E diele, 17.11.2019, 08:33 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

E marte, 10.12.2013, 08:03 PM


Kur tyxharët e marrin fenë në brina

Nga Gani MEHMETAJ

Hoxhallarët matrapaz me disa deputetë e politikanët lokal edhe më matrapaz nuk e meritojnë asnjë vëmendje të opinionit, edhe atëherë kur fëlliqin kundër kombit e atdheut, sikur të mos merrnin edhe më shumë guxim me shpërfilljen tonë. Mjeranët e tillë duhet zhveshur nga demagogjia, duhet t’u ndalohet keqpërdorimi i emrit të personaliteteve tona historike, kur duan të gënjejnë e të mashtrojnë, ashtu sikurse duhet ti stigmatizojmë kur flasin në emër të shqiptarëve, ndërsa në fakt nuk janë shqiptar. Janë bërë një grup mercenarësh islamikë të cilët imponohen në gazeta, forume e televizione, duke luftuar kundër përpjekjeve tona për integrim në Bashkimin Evropian.

Në mesin e tyre është edhe Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, i cili e ka marr islamizmin në brirë. Sillet në stilin e hoxhës mashtrues të katundit: bëjë si them unë e mos bëjë si bëjë unë. Ai u mbanë njerëzve ligjërata për fenë, ndërsa nuk e ka arsimimin elementar; ai përpiqet të sqaroj fenomene sociologjike e shoqërore, pa i kuptuar fare këto fenomene, madje duke i shtrembëruar në mënyrë të shëmtuar. Me mungesën e arsimimit, ai nuk i sqaron dukuritë, por i bie trup si të fliste para xhematit që nuk i kanë dy gramë shkollë. Me paditurinë e vet proverbiale, pa e konsultuar në jetën e vet asnjë libër që s’është “ilmihali”, ai ia fut kot: “ka kaluar koha e ateizmit të errët”, ndërsa sipas tij po vjen koha e islamizmit të ndritur fundamentalist, me shami e mejtepe!

Sikur ti kishte mësuar nocionet elementare dhe periudhat historike në Mejtepin e Gjilanit, duhej ta dinte se “ateizmi” është mbizotërues në 200 vjetet e fundit. Pra, qe nga Revolucioni Borgjez francez “ateizmi”e nxori nga skena politike fenë duke e futur në institucionet fetare. Kjo nuk do të thotë se ky veprim është kundër fesë, por feja do të merret më çështjet shpirtërore të besimtarëve e jo me proçka politike.

Ndërkaq, mejtepliu i Gjilanit përpiqet që fenë pas 200 e ca vjetësh nga kthesa e madhe historike e Parisit të ndritur, ta bëjë instrumentin kryesor politik për interesat e veta të pista, si të qe Kosova vend i beduinëve.

Sikur të ishte shqiptar nuk do të brengosej për shamitë- simbolet kombëtare arabe, por do ti pikonte zemra për shqiptarët dhe simbolet kombëtare shqiptare, që po i përdhosin çdo ditë.

Të gjithë jo shqiptarët janë militantë të tërbuar të islamizmit në Kosovë, duke e luftuar shqiptarizmin më egërsi. Kompleksi i inferioritetit del në sipërfaqe. Ndiqini më vëmendje dhe do të bindeni.

Tregtia me varfërinë e skajshme të shqiptarëve

Ne i takojmë Evropës e jo Orientit islamik të lutfihazirëve, të shefqetkrasniqërve e të tjerëve si këta, prandaj do ta ndjekim shembullin evropianë, duke e respektuar besimin brenda objekteve fetare dhe do t’i respektojmë simbolet tona kombëtare e jo ato të huaja.

Ndërkaq, lutfihazirët e shefqetkrasniqerit e tjerë Rilindjen e ideologjisë fundamentaliste arabe përpiqen të na e imponojnë si Rilindje kombëtare shqiptare! Shaminë tradicionale arabe përpiqen t’ua imponojnë shqiptareve, ndërkaq, shkollat laike kombëtare, përpiqet t’i zëvendësojnë me mejtepe arabe e turke, duke e reklamuar të vetmen shkollë (mejtep) që e kanë kryer në jetën e vet.

Çka kemi të përbashkët me zgjimin fetar islamiko-arab? Asgjë? Por kanë tyxharët të cilët tregtojnë e manipulojnë me varfërinë e skajshme të popullatës, ashtu sikurse manipulojnë shoqatat fetare islamike duke ua shpëlarë trurin varfanjakëve me kushtëzimin e bukës.

Deklarimi i L. H. dhe qëndrimi gjithnjë e më agresiv i tij nuk cenon vetëm përcaktimin laik të shtetit tonë, por deklarimi i tij është qëndrim antishqiptar, që i shkon për shtat Serbisë, sepse me shembullin e këtij mejtepliu, Beogradi ua tund ndërkombëtarëve me cinizëm kundërshtimin: e shihni kënd e çliruat?

Është e habitshme heshtja e partisë së këtij keqpërdoruesi të fesë, kur dihet se LDK-ja e Rugovës ishte e përcaktimit të djathtë evropian, kurse anëtari i Kryesisë së kësaj partie sillet e flet si të përfaqësonte parti islamike.

Është e njohur se të gjithë ata që ia kanë punuar prapa shpinë Rugovës e kanë plotë gojën me emrin e tij. Plotë gojën Rugovë e kanë edhe luftihazirët kur duan të gënjejnë. Megjithatë njeriu rrëqethet sa herë i dëgjon se si e përtypin emrin e tij me pafytyrësi.

 



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT