E premte, 26.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shperdorim detyre, ne gjykate Bollano

E premte, 30.05.2008, 06:00 PM


Nga Ornela Hila

Prokuroria e Vlores ka perfunduar tashme dosjen me te gjitha materialet qe do te cojne ne banken e te akuzuarit kreun e Bashkise se Himares, Vasil Bollano, nen akuzen e shperdorimit te detyres. Burime nga organi i akuzes ne qytetin bregdetar kane bere te ditur se kryebashkiaku i Himares akuzohet per prerjen e tabelave orientuese ne rruge, te cilat ishin shkruar ne gjuhen shqipe, duke kerkuar zevendesimin e tyre me tabela ne greqisht. Kryebashkiaku ka nderprere dje kontaktet me mediat, duke evituar prononcimet ne lidhje me vendimin e prokurorise per ta cuar ne banken e te akuzuarve. Sipas prokurorise, hetimi ka nisur ne muajin janar te ketij viti, ndersa tashme dosja i ka kaluar Gjykates se Rrethit te Vlores. Bollano akuzohet se urdhri i tij ka shkaktuar shtetit nje dem ekonomik prej 20 milione lekesh. Hetimet jane drejtuar nga prokurori i Rrethit te Vlores dhe kane zene fill pas skandalit te heqjes dhe sharrimit te tabelave orientuese dhe te sinjalistikes me urdher te Vasil Bollanos nga Llogoraja deri ne Qeparo. Pa dijenine e organeve te tjera drejtuese ne rang qarku, apo rrethi kreu i Bashkise se Himares urdheroi rrezimin e te gjitha tabelave, te cilat ishin ne shqip, per te vendosur ne vend te tyre tabela orientuese ne greqisht, ndersa vendimi eshte miratuar nga keshilli bashkiak i Himares, pas propozimit te vasal Bollanos. Nje tentative e ngjashme nga kryebashkiaku i Himares eshte bere edhe dy vjet me pare, por prefekti i atehershem i Qarkut te Vlores, Kreshnik Alimerko, rrezoi kerkesen e Bollanos per ndryshimin e tabelave nga shqip ne greqisht me motivacionin se Himara nuk eshte minoritet. Ne janar te ketij viti, pasi mori edhe pelqimin e keshillit bashkiak, Vasil Bollano, urdheroi policine bashkiake te nise aksionin. Policia bashkiake zbatoi urdhrin e kryetarit te bashkise, duke hequr keshtu te gjitha tabelat ne shqip, por nuk u mundesua vendosja e tabelave ne greqisht, per shkak te polemikave dhe ankesave te banoreve te zones. Muaji shkurt e gjeti zonen nga Llogoraja ne Qeparo pa asnje tabele orientuese, pasi edhe vendosja e tabelave greqisht u frenua nga instanca te ndryshme te pushtetit vendor ne Vlores, kryesisht nga prefekti i Qarkut, Xhevahir Rexhepi. Banore te zones ne fjale paraqiten disa ankesa ne prokurori, por edhe publikisht, mbi bazen e te cilave nisi hetimi ndaj Bollanos. Dosja voluminoze ka mberritur ne tryezen e gjyqtarit Shkezen Selimi, ndersa akuza perfaqesohet nga zv/prokurori i rrethit Dorian Tafili. Burime nga Prokuroria e Rrethit te Vlores bene me dije se hetimi eshte iniciuar per shkak te heqjes se tabelave ne aksin rrugor nacional, konkretisht ne segmentin Llogora-Qeparo, ndersa pjese e gjykimit ne akuzen e shperdorimit te detyres do te jene edhe ceshtje te tjera, qe kane te bejne me fondet, me protestat, apo pretendimet antishqiptare te nje pjese te deklaratave. Dosja voluminoze do te vere perpara pergjegjesise te pandehurin Vasil Bollano, i cili tashme eshte njohur me akuzat, ndersa eshte thirrur deri tani vetem nje here ne prokurori. Procesi gjyqesor pritet te filloje ne diten ne vazhdim, gjate te cilave Vasil Bollano, do te perballet me akuzen per shperdorim detyre. Ky eshte rasti i dyte kur kryebashkiaku i Himares tenton "autonomine territoriale". Me 24 tetor te vitit 2006, ne sinorin administrativ Orikum-Himare, u ndertuan pa leje kolona betoni. Ato u prishen me urdher te prefektit Alimerko, ndersa atehere u fol se kjo ishte per te ndare ne menyre te qellimshme Himaren nga Vlora.

Disa here opozita i ka kerkuar Kryeministrit shkarkimin e himarjotit

Kryebashkiaku, incidentet ne te cilat Bollano ishte protagonist

Kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano, eshte bere shpesh protagonist i incidenteve politike. Nje nga deklaratat e tij me provokative eshte ajo e disa muajve me pare, kur kerkoi autonomine e Jugut te Shqiperise, duke e krahasuar kete ceshtje me ate te Kosoves. Nderkohe ne sitin zyrtar te Bashkise se Himares jane shfaqur qendrimet antishqiptare te drejtuesit te saj, duke arritur derisa edhe emri i heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit, te transformohet ne Jorgo. Opozita shqiptare ka reaguar disa here ndaj Vasil Bollanos, madje duke i kerkuar Kryeministrit te vendit shkarkimin e tij. Kerkesa e fundit u be tri dite me pare nga salla e Kuvendit te Shqiperise prej deputetit te LSI-se, Nikollaq Nerenxi, ndersa rreth nje muaj me pare deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, kerkoi qe ndaj Bollanos te veproje ligji. Deklarata e Dades erdhi pas incidentit te fundit te shkaktuar ne qytetin e Himares, ku disa qytetare u perleshen me policine. Mbremjen e dates 9 prill, Manol Zoto dhe Erion Rrapo u shoqeruan ne komisariatin e policise se Himares per verifikimin e dokumentacionit. Ndersa ata ndodheshin ne polici, perpara godines filluan te mblidhen nje turme prej afro 70 personash. Ne oret e para te mengjesit te 10 prillit, ndersa dy te rinjte ishin liruar, ndodhi incidenti me policine, e akuzuar per dhunimin e dy te rinjve. Komisariati u qellua me gure, ndersa mesohet se uniformat blu kane zbrazur armet ne ajer per te shperndare njerezit. Ngjarja ndodhi nje dite perpara vizites se planifikuar te zevendesministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis.

Parulla edhe me Kasimis

Gjate takimit te himarjoteve me zv/ministrin Kasimis, ne prani te kryebashkiakut Vasil Bollano, eshte folur vetem ne greqisht. Nga shume te pranishem nuk munguan thirrjet per autonomi e per votime te tyre ne Greqi. Ata kane shpalosur pakenaqesi per shtetin dhe policine shqiptare edhe ne mediat greke te pranishme ne kete takim, ndersa disa himarjote treguan se pjesemarresit ne takim mberriten me autobuse nga Greqia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora