E enjte, 28.03.2024, 10:39 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

69-vjetori i lindjës së Presidentit Rugova

E diele, 15.12.2013, 04:20 PM


Në kuadër të shënimit të 69-vjetorit të lindjës së Presidentit historik të Kosovës, Dega e LDK-së në Zvicër organzoj promovimin e dy librave!

"Rugova, Mendimi, Kultura, Politika" të autorit Vehbi Miftari dhe "Epoka e shenuar apo Rugova, Flamuri,LDK-ja" me autor Xhevat Rexhaj

Me intonimin e hymnit dardan moderatori dhe antari i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër z. Zeqir Gjukaj, hapi tubimin duke i përshëndetur të pranishmit. Njëherit z. Gjukaj, prezentoj jetëshkrimin e autorëve z. Vehbi Miftari dhe Xhevat Rexhaj.

Duke përshëndetur pjesmarrësit kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër në fillim Tha : "Më lejoni që në emër të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe të anëtarësisë së saj, t`ju përshëndes duke ju uruar ditëlindjën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova si dhe duke ju dëshiruar mirëseardhje në promovimin e këtyre librave kushtuar personalitetit tonë Dr. Ibrahim Rugova. Një falenderim i veqant shkon për kryesinë e nëndegës së LDK-së në Burgdorf si nikoqiere e këti evenimenti kulturor.

Është privilegjj i madhë për mua që sot bëhem pjesë e promovimit të këtyre librave në kuadër të ditëlindjës së 69 kushtuar Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Është nder dhe krenarie motivuar që ne së bashku, duke promovuar këto libra, nderojmë me rrespekt të madhë figurën dhe emrin e shquar të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Por më shumë se për librin me pietet u fol për figurën e madhe të Ibrahim Rugovës, ku ndër të tjera folësit vlerësuan se vdekja e presidentit Rugova ishte humbje e pakompensueshme për popullin shqiptar".

Prof. Hamzë Morina tha se studiuesit dhe historianët botërorë, figurën e Rugovës e kanë cilësuar si unikate jo vetëm në rrafshin ballkanik, por edhe atë evropian dhe botëror. "Personaliteti i tij (Ibrahim Rugovës) arriti ta shndërrojë në realitet atë që mund të quhet e pamundur për shumë studiues. Autori në këtë vepër, u qaset aspekteve të shumta që kanë të bëjnë me periudhën e veprimtarisë intelektuale, politike e shoqëror të Rugovës, trajton figurën e Presidentit historik të Kosovës, nga disa shqyrtime dhe këndvështrime të ndryshme si filozofike, politike dhe nacionale, që ndërlidhen, përplsi otësohen njëra me tjetrën dhe pa të cilat Presidenti Ibrahim Rugova del i mangët, i cunguar, në rrezik që të trajtohet në mënyrë të njëanshme dhe jashtë kontekstit filozofik, politik dhe shoqëror.

Madje,vlerësoi se vizioni i Ibrahim Rugovës nuk ishte shfaqur ndonjëherë në historinë e të gjitha vendeve ballkanike. "Ai ishte një lloj lëvizjeje që synonte detyrimin moral, bazuar në vlera, një lëvizje për çlirimin bazuar në virtyte, në moralin e shoqërisë njerëzore", tha z. Hamzë Morina. Duke theksuar në fund se "njerëz si Ibrahim Rugova, fatkeqësisht lindin rrallë, por fatbardhësisht nuk vdesin kurrë".

Në vazhim u prezentua edhe libri i Autorit Xhevat Rexhaj, "Epoka e shenuar apo Rugova, Flamuri,LDK-ja".

Në librin e Xhevat Rexhës fillohet qe me statutin e LDK-es duke vazhduar me fazat e mahershme te viteve 92 te shekullit te kaluar, kohen e themelimit te fondeve ne Zvicer duke filluar qe nga fondi i solidar e gjerë te ai i treperqindshit, por autori i pershkruan ne formen tejet sistematike te gjitha ndodhitë ne , mergatë, diaspor?, ne kuader te LDK-es dhe te organizimeve tjera, te diaspores te zbatuar nga Dega e LDK-es ne Zvicer formimi te qeveris? Bukoshi, fazën fillimit te organizimit ushtarak, te njesive te para te ushtruara ne Shqiperi , te organizuara nga LDK-ja .

Por, ai ne m?nyrë shumë të guximshme i pershkruan edhe kurthat qe i organizohen LDK-s nga majtistat si dhe struktura organizative e tyre e bazuar ne solidaritetin "vllazror" te ideologjse se lindjes, Transformimet e tyre ne parti demokratike, duka bere luften per pushtet, por duke shfrytzuar resurset e luftes dhe te atyre qe u sakrfifikuan, duke qitur ne pah pasurimet personale, hajnive, tjetersimeve dhe aleancave mafijoze per interesa te ngushta.

Ndërkaq kryetari i degës së LDK-së për Zvicër z. Haki Latifi duke përgëzuar autorin dhe bashkëveprimtarin z. Xhevat Rexhaj,tha se jo vetëm libri që ka vlera të mëdhaja, dhe tregon vlerën dhe personalitetin e te madhit dhe të pa zëvendësueshmit Ibrahim Rugova, por edhe vet autori është i mbushur, i ushqyer, dhe i kalitur në frymën dhe vlerën Rugoviane. Xhevatin e përgzoj për këtë libër duke i uruar që të mos jetë kjo libër i fundit i tij.

Gjatë bashkëbisedimit në të cilën u zhvillua me autorët e këtyre librave u zhvilluan diskutime me interes ku për temë kryesore kishte protagonistin, një nga figurat më të çmuara të botës shqiptare. Në Diskutimet e Dr. Llukman Halili, Saim Tahiraj , Hajdar Sadrija etj., u tha se presidenti Rugova ishte diplomati numër një i shqiptarëve, jo vetëm për faktin se ishte sa vizionar e misionar, po aq edhe këmbëngulës në kauzën e të drejtës së Kosovës për pavarësi.

Autori i librit, z. Vehbi Miftari, tha se kjo vepër nuk është vetëm një nder për të, por për atë njeri që i dha lirinë dhe ndërtoi shtetin re ri, Kosovën – për Presidentin historik Ibrahim Rugovën. Pasi foli për idenë për ta shkruar librin e tij për udhëheqësin shpirtëror të Kosovës e me integritet të lartë moral, Ibrahim Rugova, ai theksoi se Rugova sfidoi jo vetëm regjimin e Millosheviqit por të gjitha mitet serbe për Kosovën, pa shkatërrimin e të cilave çdo përpjekje për ta çliruar Kosovën do të ishte e pamundur. Më parë promovimet e këtyre librave u organizuan edhe nga nëndegët e LDK-së në Solothurn, Olten dhe Zofingen.

Në fund autorët u falenderuan për mundësin dhe kujdesin që po tregon kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër për kulturën shqiptare si dhe promovimin e librave si dhe për kontributin e pjesmarrësve në diskutimet e tyre.

 

 Nga fjala e Hamzë Morinës

Të nderuar bashkatdhetarë

Kam nderin e veçantë që para jush të paraqes studjiusin dhe intelektualin Vehbi Miftari, Doktorin e shkencave të albanologjisë dhe dekanin e Fakultetit të shkencave sociale në Universitetin AAB të Prishtinës, i cili do të prezentojë para jush veprën dhe përsonalitetin e Dr. Ibrahim Rugovës, njeriut që me e tij të çartë orientoi shqiptarët në rrugën e drejtë të civilizimit europian. Njeriu që me vizionin largpamës politik udhëhoqi shqiptarët me moton liri, pavarësi dhe demokraci, që me levizjen e tij të rezistencës paqësore dhe intelektuale u bë shembull jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Njeriun që gjunjëzoj armiqtë e përbetuar të shqiptarëve dhe krijoi miqësi të mbarë e aleatë të cilët natyrshëm u hodhën në mbrojtje të aspiratave të shqiptarëve për të realizuar dimensionin human të të drejtave njerëzore dhe nacionale.

 Në saje të politikës së mençur dhe vizionare Rugova u shëndrrua në përsonalitetin që ndrroj rrjedhën e politikës vullgare në Ballkan dhe u bë ideator i një vizioni të ri civilizues me perspektivë europiane. Me levizjen e të cilit për nga madhështia e tij do të quhet edhe Epoka e Rugovës.

Për këtë epokë të lavdishme bashkë me një plejadë të rinjsh si Vehbi Miftari po i qasen sot me sukses kësaj epoke dhe vizionit dhe filozofisë politike të Dr. I. Rugovës duke studiuar filozofinë politike dhe tërë veprimtarinë e tij në aspektin shumëdimensional. Vepër dhe përsonalitet që e meriton një çasje të tillë duke shpresuar që gjeneratat që vijnë do ta shumfishojnë kërkimin bazuar në forcën dhe kthesën politike dhe intelektuale që solli fryma Rugoviane në trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjërë me vizionin e ri për nga dimensioni human e univesal për të drejtat nacionale.

Libri që kemi përpara na sjell Rugovën si mendimtar dhe njeri i formuar qëkur ai në qarkun letrar të Prishtinës me intelektual të rinj paraqesin mendimin e tyre të hapur(modern) me orientim nacional përkundrejt klisheve të kohës me refuzimin e tij estetik kundrejt ideologjisë për tu shqur si politikan me ngjyrë intelektuale.

Njeri që do të ndërtojë konceptet kulturore, nacionale dhe politike të bazuar në trashëgiminë pozitive nacionale dhe të mendimit të lirë e human. Këtu ai do të bazohet te modeli kulturor dhe modeli politik që nuk anashkalon kodin nacional me karakter të përkryer me cilsi shpirtërore dhe pjekuri morale.

Rugova do të bashkëveprojë si model i përfaqsimit intelektual dhe  model i veprimit politik, ku bazë do të jetë kultura shpirtërore europiane dhe programi nacional kulturor i tij ndërtuar mbi veprimin që „Kosova e pavarur do ta qetsonte rajonin"

Pra tërë politika e ndertuar nga ai do të ishte thellësisht largëpamse dhe drejtepeshuese e bazuar siç thamë më lart në tashëgiminë shpirtërore trashëgiminë kulturore dhe në realitetin nacional (Skenderbeu në mesjetë, Rilindja kombëtare-aspekti i dijes dhe nënë Tereza humaniteti).

Kështu krijon kulturën politike si kulturë besimi dhe LDK si Lëvizje për pavarsi, liri dhe demokraci ku qëllim parësor vihet premisa e filozofisë politike shpëtimi i substancës njerëzore në sfidat që e presin Kosovën.

 Ai përseriste shpesh, „Ne nuk e kemi forcën, por kemi autoritetin" duke ndërtuar strategjinë politike të veprimit të lirisë së brendshme me vlera të përbashkëta për të arrijtë objektivin nacional dhe integrues. Kështu mbeti aë ditë e sot i pakontestueshëm varianti politik i Dr Rugovës. Për të cilat profesori ynë V. Miftari në librin e tij që do ta lexoni i thotë gjërësisht. Pra atij po jalëmë që para jush ta deshifrojë.

Hamzë Morina

 

Nga letrat e përshëndetjeve

Rabit Osmani

LET?R P?RSH?NDET?SE

Shumë i nderuar kryetar i LDK-së dega ne Zvicer z Haki Latifi, Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë te Lidhjes Demokratike të Kosovës Të respektuar mërgimtarë Ju njoftoj se unë jetoj me familjen time ne Kosovë, perkatesisht në Prishtinë e rrjedhimisht dihet se e kemi njeherëpernjeherë të pamundur që të udhetojmë pa viza, prandaj në pamundësi që të jem me ju sipas ftesës së kryetarit, z.Haki Latifit, deshta vetëm t ju uroj nga zemra për këtë manifestim qe e organizoni me rastin e 70-vjetorit të lindjes së mendjendriturit Presidentit historik të Kosovës të ndjerit Ibrahim Rugova,si dhe për promovimin e librit -Ibrahim Rugova,Mendime Kultura Politika, të autorit,Vehbi Miftarit. Po qe se do të mund të isha në organizim të kesaj date historike për ne, do të isha ndjere me se i lumtur, sepse të dashur mergimtarë dhe veprimtarë të devotshëm të LDK-së dhe qështjes shqiptare në pergjithësi nuk ka ditë të vetme që nuk lutem për shpirtin e strategut dhe vizionarit të shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Nese vetem edhe një ditë më kalon pa më rënë ndër mend jeta dhe vepra e të derguarit të perendisë Dr Ibrahim Rugovës, qoftë i mallkuar gjaku im. Ky dhe vetem ky prej momentit që e mori përsipër ti prijë Lidhjes Demokratike të Kosovës, (që per mua ishte vazhdimësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit),diti qe në momentet më kritike për popullin tonë me guxim e maturi ti prijë popullit deri në fitoren përfundimtare ndaj një armiku të armatosur deri në dhëmbë, që e priste momentin të na vërsulej me të gjitha mjetet për të na zhbire nga faqja e dheut...Në këto momente kritike për popullin e Kosovës u shfaq shpresa , shpetimtari i tij ,pra, Ibrahim Rugova, i cili e mori barrën që ti prijë në kohën më të vështirë në historinë e kësaj toke Dardane deri ateherë.... Dr Ibrahim Rugova u nda nga jeta kur ishtë bërë tashmë realitet deshira e vizioni i tij i parë, qysh kur hyri në politikën aktive për një Kosovë të lirë nga pushtimi e pushteti kolonial serb dhe në mbrojtje nderkombetare, me praninë ushtarake të NATO-s.

Por ai i mbylli sytë dhe u largua nga jeta pa arritur të shihte e të gëzonte edhe çastet e plotësimit të deshirës së tij të madhe dhe të kërkesës së tij të vazhdueshme që Pavarësia e Kosovës, si shtet sovran të njihet ndërkombëtarisht, dhe Kosova te zëjë vendin e saj në bashkësinë e shteteve, njesoj si të gjithë anetarët e tjerë të OKB-së. As sot e kësaj dite nuk mund ta harroj momentin e ndarjes nga jeta të themeluesit të shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova, kur Kosova u shkreh ne vajë, dhe nuk arriti që me dorën e tij ta nënshkruajë pavaresinë e për të cilën e shkriu edhe jeten...si çdo shqiptari të vërtetë, edhe mua do të më mbetet brengë jetësore që nuk arritëm së bashku me T? ta festojmë Pavaresinë e shtetit që vetë e themeloi, duke na e lënë të gatshëm flamurin e bukur Dardan, hymnin e kushtrimit vulën e presidentit... Ishte Njeri i kompromiseve dhe Njeri që dinte të falte, vetëm që Kosova të vazhdojë drejtë lirisë, pavaresisë dhe demokracisë.

Kurrë nuk diti të flasë fjalë të rënda dhe nënçmuese për kundërshtarët politikë, edhe në momentet e dëshpërimit , madje as ateherë kur një dorë e zezë deshi ta privoje nga jeta, siç I privuan shumë anëtarë të LDK-së, bashkëpunëtorë të TIJ, duke mos dashur që populli të perçahej në mes vete, dhe i bindur se në çdo kohë gjatë historisë sonë janë gjendur edhe shqipfolës që e kanë pasë gjakun e prishur të tradhetorit.... Vetem për një gjë Presidenti Rugova ishte këmbëngulës dhe i pakompromis, në kërkesën për pavarësinë e Kosovës. Vdekja e hershme e Dr Ibrahim Rugoves ishte një dhimbje e madhe jo vetem për familjen Rugova, por për mbarë popullin e Kosovës, për bashkëpunëtorët e tij, ngase humbëm atdhetarin e shquar e demokrat. Dr Ibrahim Rugova do të kujtohet si njeriu që ju perkushtua arritjes se pavarësisë së Kosovës me mjete paqësore, deri ne një moment, por duke mos e përjashtuar edhe luftën e armatosur , për te cilën edhe u perkujdes që të angazhoheshin strukturat ushtarake, oficere te karierës…. Ne njefarë mënyre mund të thuhet se vdekja e tij ishte si humbje e një profeti, kur parashikoi që të vendosej një protektorat ndërkombetarë si hap i parë drejtë pavarësisë së vendit. Jam i lumtur, sikurse edhe ju të dashur mërgimtarë që jetuam dhe vepruam në epokën e këtij Burrështetasi që lindin një herë në njëqind vjet… Duke i marrë parasysh të gjitha këto qe i thashë më lartë jam i bindur se perkulja ndaj jetës dhe veprës së Presidentit Ibrahim Rugova do të vazhdojë ndër breza e breza...

- Zoti e bekoftë Presidentin Ibrahim Rugova , dhe Dardanine antike - Zoti e bekoftë familjen Rugova - Zoti iu bekoftë juve vëllezër e motra mërgimtarë që iu gjendët Kosovës në kohërat më të vështira

Me nderimet më të sinqerta

Rabit Osmani, anëtar i kryesisë se LDK-së nëndega. Kodra e Diellit,

Prishtinë më: 27.11.2013

I NDERUAR Z. KRYETAR I DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR HAKI LATIFI,

TË NDERUAR ANËTARË TË KRYESISË SË LDK-së PËR ZVICËR,

TË NDERUAR PJESMARRËS,

ME DËSHIRË TË MADHE KISHA ME MARRË PJESË NË KËTË DITË TË MADHE, NË DITËLINDJEN E KOLOSIT, PRIJSIT, LIDERIT, KRYETARIT TË PËRJETSHËM TË LDK-së, DHE PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVËS. PRESIDENTI ISHTE DHE MBETËT FIGURA MË EMBLEMATIKE I CILI E NDËRROJ FAQEN E HISTORISË NË FAVOR TË POPULLIT SHQIPTAR JO VETËM NË KOSOVË, POR EDHE NË TË GJITHA TROJET KU JETOJNË SHQIPTARËT DHE NË DIASPORË. ME PA MUNDËSINË QË TË MARR PJESË NË KËTË EVENIMET SHUMË DOMËTHËNËS, UNË JUVE KRYESISË SË LDK-së, ANËTARËVE, SIMPATIZUESVE DHE GJITHË MIQVE, SHOKËVE DHE FAMILJARËVE, POR EDHE BASHKËPUNËTORËVE QË PUNUAM BASHK PËR 20 VITE, JU UROJ NJË MANIFESTIM TË BUKUR, KËSHTU DUKE E NGRITUR EDHE MË LARTË FIGURËN E PRESIDENT RUGOVËS. JU PËRSHËNDES DHE JU DËSHIROJ SHËNDET, DHE PUNË E SUKSESE NË LDK DHE AKTIVITETET E DIASPORËS.

ME NDERIME

NEXHAT IBRAHIMI - PRIZREN



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora