Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës: “Mozaiku i vlerave”

| E premte, 20.12.2013, 05:37 PM |


Ju ftojmë në ngjarjen e rëndësishme në Gjilan, me datën 21 dhjetor, në ora 15:00, ku do të prezantohet:

“Mozaiku i vlerave”

Vendi: Sala e Teatrit në  Qendrën Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan, rruga Marie Shllaku, nr 6, përballë ish kampit ushtarak amerikan

Autor: Don Dominik QERIMI,

Përmasa: 15 metra gjerësia, ndërsa me 6 lartësia = 90 m2;

Materiali: boçat e pishave;

Puna: 53 ditë;

Figura: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Don Bosko, Nëna Tereze;

Mozaiku është i regjistruar në Komisionin e rekordeve botërore Guinness  dhe me 26 dhjetor 2013, do të dërgohen dokumentet përkatëse për certifikim.

Me këtë rast do të mbahet edhe Koncerti i Krishtlindjes në Qendrën “Don Bosko”, me pjesëmarrje të koreve të ndryshme nga Kosova.

Faleminderit për bashkëpunim,

Zyra Ipeshkvnore

049 411 444