E shtune, 20.04.2024, 10:18 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Ata që nuk duan rotacion

E diele, 15.12.2013, 02:23 PM


Ata që nuk donë rrotacion kudrash dhe politik të mirëfilltë  kuadrovike e demokratike nuk duan reforma.

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Bota po na sugjeron se ligji për zgjedhjet gjithsesi duhet të reformohet sepse me një veprim të deritanishëm u ngulfat qytetari dhe votuesi shqiptar duke ju imponuar të votohen edhe ata të pa dëshirueshmit .Kosova po ven numëron në shumë çështje si në ato ekonomike,arsimore ,shëndetësore e besa edhe politike .Numri I të pa punëve po shtohet për çdo vit e në vend që të zvogëlohet. Arsimi kosovar në vend që të avancohet është degradua deri në atë mas sa që për shkolla le që ka ra kualiteti I mësimit por edhe shkolla u shëndrru në një rrezik permanent për fëmijët tan nga grupet e ndryshme kriminale që po veprojnë brenda saj .Shëndetësia kosovare aq tepër u degradua sa që më nuk mund të flasim për siguri shëndetësore brenda vet institucioneve shëndetësore të Kosovës sepse kuadrat brenda institucioneve shëndetësore kosovare e kanë krijuar privatësinë e vet  e nuk janë të interesuar që shëndetësia publike të jetë në krye të detyrës .Prandaj shëndetësia as nuk ka ligj bile mbi bazat e secilit kishte mu trajtuar pacienti. Bujqësia është një nder më të dobëtat në regjion dhe ushqimi për krye te banorit nga bujqësia kosovare sigurohet vetëm 30%kurse pjesa tjetër duhet të importohet nga jashtë e Kosova në vend që të ishte një vend prodhues që të orientohej në eksport Kosova u shëndrru në një vend tregtar me mallrat e importuara të një kualiteti të dobët dhe të shtrenjtë .Në krejt këta çka e thash po ti pyetesh ndonjë funksionar kosovar se pse gjendja është kështu ata përgjigjen e kanë në gjep dhe përgjigjja e tyre është se buxheti I Kosovës nuk premton që të bahet më tepër në degët e shëndetësisë arsimit dhe bujqësisë e në shumë degë tjera që do të imponohet më poshtë ti përmendi .

Në anën tjetër po t’ua shikosh salltanetin atyre dhe familjarëve të tyre me parat e taksa paguesve kosovar standardi I tyre nuk ndryshon fare nga standardi I funksionarëve të shteteve më të zhvilluara ekonomike .Kurse kategoritë tjera në shërbimet civile e kategoritë tjera sociale rrogat që I marrin nuk ju mjaftojnë që ta kalojnë rahat fundin e muajit.

Pra në vend që secili qytetar ta gjen vendin e vet dhe riskun e ti brenda buxhetit të Kosovës I cili do të duhej të ishte I përcaktuar me ligj, shumë qytetar edhe se në të kaluarën kanë qen në mardhënje pune tani as nuk janë në mardhënje pune as në pension e as nuk marrin ndihëm sociale .Pra njerëzit të cilët janë në pushtet e po thirren në votën e popullit e kanë krijuar klanin e vet brenda institucioneve të Kosovës dhe ai klan po punon sipas dëshirës dhe vullnetit të tij në radhë të par paga ekstra për veti duke filluar nga kryetari I shtetit e deri te zyrtari ma I ulët në qeverinë,parlamentin e Kosovës.

Puna për reformimin e ligjit zgjedhor e shumë ligje tjera kanë filluar me vite të tera mirëpo elementet e huaja që fare nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarit kosovar janë reflektuar brenda partive politike dhe të zgjedhurit e partive politike për të dal dhe konkurruar për tu zgjedh në organe lokale shtetërore apo në ato qendrore nuk vinë propozimet nga degët e terenit dhe as që kërkon kush që degët e partive në bazë ti propozoj kandidatet për asamble komunale ose për parlamentin e Kosovës .Këto bahen për zyre të kryesive të ngushta të partive bile duke u ruajtur edhe nga këshillat drejtuese të partive që edhe ata mos të marrin vesh se kush e si po propozohet për tu zgjedhur .Dihet që këshillat drejtues të partive politike e orjentojn punën e secilës parti dhe ashtu kanalizohen gjërat ,sipas nevoje dhe kryesit gjithsesi si organ ekzekutiv konkluzionet e këshillave drejtuese duhet ti zbatojnë në teren .Në secilat zgjedhje nëse kandidati I saj I më parshëm nuk i ka dhanë rezultatet e pritura në organet e pushtetit atëherë ndodh zëvendësimi I ti me një kandidat tjetër. Por edhe nëse i ka dhanë edhe rezultatet e pritura duhet të ndodh një limit se sa here një individ mundet mu propozuar nga partia e vet për mandate të caktuara e këtu në Kosovë kanë filluar ta emitojnë Titon e Kardelin në përjetësinë e tyre në pushtet edhe se deformimet e tyre janë aq të mëdha sa që nuk mundemi me gjet një lami shoqërore me than që qitu e kemi në rregull e rregullsinë e saj ta marrim si shembull e të shkojmë përpara në lëmit tjera shoqërore.

Është e pa kuptimtë ma që presidenti i vendit të zgjidhet nga deputetet e parlamentit,kur dihet që shumë prej tyre kanë ardhur me votë të bartur brenda partie,ose përmes koalicioneve të ndryshme shkurtimisht pa besim të popullit,e në anën tjetër të tillët e vejnë në lajthitje punën dhe sjelljen e presidentit te vendit dhe presidenti një far forme duhet te punoj sipas dëshirës së tyre e presidenti i vendit nuk mundet të punoj në bazë të kërkesave të popullit të zbatoj kushtetutën e ligjet në fuqi,dhe ta kontrolloj zbatueshmerin e tyre brenda shtetit .Presidenti duhet të zgjedhet me votën e popullit dhe para populli duhet të jetë përgjegjës për funksionimin e ligjshmërisë dhe kushtetueshmëris ,dhe jo të jetë dekor por ta ketë një ndikim shumë të rëndësishëm në punën e tij.

Reforma zgjedhore duhet te ndodh gjithsesi jo për shkak te partive politike po për shkak të kërkesave të masës së gjer popullore sepse  pushteti shtetëror nëse u kuptua gabimisht nuk I takon partive politike po pushteti I takon qytetarit të Kosovës dhe komisioni I cili u formua për të ber reformën në ligjin zgjedhor u formua gabimisht duke shti brenda në komision që ta reformojnë ligjin,kandidat prej secilës parti e tani aty ka has sharra në gozhdë sepse secili delegacion I partive politike I mbron interesat e grupit të vet politik dhe secili dëshiron që ligji ta merr formën e prerë sipas propozimit të ti.

Nëse vërtet dojmë reformë të ligjit zgjedhor dhe të sistemit të mirëfilltë zgjedhor partitë politike sa më larg nga komisioni për përpilimin e ligjit për sistemin zgjedhor sepse kurrë ky ligj nuk do të jetë,në formën që I eliminon dobësitë që vite të tera po na përsëriten gjatë zgjedhjeve .Reformimin e ligjit zgjedhor dhe reformën zgjedhore në përgjithësi të Kosovës duhet ta përpilojnë komisionet neutrale pa marr parasysh ajo reformë a u pëlqen partive politike ose jo sepse fundi I fundit pushteti dhe shteti është I qytetarit të Kosovës dhe ky komision reformën zgjedhore duhet të ja përshtat interesit të qytetarit që qytetari të ketë mundësi ta zgjedh atë më të mirin  atë të dëshirueshmin e jo të shkojnë njerëzit në pushtet sipas apetiteve të klaneve të caktuara që nuk e donë intelektualin e mirëfilltë afër vetës por e donë të dëgjueshmin I cili nuk din ti thotë askujt boll ma se kështu shteti nuk ndërtohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora