E premte, 19.04.2024, 11:00 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Rilindja 2013

E shtune, 14.12.2013, 04:02 PM


RILINDJA 2013

Esse

NGA NEBI DRAGOTI

Prelud politik, kërkesë e kohës, domosdoshmëri e thirrur për t’u realizuar kjo Rilindja 2013. Rilindja e dytë shqiptare!Domosdoshmëri e thirrur për ndryshim të gjendjes së përkeqësuar sociale. Gjendja e përkeqësuar sociale ka ardhur si rezultat i keqqeverisjes djathtiste, i ecjes kuturru, pamaturi dhe pamirëllogaritje të hapave të ecjes në tërë sferat e jetës shqiptare. Ekonomi e rrënuar, buxheti zero, kredhur vendi në borxhe, bujqësia me tokat lënë djerr. Papunësia dhe varfëria ka pjellë kriminalitetin gjer edhe në familje. Ka tronditje në moral, ka krisje në karakter, ndërsa droga është stimulanti më i rrezikshëm që ka shtrirë kthetrat tek moshat e reja të papuna dhe i nxit për të kryer vepra antisociale nga më të shëmtuarat. Prelud politik përtej politikës majtiste e djathtiste. E kërkoi shumica që e demonstroi me votën e 23 qershorit me një pjekuri atdhedashurie për ndryshim. E kërkoi shumica që apelon të bëhet akoma më e madhe, më e fuqishme duke u shtuar e zmadhuar deri sa të bëhet një e tërë popullore solide. Kjo arritje është çelësi i suksesit që dëshirojmë. Ndërgjegjësimi në këtë prizëm është detyrë përpara Atdheut që duhet kryer nga të gjithë për ta kurorëzuar Rilindjen  2013. Drita e qartësisë duhet të futet në çdo skutë të mendjes, se kështu punojmë për veten, se kështu duam veten tonë, duam përparimin, duam shoqërinë e paster , pa korrupsion, pa dallavere, allishverishe. Administratat, institucionet shtetërore, shëndetësia, drejtësia t’i thotë lepe e peqe problemeve që ka për zgjidhje edhe ai hallexhiu i fundit. Shteti demokratik të jetë shtet i vërtetë demokratik. Burrokracia zyrtare të shporret nga sytë këmbët!Policia të jetë profesionale, të jetë roje e suksesshme dhe e dvotshme, aktive për një vend me siguri qetësie dhe paqje sociale. Ja, pra pse na duhet Rilindja . Himni i Republikës ka për motiv përbashkimin mbarëpopullor edhe për këtë çështje madhore. Rilindja 2013 këndon himnin e Republikës. Rilindja 2013, preludi shqiptar,  hedhi hapat në shtator për ngritjen e shtetit ligjor funksional. Forcat nuk na mungojnë. Populli im, ndize dhe fryjë sa më shumë zjarrit të madh bubullak, flaka të përpijë sa herë të jetë nevoja ndër vite, që Atdheu kërkon dhe ka nevojë për Rilindje. Atdheu, Shqipëria është e popullit shqiptar dhe e askujt tjetër. Populli im, je flakadan ndjenjash atdhetarie. Je forca, mençuria;je drita e Atdheut bërë nga gjaku me rruaza rreze drite derdhur në shekuj.

Gusht, 2013.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora