E enjte, 28.03.2024, 09:51 AM (GMT)

Sport » Sporti

Beqir Sina: Kampioni ynë në Karate Besim Murati, me flamurin e Kosovës fitoi titullin

E shtune, 31.05.2008, 10:22 AM


SHBA: Kampioni ynë në Karate Besim Murati, me flamurin e Kosovës fitoi titullin “The 2008 Kumite Classic”

Murati : “Titullin kampion ia dedikojë “Pavarësisë së Kosovës”

Nga Beqir Sina, New York

Pittsburgh Pennsylvania : Lajmi më i fundit, për pjesmarrjen e karetistit nga Kosova në SHBA-së, Besim Murati, në garën e Karates

“International Tournament Pitsburgh” - “Maj 23-24, 2008, i jep të drejtën kampionit tonë , të fitojë edhe titullin e këtij kampionati ndërkombëtar, për konkurencën e tij. Në këtë garë, Besim Murati, mësohet se ka arritur një sukses shumë të mirë. Ky sukses, i është bashkëngjitur edhe sukeseve të tjera, të Muartit gjatë këtij gjashtë mujori të parë të këtij viti. Mbi të gjtha spikasin ato, kur Besim Murati, ka arritur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në garën ndërkombëtare, të zhvilluar në Atlanta Gorgia, ku ai perfaqesoi me dinjitet në sportin e karates, shtetin më të ri të botës, shtetin e ri të Kosovës.

 Në garën e fundit, në Pitsburgh - Pennsylvania, media njoftoi se morën pjesë 27 shtete, nga të pesë kontinetet. Gara ishte dy ditore, dhe në këtë garë ishin 2300 garues. Në konkurimin e karatistëve ku mori pjese edhe kampioni ynë Besim Murati , kategorin të cilën ai e përfaqëson disa herë, ishin edhe 17 garues, të shteteve të ndryshme. Në këtë garë”The 2008 Kumite Classic”, Murati kishte 4 “luftëra” . Dyluftimin e parë, Besim Muarti, e ka zhvilluar me një garues nga Kanadaja, karetistin John Cook. Duke fituar 8-1 , me kanadezin Cook, ai shënoi një fitore pa shumë vështërsi. Çka e tregon edhe vetë rezultati përfundimtar. Dueli e dytë, ishte me një garues amerikan nga Michigeni, me karetistin Micheal Holstein. Fitore përsëri për Muratin, me rezultatin 8 me 3. Sakaq dyluftimi i tretë ishte me një garues nga Tokyo - Japoni, karetistin Sihai Yong të cilin Murati e përfundojë me fitore me rezultatin 13-2 shkruan revista kryesore e sportit në këtë qytet.

Ndërsa mësohet se takimet finale, kanë marrë eskluzivitetin që të transmetohen në kanalin me prestigjozë në SHBA, të çfradolloj sportit rrjetit ndërkombëtar ESPN International. Sipas programit të tyre mendohet që dikund aty nga muaji qershorë, të emtohet gara”The 2008 Kumite Classic”, ku edhe titulli i këtij emisioni, do të jetë me të njëjtin ” Kumite-Classik Championship”. Në këtë finale në mënyrë absolute garuesi nga Kosova, në garën Ndërkombëtare të Karates ‘ International Tournament Pitsburgh - Pennsylvania - “May 23-24th 2008 “, takimet finale, të tij padyshim që merita kryesore i mbetet kampionit nga Kosova Besim Muratit.

Aktivitet ky që ai e mbylli me plot sukses, duke arritur të mposhti edhe një karateist amerikan, Dustin Baldis, me rezultatin 8-3. I cili, sipas medies konsiderohet si më të fortët në SHBA-së. Karetisti amerikan Baldis, i cili përfaqeson SHBA-se, për rreth 16 vjet, kampionë i shumëfishtë në Amerikë, e kamionate botrore e tjer. Dustin Baldis, kampioni amerikan dhe botëror, i karates, kësaje here “gjunjëzohet”, përpra përvojes së bukur, që ka fituar kampioni ynë Besim Murati; asaj të Kosoves dhe Amerikës. Kështu që Murati i ja arriti të fitojë, edhe këtë titull me rezulltat të ngushtë 4 me 3.

Kampioni i botës , i cili përfaqëson ngjyrat dhe flamurin e Kosovës, në aktivitet ndërkombëtare, këtu në SHBA-së, Besim Murati, i tha gazetës sonë se ” Kurë e shohë se edhe flamuri i Kosovës valvitet në mesin e flamujeve të huajëve, dhe kurë në gjoksin tim, e krah meje qëndrojnë së bashku me flamurin shqiptare edhe ai me emrin Kosova, si shteti më i ri në botë, dhe që për është më i bukuri në Botë, unë ska sesi të mos jemë tepër i gëzushume. Të ndjehem krenar dhe të mos frymëzohem, për më shumë suksese “. Mirpo, tha Murati , se këtë fitore në shume drejtime, i a dedikojë në radhë të parë “Pavarësisë së Kosovës”. Gjithashtu edhe familjes sime, gruas, Leonora Murati, e vajzës sime të madhe Leyla Murati (3 vjeçe) dhe vajzës së vogël Hana Murati (18 muajshe). Patjetër edhe ndihmesës së madhe të shqiptarëve të Amerikës. Atyre të cilëve, që në këtë garë morën pjesë deri në sponsorizimin e aktivitetit tim. Ata janë disa bashkëatdhetar, biznesmen, dhe adhurues të këtij sporti, të cilët, kanë shprehur dëshirën të më ndihmojnë edhe në të aardhmen.

Ndër sponzoret më të dalluar janë :

-Nikoll Gazivoda shoki ime dhe prindi i nxesit time David Gazivodai
.-Compania Bejta Commerce Gjilan Kosove me pronarin Adem Kqiku
-’Louis Overseas Travel co.inc’www.louesoverseastravel.com
-’Giovanies Pizza: Gjergj Dedvukaj
-’Broker Assosiate’ marini.j@ewm.com
-Shitorja private ‘Mergimtari’ me pronarin Flamure Mushkalaj
-’Burektorja Dugagjini’ me pronarin Marian
-’Two Star Restaurant’ www.twostarrestaurant.com
-Agjencia Touristike ‘Malsia Tour&travel’ www.malesiatours.com
-Insurance-investments Sigurime-Investime.BKB Service Agency.inc me pranarin Pashk Berisha
-Auto mekanik ‘Petes Car Care’ Pr Euroteck me pronarin Perparim Rrahmani
-Gjithashtu compania amerikane 7&11 shprehi deshire te me ndihmoje.

 

http://kosova.albemigrant.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora