E marte, 23.04.2024, 12:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Perëndon gruaja “single”. Në qytet s'bëhet më seks

E premte, 30.05.2008, 12:00 PM


Brezat e rinj të grave janë më pak të emancipuara, mendojnë të vënë vetminë mbi çdo tjetër. Për vite me radhë, shumë tribu femërore të çdo moshe dhe në çdo pjesë të botës janë ndjerë të refuzuara në iluzionet dhe dëshirat sekrete nga Keri, Samanta, Sharlota dhe Miranda, që çdo natë e kalonin në lokalet më në modë të New Yorkut dhe me shkakun për të gjetur dashurinë e madhe, grumbullonin dhe ndryshonin vazhdimisht këpucët dhe çantat e firmave të modës dhe djemtë gjithmonë disponibël. Që nga 1998 deri në 2004, 60 episodet e "Seksit dhe Qytetit" kanë qenë më entuziastet, inteligjentet, kurajozet, një prodhim perfekt në televizionet jo vetëm amerikane, e studiuar për një publik femëror të evoluar, liberal, të nervozuar kozmopolitan, vetëm, ose me pishmanin që nuk janë më vetëm. E mbyllur në triumf të plotë me dëshirën, por edhe nostalgjinë për t'i shijuar ato përqafime të lezetshme, nuk mbetej gjë tjetër veçse t'i shihje herë pas here këto seri në kanale të ndryshme apo DVD. Duhej të lihej kështu, një e ndjerë e lumturuar, por me merita të të pavdekshmes, histori speciale e një periudhe mendimtare dhe egoiste, e një kryeqyteti jo të traumatizuar nga terrorizmi, e një lloj gruaje të emancipuar nga moda, që koha e ka lënë mënjanë, e një bote ku bëhet televizioni pa bërë moral dhe familjaritet.
Në fakt, kinemaja e pa biznesin, dhe rimori katër miket e paharrueshme që pushonin në paqe në memorien tonë dhe për të zvarritur për ato e për ne, një agoni të panevojshme, duke na lënë të pakënaqur.
Në fakt, nëse në filmin "Seksi dhe Qyteti", protagonistet e shkëlqyera nuk bëjnë më seks ose thuajse s'bëjnë, ose nëse qyteti, Grande Mela me të gjitha mitet e saj mondane, gati nuk shihet, e nëse akoma ato vajzat e shkreta të një kohe që i kanë kaluar 40 vjetët dhe përfundimisht duan jetë pa shumë aventura dhe surpriza, neve ç'na intereson?
Filmi vjen i ndjekur nga një valë e madhe publicitare, që mbase shton zhgënjimin e shumë femrave (që të vinte gati keq, në fillim të kritikëve meshkuj dhe shokëve të tërhequr me forcë, në vështirësi mes gjithë këtyre kënaqësive e pakënaqësive femërore).
Rigjejmë të njëjtat aktore, Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Kristin Davis, Cynthia Nixon: bionden e suksesshme Keri, mbretëreshë e publicitetit, Samanta, brunia dhe e turpshmja Sharlota dhe avokatja Miranda me flokë të kuqe. Filmi fillon atje ku seritë mbaruan 4 vjet më parë; Keri, pas disa aventurave më në fund gjeti dashurinë e saj të madhe, financierin Big. Samanta jeton me një aktor bukurosh të filmave aksion shumë më i ri se ajo, Sharlota është martuar dhe jeton e lumtur me vogëlushen e saj aziatike të adaptuar. Miranda, avokatja jeton mirë më fëmijën dhe burrin e saj barist. Sigurisht nuk njihen më..., kirurgu plastik është i paepur me disa prej tyre, e të tjera për shkak të modës bien më shumë në sy. Kështu, Kerit i ka dalë në pah hunda e madhe, Sharlot e "ka bërë në brekë" dhe Samanta ka një lepurush, që edhe pse i operuar, bën dashuri me çdo jastëk që mund të montohet. Vajzat tashmë të rritura (në një pikë Keri bën gabimin e pafalshëm të ketë një model flokësh që e bën më të vjetër), lëshojnë britma për asgjë, smirat dhe filozofit e revistave, ka braktisje të papritura, fytyra të nevrikosura e të zhgënjyera, më pak veshje seç mendohej, e gati të gjitha të shëmtuara, burra aspak stimulues, përveç një kulturisti që bën dashuri çdo ditë me një femër të ndryshme, por asnjëherë me vajzat e "Seksit dhe Qytetit": Samantha duhet të kënaqet duke vëzhguar atë nudo në dush, duke u dëfryer me virilitetin e tij. Kush kujton fytyrën e ashpër të Bigut; të pasur, elegant, të pabesë, do të ndiejë nostalgji, sepse aktori është i njëjti, Chris North, po personazhi i tij është më tepër zemërgjerë seç duhet. I dhuron të dashurës së tij, Keri një garderobë për veshjet e saj, të madhe sa një apartament. Ai ankohet tepër dhe është po kaq i penduar. Ashtu siç kemi thënë, bëhet pak dashuri; njëra duhet të çohet herët për në punë, e prandaj e bën një herë në 6 muaj, tjetra do të kishte dëshirë ta bënte më shumë, po është ai që ka nevojë për gjumë. Skena e vetme argëtuese është; Samanta dëshiron një natë të paharrueshme e për herë të parë në jetën e saj hyn në kuzhinë e përgatit një sushi që nuk harrohet, e vendos në trup dhe pret atë që nuk vjen kurrë dhe peshku krudo merr erë.
Filmi "Seksi dhe Qyteti", me skenograf, regjisor dhe producent Michael Patrick King, është shumë i gjatë, është i njëjtë si një episod televiziv, shumë minuta evenimente, batuta, veshje, personazhe dytësor. Po të ishte reduktuar, ai do të humbiste origjinalitetin, duke u bërë një film si gjithë të tjerët, me zgjidhje banale e asgjë nga një lirshmëri në të folur dhe atë sensualitet të lehtë që përmban një serial televiziv, që iu jep spektatorëve beqarë iluzionin se ajo është mënyra më e mirë për të ditur si të përdoret në favorin e tyre; në kërkim të dashurive të mëdha që për ta gjetur duhet të kalosh në shumë tentativa dhe që mbi të gjitha, zhgënjimi të mos zgjasë më shumë se një natë, deri në takimin tjetër me një burrë, që për një arsye të vlefshme të kalohet dhe në shtrat. Është një fshirje e jetës si shërbëtore, janë momente në apartamente të rastësishme, aspak punë shtëpie, ushqim gjithmonë i blerë i gatshëm, një punë elegante VIP-ash, para për restorante të bukura, burra elegant, të pasur: e gjithë ajo çka ngel në film, është miqësia e madhe midis grave, duke treguar çdo sekret sentimental, çdo impresion seksual, çdo prezantim me meshkujt, nga më të këqijtë deri tek më të mirët. Por kohët ndryshojnë dhe është e drejtë që "Seksi dhe Qyteti" të ndryshojnë gjithashtu. Gjeneratat e reja femërore janë ndoshta më pak të emancipuara, më pak liberale, më të trembura dhe më të pasigurta: Jeta beqare nuk është më në modë. Më mirë një burrë çfarëdo në vend të dashurisë së madhe, sesa një vetmi. E kur jeta aventureske është e përkryer, nëse kanë hequr dorë Carrie, Samantha, Charlotte e Miranda, përse të vazhdosh akoma të ëndërrosh?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora