E premte, 29.03.2024, 08:32 AM (GMT)

Mendime

Engjell Shehu: Legalizimet falas, nje fars e qeverise

E shtune, 14.12.2013, 03:26 PM


Legalizimet falas, nje fars e qeverise per te mashtruar qytetaret e saj

Nga Engjell Shehu

Tranzicioni ekonomok,politik e shoqeror ne Shqiperi keto 23 vjet qe lame pas ka sjell ne vetevete here here shkaterrim, ndyshim, regresion, progresion, optimizem, pesimizem por mbi te gjitha ka prodhuar zhgenjim.

Pse ka prodhuar  zhgenjim ?  E thjeshte pergjigja qe prevalon per kete pyetje qe e bejene tashme te gjithe shqiptaret kudo qe ata ndodhen.

Situata ekonomike e vendit tone ndodhet  ne nje kolaps te plote rrenimi, qe nuk ka qene ndonjehere me keq se sa kjo gjendje qe jetojne sot shqiptaret.

Situata politike gjithashtu eshte ne nje fare menyre me e tendosur se kurre sot, se sa ne keto vite te tranzicionit dhe qe fryhet nga dita ne  dite per te prodhuar ne nje moment te caktuar situata te renda ne deme te interesave te vet shqiptareve.

Hakmarrja politike ne emer te ligjishmerine,  ka filluar te hedh kthetrat e saj per te bere akoma me te veshtire klimen politike dhe per te degraduar pastaj ne hakmarrje primitiv duke degjeneruar ne dhune verbale agresive.

Veprime te  paligjshmerise ne emer te ligjit  po pregatisin nje terren rreshqites per shoqerine dhe per vete shtetin ligjor sepse mohohet e drejta e kushtetutshmerise se te drejtave te qytetarit.

Gjuha egoiste dhe agresive qe mbjell ne vetvete urrejtjen,   e qe perdoret ne meyre permanente nga politikanet, ja veshtireson akoma me shume mundesin shqiptareve per te ndryshuar sado pak  nga ajo gjendje konfuzioni e amullie e ketyre viteve qe kemi lene pas ne bashkejetesen sociale.

Premtimet e pambajtura te poltikes ne keto vite tranzicioni e kane bere shpresen per nje te ardhme me te mire,  qe te venitet ne hipokrizine e politikes qe perdoret per inteesaat e saj personale.

Ndergjegjesimi cdo dite dhe me teper i qytetareve te ketij vendi ne raporte me politiken , mendoj se do te ndyshoj ne menyren me te mire te mundeshme  ne zgjedhjen qe do ti bej kesaj politike votuesi  ne momentin kur ta hedh voten per t’u drejtuar nga  politika.

Premtimi qe politika beri ne zgjedhjet e fundit ne lidhje me legalizimet falas te ndertimeve pa leje  per te gjithe shqiptaret po rezulton nje genjeshter e paster ne mes te dites.

Pafytyresia e qevereise arriti deri aty sa te thote qe;  une nuk kam premptuar legalizimet me gjithe token por vetem proceduart e procesit te legalizimit.

Lind pyetja natyrshem, - A do ta pranojne kaq lehte te gjithe ata shqiptar te mashtruar qe votuan per kete qeveri dhe sot ndihen te tradhetuar nga kjo genjeshter e madhe ne mes te dites ?

Une them se jo, nuk do ta kaperdin lehte kete mashtrim te radhes kontraktori popull, ndergjegjesimi i klases shoqerore ashtu siç u mobilizuan dhe u  ndergjegjesuan  ne protesta te hapura per armet kimike   ashtu do ta kundershtojne edhe kete genjeshter te kesaj qeverie per legalizimet falas, duke protestuar ne rruge demokratike per t’ia bere te qarte kesaj qeverie se nuk munde te qeveriset me mashtrime dhe genjeshtra nuk munde te qeveriset me antiligj dhe hakmarrje.

Eshte koha te reflektohet nga te gjithe, se ne momentin qe politika nuk i permbahet  dhe vecanrishte qeveria kontrates me qytetaret e saj,  ajo qeveri nuk eshte me legjitime.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora