E enjte, 28.03.2024, 11:18 AM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Polemikat dhe qështjet individuale në politikë

E premte, 30.05.2008, 06:36 PM


Skender Korça
Polemikat dhe qështjet individuale në politikë 

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Bota e qytetëruar  dhe mendimet qytetruese sot shikohen në bazë të rezultatit dhe në bazë të esencës për të ndryshuar në prosese për të cilin proces çdo herë mendohet të jepet ngjyra dhe elementi faktik për të ndryshuar thjeshtë të qenurit në një situatë të “pandryshuar” në procesin e ndryshimit me vlerë……
Përpara dhe sot mendimi progresist i respektimit të vlerës si misionare e rrugëtimit drejtë qështjës dhe zgjidhjes së saj, ka bërë që koha moderne të dijë të vlerësojë një fitore të madhe që ka të bëjë me formatimin e fitores së padiskutueshme të arsyes mbi pseudovlerat dhe të argumentojë ate me vlera tjera për të cilat do të ketë nevojë edhe ai që do pësojë ndryshime dhe ai që propzon ndryshimet si vetë i ndryshuar….
Polemikat politike, pa asnjë sens ndryshe, por vetëm retorikë e ngjarjeve nga këndi i një krahu poltik është thika e shprehjes individuale,sespe çdo polemikë duhet të rezultojë në arsyeshmëri dhe jo të jetë rezoni i forcës dhe i ndëshkmit, por polemika te jetë shtegu i pritjës së rezultateve që mendohet të dalin nga kjo polemikë…Në të kundërtën polemikat pa sens, pa koncept, të njëanshme, të forcës, të imponimit, të të kundërshtuarit gjenetik pa asnjë pikë mbështetëse në tabllon poltike të rajonit kanë sjellë fatkeqësitë historike në shpinë të vlerës dhe vlerave kolektive.
Modelet të ndryshueshmëirsë nga polemika, asnjëherë nuk kanë përquar mesazhin edukativ se çfarë po duhet të bëhet dhe pse e tërë ky polemizim….
Figurat më me ndikim, tek ata që lexojnë, fusin shpesh mendjen në qorre sokaqe edhe  kur nuk kanë “efektin e vet të të drjetës”, sepse qojnë ujë në mullinjët e caktuar të grindjës e kurrë nuk arrijnë njëra palë të mësojë medalen e vërtetë të saj se çfarë do duhej të ishte në realitet….Polemika vazhdon edhe më…
Në botën e të menduarit dhe të shprehurit nuk qëndron çdo herë e drejta e figuarave të mëdhë të ja qëllojnë, por mund të ndodhin që ato shpesh të  “japin kodrës dhe bregut” sepse e dijnë mirë se nuk zhvillojnë polemikë për të përcaktuar procese dhe definuar ato, por për të dalë “fitimtarë të polemikës”… pa kuptim….aty ku ushtrohet dhunë politike, dhunë e mendimeve, dhunë në pasivitet për asgjë dhe ndërmjet asgjës, përjetime negative, dhunë mendimesh që të bëjnë të humbasish edhe shpresën, në zbehjen e faktit dhe argumentit të dëshmuar, duke e lënë prapë lexuesin dhe të varurin në në një gjendje të mjerë, vetëm pasojë e polemikës së dy figuarve të “mëdha”
Po të ishin me një natyrë të njejtë profesioni, të barabartë në fushën e shkencës poltike dhe dijës, të dëshmuar njejtë në planin e veprimit, do ishte një polemikë me përmbajtje që prekë gjërat e aluduara vetë në këtë fund polemike, por këto janë polemika të sensit  të idividualitetit të pabarbartë profesional, janë dhënje qasje të atyre që nuk meritojnë, janë emra të mediave që nxjerrin fytyra të njejta për çdo sens dhe qasje në problematikë të atyre që nuk thonë asgjë. Kështu ndodhë kur fjala meritore dhe ajo e çastit nuk dallojnë respektin se cila ka vlerë, por është individualizmi se kush tha e çfarë tha është pjesa që përshkruhet me karakter dhune se ishte  llafazani i fyrjeës se ja kaloi atij, e kurrë të jëtë pjesa e reagimit problemtikës meritore…Kjo është kultura polemike në rajon…Është njejtë kudo, po t’u dha rasti me fol, fol se ke për të ja mbyllë gojën tjetrit, …, sepse ke filluar me fol….
Shkak për këtë po bëhet situata politike dhe ekonomike, e cila e ka kthyer rajonin simetrik në Ballkan dhe shumë të rënduar në kurdisje të vlimit sepse polemikat nuk janë rezultati i pritur, por janë kuptimi i të qënurit në “dialog polemizues” se po polemizojnë “ figurat” e rëndesës dhe thjeshtë janë ato që mes të ditës  jetojnë me terrin e polemikës për të i kontribuar dhënje energjie kot se sa të shlirohen nga botëkuptimi se për çfarë është polemizuar. Rajoni po mbetet në kolaps dhe në mungesë fatkesh reale, për çfarë po nxiten polemikat dhe arsyeja e tyre, por në fund si zakonisht po dëftojnë se e arritura e polemizimit nuk është vyrtyti i të qenurit por madhështia e protagonistëve  të polemikës, si  qështje sindromi në Ballkan….Vetëdija e polemikës mbetet përherë në veprim, por nuk dihet se më çfarë faktorësh ka nisur dhe me cilët  ka për të përfunduar…. Polemika në rajon duhet të ketë një fillim, një arsye dhe një synim , por most ë harrohet se do ketë edhe  një fund.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora