E enjte, 28.03.2024, 10:50 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Demaçi dhe Krasniqët me mjekrra

E merkure, 11.12.2013, 07:55 PM


DEMAQI DHE DY KRASNIQËT ME MJEKRRA

Nga: Xhevat Rexhaj

Shqiptarët, apo popull që ende lejon të keqen në trupin dhe kokën e vet!

Jemi në vitin 2013, në vitin që ende vazhdojnë bisedimet Serbi Kosovë, e që temë e kanë rregullimin e brendshëm politik të vet Kosovës, absurd, poshterësi dhe lëshim pe pra atyne që jo më pak se para 14 vitesh vrisnin, djegshin, prenin dhe sakatonin shqiptarët.

Gjithmonë kur qeveria e Kosovës që udhhiqet nga miku i ngushtë dhe punëdhanësi i Ademit, Hashim Thaqi, gjindet në kritika të ashpra, kur ne bisedime bënë lëshime katastrofale për dhe rrethë Kosovës, imponohet dhe dirigjohet kush tjetër pos një shqiptarë q ë ka kalue dekada në burgjeqë dikur ishte i dashur nga ne, por qe pas daljes nga burgu filloi të urrehet nga ne, e ky është Adem demaqi. Qeveria dhe klanet mafioze të pushtetit në Kosovë e shfrytëzojnë gjithnji në kohë dhe me kohë mendjen dhe gojën e budallakueme të Z. Demaqi që të terhjeki vëmendjen nga katrahurat, krimet politike e ekonomike dhe lëshimet ndaj Serbisë, duke turrur Ademin kundër figurave të njohura të kombit, si ihste këto ditë rasti me sharjet, fyerjet, etiuketimet dhe deri te peshtymja e varrit të Ibrahim Rugovës që bëri Demaqi. Në fillim të shkrimit une vura citatet e Z. Rugova me aq njerëzi e dashuri vllaznore që i dedikoheshin Demaqit pas dakjese nga burgu, e bëra këtë me një arësye, që ne të gjallët të kuptojme se I. Rugova i donte të gjithë shqiptarët e më së shumti ata që kishin emër dhe kishin krijue emër me veprat e tyne ashtu siç kishte bërë Z. Demaqi si i burgosuri me gjatësi më të madhe në Ballkan e më gjerë. Mjerishtë kundërpërgjigjet e Z. Demaqi ndaj këtyre fjalëve të urta dhe komplimentare që kishte bërë për të Rugova, në vazhdimësi janë ogurzezam janë q jo shqwiptarishtë të thuruar dhe shkurt janë thanje që as vet serbët nuk do mundeshin të i thonin me Qosiqat e tyre për figurat shqiptare.

Në ndalemi vetëm pakëz e t përcjellim histoinë tonë do të vijmë te një fenomen që mjerishte gjindet vetëm në mentalitetin tonë si shqiptarë. Ne edhe gjatë shekujve të tjerë kemi vra figurat e medha të kombit me fjalët tona, me rrenat tobna, duke ndjell edhe përqarje gjatë gjithë historisë. Një dukuri e tillë nuk gjendet fare te popujte e tjere rreth e rrotull nesh, jo ngase ata gjithnji e ruajnë njëri tjetrin, kur është në pyetje historia dhe kombi i caktuar. Serbët e detyruan edhe botën të besoi se M. Kopiliqi ishte serb!, maqedonët bashke me serbët e tkurrën emrin e Alekjadsandrit të Madh- Leka duke e bërë maqedon!, sot maqedonët flasin dhe shkruajnë se Gonxhe Bojaxhiu ishte sllave-maqedone, e ne shqwiptarët ulim mendjen dhe kokën, shukatin tipat e Demaqit, nuk ndihen fare, e nga an tjetër vërsulën kundër figurave të historisë se re shqiptare, që me ideologjitë e tyre bolshevike, të injorojnë dhe etiketojne Burrat e kombit që i njef edhe bota, vetëm e vetëm që emri i tyre si Ademi të thirren Heronjë??!! E pra të gjitha këto marrëzira nuk e pengojnë Z. Demaqi, ngase ai i fut në lista si luftëtarë njerëzit si Azem Vllasi, Mahmut Bakalli, Shkelzen Maliqi e maliqa të tjerë që ne i njohem , dhe i njohim, ndersa po ky Demaqi me ngulm bertet se Tahir Zemaj, Sali Cekaj, A. Ramdani e mijëra të tjerë që ishin oficer e luftëtare të Ushtrisë së Kosovës nuk duhen të përfshihen në histori si veteran e luftëtar, e ketu del në pah fytyra e vërtet e këtij Demaqit. A. Demaqi i quajti dhe i quan spiuj F. Aganin, Sh. Manajn, L. Berishen, B. Qaushin, S. Hajdarajn, Xh. Mustafen, U. Bytyqin, Komandant Drinin, Azem Shkrelin, Bajram Kelmendin, Zekerija Canen, M. Krasniqin e shumë figura të njohura kombëtare, ose thënë trup e shkurt, duke etiketuar të tillët si spiuj ai, pra Ademi e quanedhe 90% e shqiptareëv spiuj???? Nga kush e ka dhe nga kush po paguhet ky Ademi ta baltosi e njollosi shumicën shqiptare????

Sot kur ne shqiptarët e Kosovës do duhej të ishim sy hapur se si po na rrëshqet një pjese e territorit nga sovraniteti ynë, na duhet të merremi me një, dy, tre, 100 e deri në 1 000 ( se nuk ka më shumë fatmiresishte keshtu besoi) që me qëllime djallëzore në vendë që të fokusohemi kah e ardhmja dhe ruajtja e sovranitetit fusin thikën me dy teha në trungun tonë ndërshqiptarë. Vetëm këtë muaj kur thuaja se ligjërisht dhe me legjitimitet filloi zyrtarizimi i Zajednices serbe në Kosovë, na dolën emra të përçudnume, që thërrasin në ndarje e gati vërllavrasje ndërshqiptare, del një maniak islamo-arabik me emnin Shefqet Krasniqi,qe shan Nanë Trezen, Gjetgj Kastriotin, I. Rugovën e të tjerë shqiptare, nuk vonion shumë dhe si me teledirigjim shfaqet lakuriq hijena e natës, po vëllau i atij të parit një i quajtur Milazim Krasniqi që haptazi kërkon ndarje të shqiptarëve në mysliman dhe katolikë, pra kërkon përqarjen më të neveristhme që nji gjak shqiptari do e bënet. Pa vonuar shumë perseri teledirigjuesi na e hoshi në eter, në plak që vërtet dikur ka vuajtur burgjeve të Jugosllavisë, nejse për nji libër nëse ishte dhe është libër, se kishte të bëj me gjarpninjë, er ky është A. Demaqi i cili po si tupanxhija i syfyreve ua prishë qetësin shqiptarëve të cilët sado kudo disi po duen një rehati bile shpirtërore, dhe ky me piskama e betima shfryn kundër një shqiptari që ka 7 vite ka ndërrue jetë, e ai ëstë kush tjetër pos Presidenti i parë i R. Së Kosovës I. Rugova, dhe ke¨ti mbe¨rrihet maja e Aisbergut, taniu më haptazi edhe nji here si herave tjera Demaqi shan, baltos, shfryn epshet e burgut, masturbimet e tija nepër çeli dhe vetëkënaqsitë e tija duke shikuar foto të “pevaqicave” të asaj kohe që i kanë mbajtur mureve të çelive. Po pse or Z. Demaqi po na detyron që ne tani të flasim e shkruajmë kundër teje, jo ne vërtet nuk e duam këtë të ndeshemi me ty, se megjithate ke pas emër, ke hy në zemrat shqiptare si disidenti i madhe i kohës, por pse na detyron që ne tani të frikohemi nga Ti, apo nga qëndrimi yt mendor që ke. Shqiptari asnjihere bile pas vdekjës nuk e ka pas zakon që të shaj të vdekurin, përkundrazi e ka ruajtë njerëzin dhe burrnin duke nderue të vdekurin, e Ti përkundrazi pështynë mbi të vdekur, a e mendon se nji ditë dikush do të reagoi edhe më keq ndaj varrit dhe emnit tuaj.

Rugova as në amshim nuk të hidhërohet ty, I. Rugova edhe nga amshimi sigurishte se lutet që të jeshë mirë me mendje dhe shendet, ai sigurisht uron qe të gezosh rrogën, kerrin, sekretareshen, banesen, shtëpine e lukse te tjera që ti sot i kullotë nga buxheti i shtetit, pra edhe për këto fëlliqsira që ke qit nga goja yte besoi se I. Rugova të fal, po po more se ai edhe për së gjalli të ka fal, bile të ka nderue edhe kur je mundue me e çnderue, ai të ka respektue edhe ti e ke sha me nanë e bab, e o A. Demaqi, le të ti fal të gjitha këto I. Rugova, por qebesa ne të gjallët që jemi nuk mundemi të të falim, jo se do mallkohemi nga gjeneratat që duhet t¨üe dijnë se kush ku ishte, e me këtë duhet thënë se ti vet e kërkove vendin, dhe ai është vendi që nuk të ofrohet ashtu si do e kishe mendue në historinë tonë.

Ne të gjallët të kuptojmë se pse i bënë ti küëto sharje e fyerje ndaj njerëzve të kombit, e dimë se po bënë jetë luksi, ke privilegje që si kishte as Mandela, ke pushtetin mbrapa, por nuk po e shef se nuk e ke popullin mbnrapa, jo përkundrazi e ke kundër teje, po pse?

Z. Demaqi, populli në heshtje, në ndeja, në gazeta, në libra po pyetet pse vallë ju nuk po merreni dhe nuk i kritikuat asnjihere këto dukuri negative:

1.         Kemi qeverinë dhe pushtetin e kriminalizuar, korrupcion dhe hajni të parase së popullit?

2.         Kemi vrasje politike nër pasluftën e Kosovës, pse asnjihere nuk fole, shkrove apo familjet e demtuara nuk i vizitove?

3.         Kemi shitjen e aseteve, pasurive më të mëdha shtetërore për pak para, dhe ato sigurisht në pastrim parashë nga pushtetaret, apo gazdallarët tuaj, pse nuk flet?

4.         Kemi gjendjen alarmante në Luginën tonë të Preshevës ku edhe librat nuk iu lejohen shqiptarëve nepër shkolla, derisa në Kosove ti kërkon liri më të madhe për serbët e romët e turqit?

5.         Planifikohet që Trepça të rrëshqasë në shitje apo pazare apo ndarje pasurie me Serbinë, pse nuk flet ore?

6.         Shitet PTK ja për “ vitra” pasuria e madhe e shtetit, e ti me çfarë telefoni flet?

7.         Ikun njerëzit e denuar nga gjykatat, njerez të politikës që janë afër me ty, njerëz që kanë bërë krime të natyrave të ndryshme dhe ti nuk flet, pse ore?

8.         Miqët tuaj na e fusin “ fusnoten” e ti perseri na fut përqarjen në vendë së të kritikosh fusnotën, pse ore nuk flet?

9.       Serbët e MUP it të Serbisë po na bëhen policë në tokën tonë, e ti i përkrah bisedimet, pse nuk kundërshton?

10.       Në Veri do formohet Gjylkata Themelore dhe ti e din se ajo gjykatë do ketë kompüetenca gati sa gjykata e jonë Kushtetuese, üse nuk flet?

11.        Në sytë e veshet tuaj po themelohert shteti në shtet, apo ZAJEDNICA, po pse nuk flet për këtë qështje që dikur gjeneratat e reja do ja shofin sherrin?

12.       Ditë për ditë shqiptarë të rinj¨üe, vllazen e fëmijë tanë shkojne me direktiva nga shefat e tyne me emra Hoxhallarësh e Imamësh që të vdesin në ferrin e Sirisë për Allahun e huaj dhe xhihadin e Al Qaidas, e ti nuk e flet asnji fjalë, pse?

13.       Mijëra të rinjë shqiptarë so e gjithë ditën mbyten lumenjëve të Se3rbisë e Hungarisë duke ikur nga Kosova e jonë e lirë, athua pse e bëjnë këtë nga dëshira, pse nuk flet?

14.       Janë edhe qindra pyetje për të cilat ne me dëshirë do të te dëgjonim dhe lexonim, ngasye dikur kemi mendue se ti do na jesh fanar, do na jepesh afri e urtesi, por u zhgënjyem ngase ka më shumë se 10 vite që Ti i nderuem A. Demaqi po na përqan, po na e turbullon shpirtin, po na i prishë zemrat e plagosuna që kemi shumë familje, që kemi humbur prindërit, vëllezërit, motrat, nipat, mbesat në luftë nga dora e sdhkaut. Po pra ndryshe të kemi mendue dikur, pr fatkeqesishte na dole krejtë ndryshe, tash kërkon me bgulm një përqarje edhe më të madhe ndërshqiptare, e kjo nuk duhet të te falet.

Ne jemi miliona shqiptarë që deshem dhe e duam shtetin, e duam rendin dhe ligjin, por e duam edhe vleren, e vlera për ne ishte dhe mbeti Ibrahim Rugova dhe te gjithe shqiptarët qe bile nga një gur e vunë në themeline Republikës, ne do mburremi me A. Jasharin, familjen Jashari, A. Krasniqin, T. Zemajn, S. Cekajn, A. Ramadanin, M. Krasniqin, Kom. Drenin e të gjithë luftëtarët e lirisë, por ti nuk ke as mundësi e as dije të na largosh nga nderimi dhe respekti për miliona shqiptarë që ishin në LDK dhe që kontribuan dhe filluan luftën e hershme institucionale për Kosovën dardane shtet.

Tani më une vetëm dua të tregoj se kush ishte I. Rugova kur fliste për ty Z. Demaqi:

Ibrahim Rugova: „I dashuri dhe i nderuari Adem Demaçi, ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Më lejoni që këtë fjalë rasti ta filloj me moton e romanit Tuaj të njohur ‘Gjarpinjtë e gjakut’, njërit ndër romanet më të njohura shqiptare: ‘Jo atyne që janë trima me ngrehë gishtin e krimit, po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit’. Po e filloj me këtë moto, sepse është një formulë universale, e dalë nga shpirti i shkrimtarit, për paqe e mirëkuptim midis njerëzve. Pra, Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh. Themi kështu, sepse shkrimtari deshi që me veprën e tij të heqë e të zhdukë një të keqe të popullit të tij – gjakmarrjen. Po ashtu vizionin e ndritur të romanit po e përjetojmë sot, kur, si në antikën greke dhe ilire, shqiptarët po i falin gjaqet, po i shuajnë gjarpinjtë e gjakut dhe po bëhen pajtimet. Sot, thuaja të gjithë, jemi bërë personazhe të mesazhit të romanit Tuaj – të pajtimit dhe të harmonisë. Kjo ngjet vetëm te popujt e moçëm, që dinë të falin, që dinë të mos harrojnë e po ashtu që nuk dinë të hakmerren. Sot, në këtë ditë gëzimi për të gjithë shkrimtarët shqiptarë, nuk do të flas për burgjet Tuaja 30-vjeçare. Të gjithë këtë po e quaj qëndresë njerëzore dhe intelektuale, që dinë dhe mund ta mbajnë vetëm shkrimtarët e vërtetë, të cilët pos veprës, i mbajnë edhe bindjet politike dhe njerëzore. Fati Juaj është fati i një pjese të shkrimtarëve shqiptarë dhe i letërsisë shqiptare. Ju nuk e pësuat vetëm për bindjet politike, që bolshevizmi i shpalli armiqësore, po edhe pse ishit ndër të parët dhe më të rinjtë që shkruanin në shqipe, pse ishit shkrimtar i mirë me aftësi të rrallë letrare dhe me bindje të thella humaniste për popullin Tuaj dhe për të tjerët. Pushteti totalitar gjithmonë u frikësohet shkrimtarëve të mirë e të aftë.

Më lejoni, i nderuari Adem, ta mbyll këtë fjalë me dëshirën tonë të madhe që t’ju mbajë shëndeti dhe të na dhuroni edhe ndonjë kryevepër, sepse ende jeni në moshën e burrërisë, ende jeni me Diellin, siç i klasifikonte moshat shkrimtari ynë i vjetër Pjetër Bogdani.

Ju faleminderit që gjetët kohë të jeni me ne – me trup e me shpirt, sepse me shpirt e me vepër gjithmonë keni qenë me ne”. – Ibrahim Rugova. (Fjalim i mbajtur më 18 maj 1990 në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës.)

Ishin pra këto fjalët që para intelektualëve dhe mbarë shqiptarisë i tha Ibrahim Rugova për Adem Demaqin, dhe pa u ndal shumë une them se në këto fjali gjendet brumi mendor, burrnor, intelektual e kombëtar që tregon madhështin e Rugovës.

Tani duhet të lexojme vetëm thënjen e fundit të Demaqit që e thotë keto ditë në media, për I. Rugovën, apo na del ajo thënja popullore; “ une të gjuajta me bukë e ti më gjuan me gurë”, ja sa i ligë, sa i mjerë dhe sa anti hero shfaqet përseri A. Demaqi;

"Rugova i ishte zgërdhi Milloshevicit  para televizionit të Serbisë, populli e ka pa dhe krejt bota e ka pa. E kanë dëgju kur ka thënë se duhet me ndalë luftën. E dinë krejt bota se e ka marrë aeroplanin e kasapit të Ballkanit, e atij që vrante, digjte e piqte e shkërmonte Kosovën, me aeroplan të tij e mori Familjen dhe disa dashamirë të vetë dhe iku e shkoi në Itali. Në atë kohë me lënë popullin dhe me shpëtu prapanicën tënde, këtë veç një frikacak i madh e bën dhe veç një antivlerë e bën. Heroi këtë punë nuk e bën. Kështu, që këto janë do të vërteta që dikujt i dhemb edhe Mark Krasniqit sepse krejt ato punë që i ka bërë deri më tash politike i kanë shkuar huq sepse është lidh gabimisht dhe s'kam çka me i ba" ka thënë Demaçi.

Gjithmonë kur qeveria e Kosovës që udhhiqet nga miku i ngushtë dhe punëdhanësi i Ademit, Hashim Thaqi, gjindet në kritika të ashpra, kur ne bisedime bënë lëshime katastrofale për dhe rrethë Kosovës, impnohet dhe dirigjohet kush tjetër pos një shqiptarë q ë ka kalue dekada në burgjeqë dikur ishte i dashur nga ne, por qe pas daljes nga burgu filloi të urrehet nga ne, e ky është Adem demaqi. Qeveria dhe klanet mafioze të pushtetit në Kosovë e shfrytëzojnë gjithnji në kohë dhe me kohë mendjen dhe gojën e budallakueme të Z. Demaqi që të terhjeki vëmendjen nga katrahurat, krimet politike e ekonomike dhe lëshimet ndaj Serbisë, duke turrur Ademin kundër figurave të njohura të kombit, si ihste këto ditë rasti me sharjet, fyerjet, etiuketimet dhe deri te peshtymja e varrit të Ibrahim Rugovës që bëri Demaqi. Në fillim të shkrimit une vura citatet e Z. Rugova me aq njerëzi e dashuri vllaznore që i dedikoheshin Demaqit pas dakjese nga burgu, e bëra këtë me një arësye, që ne të gjallët të kuptojme se I. Rugova i donte të gjithë shqiptarët e më së shumti ata që kishin emër dhe kishin krijue emër me veprat e tyne ashtu siç kishte bërë Z. Demaqi si i burgosuri me gjatësi më të madhe në Ballkan e më gjerë. Mjerishtë kundërpërgjigjet e Z. Demaqi ndaj këtyre fjalëve të urta dhe komplimentare që kishte bërë për të Rugova, në vazhdimësi janë ogurzezam janë q jo shqwiptarishtë të thuruar dhe shkurt janë thanje që as vet serbët nuk do mundeshin të i thonin me Qosiqat e tyre për figurat shqiptare.

Në ndalemi vetëm pakëz e t përcjellim histoinë tonë do të vijmë te një fenomen që mjerishte gjindet vetëm në mentalitetin tonë si shqiptarë. Ne edhe gjatë shekujve të tjerë kemi vra figurat e medha të kombit me fjalët tona, me rrenat tobna, duke ndjell edhe përqarje gjatë gjithë historisë. Një dukuri e tillë nuk gjendet fare te popujte e tjere rreth e rrotull nesh, jo ngase ata gjithnji e ruajnë njëri tjetrin, kur është në pyetje historia dhe kombi i caktuar. Serbët e detyruan edhe botën të besoi se M. Kopiliqi ishte serb!, maqedonët bashke me serbët e tkurrën emrin e Alekjadsandrit të Madh- Leka duke e bërë maqedon!, sot maqedonët flasin dhe shkruajnë se Gonxhe Bojaxhiu ishte sllave-maqedone, e ne shqwiptarët ulim mendjen dhe kokën, shukatin tipat e Demaqit, nuk ndihen fare, e nga an tjetër vërsulën kundër figurave të historisë se re shqiptare, që me ideologjitë e tyre bolshevike, të injorojnë dhe etiketojne Burrat e kombit që i njef edhe bota, vetëm e vetëm që emri i tyre si Ademi të thirren Heronjë??!! E pra të gjitha këto marrëzira nuk e pengojnë Z. Demaqi, ngase ai i fut në lista si luftëtarë njerëzit si Azem Vllasi, Mahmut Bakalli, Shkelzen Maliqi e maliqa të tjerë që ne i njohem , dhe i njohim, ndersa po ky Demaqi me ngulm bertet se Tahir Zemaj, Sali Cekaj, A. Ramdani e mijëra të tjerë që ishin oficer e luftëtare të Ushtrisë së Kosovës nuk duhen të përfshihen në histori si veteran e luftëtar, e ketu del në pah fytyra e vërtet e këtij Demaqit. A. Demaqi i quajti dhe i quan spiuj F. Aganin, Sh. Manajn, L. Berishen, B. Qaushin, S. Hajdarajn, Xh. Mustafen, U. Bytyqin, Komandant Drinin, Azem Shkrelin, Bajram Kelmendin, Zekerija Canen, M. Krasniqin e shumë figura të njohura kombëtare, ose thënë trup e shkurt, duke etiketuar të tillët si spiuj ai, pra Ademi e quanedhe 90% e shqiptareëv spiuj???? Nga kush e ka dhe nga kush po paguhet ky Ademi ta baltosi e njollosi shumicën shqiptare????

Tani une do sjelli një shkrim të vogël nga mediat e Serbisë kur Demaqi vetëm nji vitë pas çlrimit të Koosvës shkoi në Beligrad?!

“ Demaci u Beogradu31. 10. 2000.

BEOGRAD - Cilj boravka albanskog politicara Adema Demacija u Beogradu je da 'uhvati prikljucak' sa novim rukovodstvom SRJ, ali i da objasni lokalne izbore na Kosovu koji su odrzani bez ucesca Srba, pise danas beogradski dnevnik 'Borba'. Demaci je prvi albanski politicar koji ce posetiti Beograd nakon proslogodisnje agresije NATO na SRJ. On je bio politicki predstavnik separatisticke Oslobodilacke vojske Kosova, ali se posle medunarodne konferencije u Rambujeu povukao iz politike. Demaci je kritikovao zlocine koje su kosovski Albanci pocinili nad Srbima nakon dolaska Kfora u juznu srpsku pokrajinu. Adem Demaci ce u 15 sati u Medija centru u Beogradu odrzati izlaganje pod nazivom 'Albansko-srpski odnosi, danas i sutra'. ...( përkthimi në shqip: “ Vizita e politikanit shqiptar A. Dermaqi në Beograd bëhte që ai “ të bëjë një ngjitje” me udhëheqësin e re të RF Jugosllavisë, por edhe të sqaroi për zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë pa pjesmarrjen e serbëve, shkruante gazeta Borba. Demaqi është politikani i parë shqiptar që po viziton Beogradin vetëm një vit pas bombardimeve të NATO s. Ai ishte Zëdhenës i UCK së, por pas futjese së Konferencës ndërkombëtare të Rambujesë, ai është larguar nga politika. Demaqi ka kritikue ashper dhunën dhe vrasjet që shqiptarët kanë bërë ndaj serbëve pas ardhjës së forcave të KFOR it. Në orën 15:00, në qendren Meijale në Beograd A. Demaqi do të flas në temën; “ Marrëdhenjët shqiptaro-serbe sot dhe nesër....”

Dihet botërishtë se Z. Demaqi gjithnji ishte takuar dhe takohet me serbët, bisedon shlirë dhe besohet edhe mirë ndihet në mesin e tyre, por asesi që Z. Demaqi të bisedoi shlirë dhe mirë me vëllezërit e vet shqiptare. Nga e gjitha kjo lindë edhe një pyetje që vërtet bëhej dhe bëhet edhe në ditët e sotme; po pse vallë si Zëdhenës të UCK se Serbia asnjihere nuk e futi në listën e vet për arrestim apo edhe burgosje???

Rrethë kësaj pyetjeje une do e japi mendimin që sot bëri një figur e njohur shqiptare për dhe rreth A. Demaqit, bërë nga Akademik Mark Krasniqi.

"Adem Demaçi do të bënte mirë për vetveten sikur të vdiste atë ditë kur është dalë prej burgut se tash është njeri tjetër se çka kem mendu na sa ka qenë në burg..." ka thënë Krasniqi

Një mik dhe veprimtare shume i njohur shqiptare i A. Demaqit, Z. Metush Krasniqi ka thënë për Z. Demaqi:

Mikja e shqiptarëve, Zonja M. Ollbright, thoshte për Rugovën dhe Demaqin:

"E mbylla telefonin me një ndjenjë pështirosjeje. Kjo bisedë telefonike me Demaqin kishte qenë për mua një nga bisedimet me rrëqethëse që kisha pasur ndonjëherë në jetën time “ ka shkruar ajo.

Albright i ka bërë një portret Rugovës. "Kur mbaroi mbledhja, Rugova më dhuroi një gur të vogël gjysmë të çmuar nga Kosova. Një nga zakonet e çuditshme të udhëheqësit shqiptar ishte te dhuronte vazhdimisht gurë. Një ditë më parë Clintoni kishte marrë si dhuratë një copë kuarc gati 2.5 kg. Kam njohur shumë disidentë gjatë jetës sime në Europën Lindore e kudo gjetkë. Zakonisht e ndien pasionin me të cilin e kanë përqafuar kauzën e tyre. Kurse Rugova bënte përjashtim. Megjithëse shpesh ai të hutonte, u binda se njëra nga arsyet e forcës së tij ishte nënvlerësimi që i bënin të tjerët. Njerëzit e shpërfillnin, por ai nuk dorëzohej dhe në të vërtetë kur kosovarët e votuan dhanë më shume vota për të sesa për ndonjë tjetër", ka shkruar ajo.

Bill Clinton për Rugovën (Në fjalinë hyrësë të fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës): “Ta kujtojmë Presidentin Rugova i cili ishtë një lider i shkëlqyeshëm. Kur për herë të parë mora një gur nga Rugova dhe merreshim me problemin e Kosovës, ky gur u bë i njohur në shtëpinë e bardhë si ‘guri i Rugovës’. Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes së Milosheviqit e inspiroj botën.”

Tony Blair për Rugovën (Në fjalinë hyrësë të fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës): “Kur Presidenti Rugova ishtë në Doëning Street, ai më dha një kristal që ishte symbol I Kosovës dhe më tha: “Ju lutem, ju kërkoj vetëm këtë: mos lejoni që populli im të vuajë më. Bashkëndjeni me ta ashtu sic do të bashkëndjenit për vuajtjet e popullit tuaj. Dhe na ndihmoni. Unë I thash se Britania do të ndihmojë, dhe ja dhashë ‘besën’ time, dhe e mbajta premtimin. Sot unë kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh mirënjohje për lidershipin, vendosmërinë dhe menqurinë e tij.”

U desh të citohen dhe rishkruhen këto mendime dhe thënjë të njerëzve që knë bërë histori, e që kanë folur edhe për I. Rugovën e edhe për A. Demaqin, andaj edhe nga këto thënje e mendime trulloset dhe depresionohet Z. Demaqi, ngase e kupton vogëlsin e vet, apo thënë më mire e kupton se ku ai e solli emrin e vet, pa sherrin e askujt, por nga vetja e tij.

Ne nuk të kemi faj Z. Demaq i, nuk të ka faj as Ibrahim Rugova që ti ke shkrue nja dy libra, te iu themi libra, ndërsa Rugova është vet enciklopedia e shkrimeit dhe kritikës letrare, apo është Pjeter Bogdani i letrave tona. Z. Demaqi, i madh është ai njeri që fal, ai njeri që nuk shan, ndërsa gjiothnji mbetet i vogël dhe idhnak ai që vuan nga madhështtia e tjetrit, po edhe nëse ai është shqiptarë, e fyerjet tuaja e tregojne se ti vërtet mbetesh një guralec karshi në Shkëmbi, nuk të kemi faj ne jo, do e gjeshë te vetja.

E po une edhe nëse gaboi, vërtet jam i vogël karshi emrit dhe veprës tuaj, por si qytetar i Kosovës fatmirësishte që kam të drejte në shprehen e lirë, por megjithate duke u bazuar në fakte, nëse e kam teprue, nuk më humb emri se mbetem i vogël si jam, andaj mos gabo he Burr se as ne nuk po dëshirojmë që ta humbësh gjithë atë bagazh kombëtar që dikur kishe edhe pse më duhet të them se të ka mbet edhe një GRIMCË, apo trohë buke!



(Vota: 77 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora