E shtune, 20.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Nuk kuptohet mjaftë, fjala mjaftë…

E shtune, 31.05.2008, 10:13 PM


Skender Korça
Nuk kuptohet mjaftë, fjala mjaftë…

Shkruan:  Skender KORÇA - Gjilan

Jemi lodhur, jemi trandur, jemi goditur…mjaftë më. Nuk e dëgjojnë as ata që e thonë  këtë fjalë sepse jemi lodhur më….mjaftë. Kush e flet këtë fjalë e dëgjon vet dhe e kupton mjaftë se është për t’u thënë mjaftë. Kush e përdorë shpesh këtë fjalë?.... ? Askush pra,  sepse nuk e kuptojnë mjaftë. Mjaftë është që na ka rënë ndërmend të themi mjaftë....sepse sa herë që themi mjaftë, ka ndodhur diçka që mjaftë thëniet nuk janë ndalur....Sa shumë mjaftë kanë thënë në popull, e kur populli thotë mjaftë, mjaftë është bërë...Ndërroje më se mjaftë u bë...Populli im kuptoje ty se si të është bërë mjaftë...Mjaftë në varfëri, mjaftë në kujtesë, mjaftë në burgje, mjaftë në këtë liri, mjaftë në kuptim të pakuptuarit, mjaftë në robëri, mjaftë i robëruar, mjaftë i lirë kështu,mjaftë i trishtuar, mjaftë i dhënë pas asgjëje, mjaftë e mjaftë sepse shumë u bë, mjaftë më...

Nuk e dëgjojnë ata që na e bënë mjaftë kështu, sepse është krijesa që mjaftë ja ka bë...mjaftë ka bërtitë se mjaftë ishte bërë....Ndryshe nuk bëhet mjaftë...
Zgjohu se është bërë mjaftë sepse nuk pritet gjatë në këtë fushë që  as mjaftë nuk duket e jona, në këtë livadh të kaltër, në këtë arë të artë...në një cep që mjaftë të ruajmë...Mjaftë aman...kuptoje se mjaftë u bë një lojë e gjatë e përzgjedhur për një dëshirë “princi”, një gjak të kuq lufte se është terë e është tharë në harresë e kuqja...është nxirë mjaftë e mjaftë në shekuj e zeza,...sepse dikush tha që mjaftë nuk na duhej kjo...e tha mjaftë gabim....gabimi ishte mjaftë i madh...është gabim i pa riparuar sepse gabuan shumë, mjaftë shumë, sa që nuk duhet të gaboheshin mjaftë....Shumë keq...mjaftë keq....Kush mbeti i pa gabuar...ata që nuk erdhën për të thënë mjaftë...

Është rruga e kujtesës së kësaj fjale...Kur thuhet mjaftë, kur imponohet mjaftë, kur tretet mjaftë, kur  nuk rilindet më, kur tërë hapsira e këtij qielli është mjaftë për t’u parë...as kuq e as zi, por kaltër e verdhë më...
Horizonte dijesh që duken mjaftë, ngulfaten për të mos thënë dikujt këtë fjalë mjaftë që të cenon të drjejtën tënde mjaftë, që të ngritë në këmbë se mjaftë u durua...që gjëmon ndër popull mjaftë sepse është bërë vërtetë mjaftë...
Sa herë që e kujtojmë, mjaftë mirë na del se kush tha mjaftë, kush lozi me zjarrin e ndezur mjaftë gjatë, kush u përvodh në këtë vorbull mjaftë të dredhur, kush e ngushlloi këtë gabim mjaftë të madh?
Popull mjaftë më ta bënë...na qave koken mjaftë se unë nuk po merrem më ty tha ai që na bëri mjaftë, do merrëm me vëtën time si të tjerët, mjaftë më kinse të kam mbrojtur...mjaftë de. Mbroju nga unë nëse mundesh se mjaftë me të pashë më qarqafe të bardha të dorzimit...Kush më thotë mua mjaftë është për të hyrë në histori...Kush e ka këtë guxim sepse edhe unë më duket e kam kuptuar se mjaftë ja kam bërë keq këtij populli...Kush e kupton , mjaftë ka kuptuar se si ja kam bërë...po e përsërisë...mjaftë identik e pa koncept të mjaftuar....
Historia është mjaftë delikate sepse mjaftë e kanë rrejtur popullin, mjaftë e kanë prerë në besë, mjaftë i u janë betuar historisë, sepse kombi është mjaftë i zgjuar që të kuptoj këtë mjaftë mesele...por ka për t’i thënë mjaftë sepse është koha e ndaljes së turrit kur gjërat mbrapsht dhe mjaftë po devijojnë....Majftë më se të kam kuptuar, mjaftë më ke përfaqësur ty mua, mjaftë se unë jam gjallë, mjaftë se kënga ime ka për të goditur në krye, mjaftë me ke mashtruar në notat e pentagramit, unë kam mjaftë të gjerë shkallën time të notave dhe nuk më duhet të kërcej së cis e gis të të huajës....ngjitem me mjaftë përkushtim për të i thënë mjaftë kushtrimit, mjaftë kohës së ardhjeve, por mjaftë do duhet të fokusohem tek vetja për të kënduar kushtrimin e historisë...ose për të thënë mjaftë belbëzimit që nuk e marrë vesh unë se kush dhe si më flet...U bë mjaftë me te, me ate, me ata, por do kuptohet mjaftë mirë se në çfarë frekuencash do bjerë këmbana e popullit....Mjaftë me tash në orën 12.00 të mesit, kur bëhet mjaftë vapë dhe nuk i gjendet ilaq se mjaftë të përvëlon...Qoftë përvëluar e keqja e vendit tim, sespe është bërë mjaftë në këtë shekull sa mirë të nisur, por me shumë gabime pastaj të cilave do ju themi mjaftë.... Populli ka guximin për të thënë mjaftë se as unë jo...se mjaftë kam thënë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora