E premte, 29.03.2024, 10:37 AM (GMT)

Mendime

Krist Gjinaj: Milazim Krasniqi dhe Car Dushani

E hene, 09.12.2013, 07:03 PM


Milazim Krasniqi dhe Car Dushani (Nip e dajë)?

Reagim ndaj shkrimit të MIlazim Krasniqit ne gazeten shqiptare Bota sot të dates 9 dhjetor 2013

Nga Krist Gjinaj

Jo per cudi, e as për risi, shkrimi i Milazimit ne gazeten Bota sot është qesharak dhe ma keq se kjo, është një shkrim kunder vetevetes se tij dhe grupes dhe atyre qe mendojnë po si ai.

Ky, ne shkrimin tek Bota sot me titull: (Pse po heshtin katolikët shqiptar për përmendoren e Car Dushanit?) mundohet të e njollose patriotizmin e katolikve shqiptarë, qendresen e tyre shekullore dhe idealin e tyre kombetar, duke harruar se në fakt, Milazimi është dashur të e pyesë veteveten se :

-Pse po heshtin muslimanet shqiptarë për vorrin e Sulltan Muratit, për krejt xhamiat që mbajnë emra të pushtusve islamo-turk, por mundohet të e shef koken e tjeterkuj duke harruar se e ka zbuluar prapanicen e vetë me shekuj dhe ecen zhveshur edhe kombtarisht edhe kulturisht e mos të flasë idealisht.

Temat e tilla të ketij ” dijetari” ose ” analisti ” janë ato që e deshmojnë se njerzit si ky, e shofin qimen në sy të huaj e nuk e shofin bullin (demin) në sytë e vetë.

Për car Dushanin, shqiptaret katolik e kan treguar veten me shekuj, por edhe shqiptaret e tjerë të besimit të krishterë, sepse në fakt, shqiptaret e krishterë nuk janë bashkangjitë kurrë të krishterve pushtues që të hajnë  kajmak e të jetojnë si është ma mirë vetem për shkak të përkatesisë fetare, por e kanë luftuar edhe turkun, serbin e grekun kohë pas kohe, e përkundrazi, tek disa shqiptarë musliman, ata kanë qenë nën umbrellen e babes se tyre sulltan dhe kanë krijur karriera, pasuri dhe kanë mbetur si besniket më të medhejë të perandorisë osmane, edhepse, feja e imponuar me dhunë dhe humbja e identitetit të tyre ishte një qellim kryesor i cdo pushtuesi.

Tash, Milazimi mendon sigurisht se ka fol dicka, ose ka thanë dicka, por ma e keqja është se i ky  mëshu vetevetes shuplakë duke menduar se i meshoj  tjetrit me grusht.

Milazimi kurrë nuk ka shkruar kunder sulltanve baballarë të tij, dhe njerzit si Milzaimi, e kanë bindur popullin se nese falen te vorri i Sulltanit ata do të sherohen.

Asnjë shqiptar  i besimit joislam , nuk mbanë për shenjtorë sundusit e huj, perkundrazi shqiptaret e besimit musliman po.

Asnjë shqiptar i besimit joislam, nuk e ka asnjë kishë me emër të pushtusve  të huaj, qofshin të car Dushanit, Kral Nikolles, Kral Aleksandrit etj etj.

80 % e xhamijave neper tokat tona mbajnë emra të vezirve, sulltanve, pashallarve etj.

Milazimi është po ai që ishte dhe është kunder bustit edhe të nanes Tereze e jo të sulltanit, ishte kunder bustit të Gjergj kastriotit e jo të sulltanit e tash, gjoja del e akuzon shqiptaret katolik se pse nuk janë kunder bustit të car Dushanit edhepse, si e ceka me heret, te shqiptaret katolik, sigurisht deshmon vepra e jo fjala, sepse shqiptaret katolik ne krye me klerin katolik i kan shkru histori të arit e të gjakut për popullin e vetë shqiptar, ndersa Milazimat kanë qenë të nxanun me poste veziresh e pashallaesh e ku është me keq të hoxhallarve, pra ka qenë ata që e kanë asimilu popullin dhe e kanë lanë pa shkollë për 5 shekuj

Te tillet harrojnë se car Dushanat e Serbisë kanë qenë miqtë me të ngushtë te sulltanve e janë edhe sot, kanë harru se sulltanet janë martuar me sllavet serbe dhe kanë kriju lidhje gjaku e ju këta i mbani për profet e i madheroni.

Milazimat kan harruar se të gjithë popujtë e tjerë nen sundimin osmano-islam kishin të drejtë shkolle e shqiptaret jo, sepse  hoxhallaret e mallkonin shkollen shqipe e ishin priftat ata që u rrjepen të gjallë për një gjuhë shqipe, po ata prifta që Milaimat i shajnë e i qujnë sllavë e ckado që ju vjen nder gojesh.

Milazimat kan harruar se alenca osmano-serbo-greke ka qenë një aleancë  shekullore deri me ditet e sotme, e për car Dushanin, e gezozfshi  ju sepse ai ka lidheshmeri të gjakut me turkofilet e jo me katoliket shqiptarë.

Ne jemi dhe mbesim gjeneza e kombit dhe më të pervujturit e kombit.

Jemi krenarë që jemi shqiptarë, a je ti krenar që thirresh si shqiptar??!!



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora