Ndërkaq, këto të rezervuarat, janë pozicion tjetër dhe nuk duhet të bëjmë padrejtësi në njërën anë, në dëm të shumicës, ndërsa në anën e pakicës të bëhen favorizime të papara dhe të padëgjuara”.

Teksti i betimit lëshim i qellimshëm

Kërkesa e përfaqësuesve serb për udhëzimin që është dërguar të gjithë kryetarët e komunave të porsazgjedhur në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, i hartuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që i sqaron të gjitha procedurat e konstituimit të asambleve të reja komunale, duke përfshirë këtu edhe dhënien e betimit, përmban në vete një tekst betimi teknik dhe krejtësisht neutral, në të cilin askund nuk përmendet zotimi i respektimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe të institucioneve të saj kushtetuese. Njohës të çështjeve ligjore e kushtetuese e interpretojnë një tekst të tillë betimi si një lëshim të qëllimshëm për të krijuar hapësirë të sjelljes neutrale të përfaqësuesve të komunitetit serb që janë zgjedhur së fundi në krye të komunave të Kosovës, nga ‘Lista serbe’, e mbështetur nga Qeveria e Serbisë”…

Antarësimi i Serbisë në BE dhe menagjimi i fondeve të ndara

Tani Serbia ka hapë  negociatat për anëtarësim me BE-në, ndërsa në Kosovë do të kenë sipas të gjitha gjasave edhe për një mandat vende të rezervuara në Kuvendin e Republikës. Në veri kanë marrë gjithçka kanë dashur prej kompetencave, deri tek liria e integrimit të serbëve të dyshuar për krime gjatë dhe pas luftës në policinë e Kosovës.

Rezistenca për ta refuzuar kërkesën serbe ka filluar të bie ndër partitë shqiptare parlamentare. Aktualisht në pozicione të fuqishme mohuese siq cekem më lartë, është “Vetëvendosje”, edhe LDK vazhdon të kundërshtojë, ndërsa AAK duket  në dilema, sepse në negociatat me Serbinë është direkt i angazhuar nënkryetari i parë i AAK-së, z. Blerim Shala  i cili bashk me Hashim Thaçin janë  përgjegjës për   kompromiset në dëm të Kosovës. “Partitë e koalicionit e kanë bërë të qartë se e mbështesin këtë kërkesë”. Vetë, nëpërmjet  f b-së  ditë më parë këtë e konfirmoi kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa pas tij,  këtë e bëri edhe zëvendësi i tij Behgjet Pacolli… Kryetarët e kounave serbe pritet të fillojnë punën me fondet e ndara nga Beogradi, derisa të themelohet Asociacioni i Komunave serbe të Kosovës. Ndërsa  për punën e bërë si shpërblim BE-ja  nëpërmes diplomatit  Fyle ka deklaruar se 25 milioa  do të ndahen  për zhvillimin e veriut të vendit. Oliver Ivanoviq themelues i “Iniciativës qytetare …“  në veri të vendit ka deklaruar  se” pas themelimit të Asociacionit  do t’i menaxhojë fondet në dispozicion për komunat serbe në vend. Qeveria e Serbisë ka ndarë të njëjtën shumë për Kosovën sikur vitet e kaluara edhe për vitin 2014, që është rreth 500 milion euro. Por në këtë fond përveç veriut përfshihen edhe komunat tjera me shumicë serbe në jug. Është ky fond me të cilin ne në veri do të nisim punën derisa të themelohet Asociacioni i komunave serbe, ku më pas fondi do të kalojë në asociacion dhe prej aty do të shpërndahet nëpër komuna.  Sa i përket ndihmave që do t’i ofrojë Thaçi për komunat e veriut, ato nuk janë vullnetare, por janë obligim, pasi që edhe veriun e ka të paraparë në buxhet të Qeverisë “ ka deklaruar Ivanoviq…