Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Motrës

| E diele, 15.12.2013, 10:16 PM |


MOTRËS

- Në PragMartesë-

 

…!

Teksa ndonjë lot i ngrohtë

do të rrëshqasë në faqe,

Mos e fshij;

Është lezeti i kësaj dasme.

…!

 

Nga Drita Lushi

 

Bija  të një babai,

Që ndonse ëngjëll në qiell

Shpirti i tij, rrugën na ndriçon si diell.

 

Bija të një nëne fjalëpakë

Stoike  e të mirë,

Shembull ynë më i dlirë!

 

Motra të dy vëllezërve,

Djem t’bukur e azganë,

Që krah  i patëm gjithmonë.

 

Me mijëra inde dhe fije

Të lidhura unë e ti, motra ime.

Fije, ëndërrash dhe dashurie.

 

Orët  veshur janë e ndrijnë margaritar

E Ditët shkëlqejnë  nga vezullimi yt nuse.

K’të  dimër, ti po na e kthen  behar.

 

Teksa ndonjë lot i ngrohtë

do të rrëshqasë në faqe,

Mos e fshij;

Është lezeti i kësaj dasme.

 

Në të bardha për pak ditë

Ti si Yll do të ndrish.

Si pajë të japim veç uratën tonë:

Një qiell lumturi, shumë, shumëfish.

-Per ZSh-në, më 15 Dhjetor 2013, Shqipëri-