E enjte, 25.04.2024, 12:30 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Letër fjalës së pathënë

E premte, 30.05.2008, 07:52 PM


Engjëll Koliqi
Letër fjalës së pathënë

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Së pari uroj që kjo letër e imja të të gjej pa shumë vështirësi, në kohën e duhur, kur ti duhet të bëhesh e gjallë, në çastin historik kur ti duhet të jesh vetë vula e vendimit jetik. Mos u habit o fjalë e pathënë, o fjalë e zënë! Mos u habit me këtë letër timen, sepse nuk është diçka shumë e jashtëzakonshme, edhepse është një letër e veçantë, që ngërthen një histori të veçantë. Mos u shqetëso, sepse kjo është letër e një dëshmitari tënd, o e bekuara fjalë e pathënë. Mos u fsheh as mos u dorëzo. Dua që kjo letër të të gjej të përgatitur – të gatshme për të dalë, për të thënë, për të vendosur. Mos hezito! Mos u shqetëso as mos hezito o fjalë e pathënë, se më kështu nuk do të lëmë! Nuk do të jesh më fjalë e pathënë, por do të jehosh larg e më larg, anekënd botës dhe në mbarë gjithësinë.

Është kjo që dua të të garantoj përmes kësaj letre, o fjalë e pathënë: ka ardhur koha jote. Ka ardhur Mot' i Madh. Bëhu gati dhe dil. Shpërthe përtej të gjitha barrikadave. Jeho larg e më larg – me fuqinë e së vërtetës, me të vërtetën e besës, me besën e dashurisë. Më nuk je fjalë e pathënë, por fjalë vendimtare. Kjo letër e imja është në fakt ftesa historike për Ty – ftesë që të kërkon të dalësh, të shpërthesh fuqishëm, të jehosh anekënd botës dhe në mbarë gjithësinë të përhapesh me flakë dashurie. Me flakë dashurie duhet të farkosh Kushtetutën e Madhe të Mrekullisë. Pra, nuk je më fjalë e pathënë, por je Kryefjala e Kushtetutës së Mrekullisë, në këtë botë të çoroditur që duhet të ndërrojë. Vetëm me ty ndërron. Vetëm me shkrepëtimat tua me flakë dashurie, me dashurinë vetë!

Të lutem shumë, ty fjalë e pathënë që tashmë të konsideroj si kryefjalë të Kushtetutës së Dashurisë, si fjalën më tingëlluese e me jehonën më të gjerë në procesin e mrekullisë – të lutem shumë mos më harro! Mos më harro, sepse unë dua të jem argati yt i parë, dua të jem dëshmitari dhe autori i parë në procesin tënd të mrekullisë, që tashmë e shoh të filluar! Mos më harro, sepse unë jam specialist' i parë, që vullnetarisht ta shpreh' gatishmërinë e kontributit të pakursyeshëm, në procesin e mrekullisë, të ndërrimit të botës me dashuri! Mos më harro, sepse i tërë procesi është i pakuptimtë pa mua! Mos më harro, sepse tashmë e ndjej vetin protagonist i parë i shekullit të dashurisë! Unë të garantoj angazhimin dhe kontributin tim maksimal. Me mua në ballë të akcionit, procesi i mrekullisë është i realizueshëm dhe i vlefshëm 100%. Me mua – aktor dhe dëshmitar në aktet e dashurisë, e rrumbullakson për së mbari procesin e ndërrimit të botës me dashuri. Prandaj, të lutem shumë mos më harro, sepse vetëm me mua e ke të garantuar suksesin e plotë.

Ç'të them në fund të kësaj letre?! Një gjë dua të të konfermoj: që nga sot nuk je më fjalë e pathënë, por je vetë fjala e gjallë, vetë flaka e dashurisë, vetë kryefjala e procesit të mrekullisë që ndërron botën me dashuri, jashtë orbitës së intereseve të kryqëzuara. Më prano dhe më lejo që të lidh kontratën historike dhe të fillojmë bashkë procesin e mrekullisë, sepse kjo botë duhet të ndërroj shpejt. Të ecim përpara dhe të mbërrijmë bashkë në çdo kënd të botës dhe në mbarë hapsirën e gjithësisë, me flakë dashurie e me shpejtësi drite, sepse bota dhe njerëzia kanë nevojë të menjëhershme për ndryshime. Më prano dhe të ecim përpara, sepse vetëm me mua mund t'i hysh me siguri të plotë procesit të mrekullisë.

Shumë përgëzime dhe urime o Fjala Vendimtare! Përqafime dhe garantime në këtë çast historik të Motit të Madh, kur po fillojmë bashkë procesin e mrekullisë, të ndërrimit të botës me dashuri! Gëzuar!  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora