E enjte, 25.04.2024, 11:14 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Mësuesi Hazbi Lalinca

E hene, 09.12.2013, 08:02 PM


MËSUESI HAZBI LALINCA NË UDEVALLA TË SUEDISË

Nga Selim M. Nengurra

Dje me 07. dhetor bashk me miqtë e mi z. Hysen Berisha dhe z. Avdyl Haxha shkuem nga Sarpsborg i Norvegjisë në Udevalla të Suedisë sepse z. Hysen Berisha kishte atje nji mik dhe dëshronte ta takojë. U nisem bashk dhe në Udevalla arritem pas 1, orë e 30, minuta ngasje makine. Atje na priti nji burr që unë e z. Avdyl Haxha nuk e njifshim as nuk e kishim takue kurr ma parë. Ishte ky z. Hazbi Lalinca mergimtar në qytetin Udevalla të Suedisë i lindun në fshatin Uglar të Gjilanit që tash me vite jetonte mergimtar në Udevalla dhe punonte mësues në mësim plotësues në gjuhen shqipe me nxanësit shqiptarë të këti qyteti. Z. Hazbi i kishte dhan z. Hysen adresën dhe neve me GPS të instaluem në makinë e gjetem shumë lehtë. Pasi parkuem makinën u pershendetem me këte burr që na priti me nji buzqeshje të perzemërt dhe mu mu drejtue me fjalët; po ty të njof nga shkrimet e tua në zemrashqiptare.net.

Na priu nikoqiri Hazbi Lalinca me plot bujari dhe u futem në nji ashensor dhe u ngjitem në katin e tretë të ndërtesës së shtëpisë së popullit ( përkthim bukfal nga fjala FOLKETS HUS  e suedishtës ). Posa u afruem te nji derë mu më ra në sy nji fotografi portret e dëshmorit dhe njenit nga aktivistët ma të devotshem të qashtjes kombëtare dhe problemit shqiptarë në Gadishullin Ilirik, njeriut që per qashtjen kombëtare e dha edhe jetën sepse u vra në nji atentat të UDB-së jugosllavo-serbe para derës së shtëpisë se vetë në Bruksell të Belgjikës në vitin 1981. Ishte kjo fotografia e Vehbi Ibrahimit. Derisa z. Hazbi Lalinca bahej gadi per ta hap derën unë nuk u durova pa e pyet; kush e ka vu këte fotografi këtu? Unë tha z. Hazbi me po të njejten buzqeshje që edhe na priti, por këte here syt i shendriten dhe pash se u permallue. Mue më kapluen emocione dhe syt mu mbushen me lotë. Lëshova njo ofshamë dhe të katërt si ishim njeni pas tjetrit u futem mbrendë në nji dhomë të pastër të rregullueme me nji koreografi precize, ku kishte disa tavolina dhe karriga të cilat tavolina ishin perplot me libra. Muret e dhomës ishin të veshuna me fotografi e shkrime të gazetave e revistave të ndryshme në gjuhen shqipe. Në murin perballë në qendër ishte nji fotografi impozante e madhe e Kryeheroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotit, per rreth saj kishte fotografi pothuej të të gjithë rilindasve tanë dhe edhe të figurave tjera të historisë dhe kulturës tonë kombëtare. Më bani pershtypje nji gja, aty nuk kishte asnji figurë as fotografi të liderve politik aktual të shtetve tona Shqipni e Dardani.

Nikoqiri i jonë dukej se kishte shumë njohuni per mue dhe ai pa e pyet fare kur më pau se unë veshtrojë ato fotografi më tha; jam shumë i merzitun që nuk kam mujt ta kem fotografinë e Ibrahim Rugovës, por neve jemi si jemi dhe nga frika se dikush mund të e ofendoj at fotografi e me këte edhe mu unë vendosa mos me e pas at këtu, por nuk i kam as këta partiaket e tjerë.

Derisa fliste e na tregonte per atë lokal aty, per punët e ti në shkollën shqipe në atë qytet bante kujdes që të jet sa ma modest dhe shumë rrallë fliste në veten e parë. E percolla me vemendje dhe asnjihere ai njeri nuk e tha as ma të voglen fjalë keq per dike, per ndonji bashkatdhetar tonin që jetojnë aty dhe unë di se aty ka shumë shqiptarë sepse UDEVALLA asht qytet i madh dhe aty asht fabrika e VOLVO-së që do thotë se edhe mundësitë e punsimit janë të mira.

Fliste z. Hazbi Lalinca dhe gjithmonë me at buzqeshjen e ti shumë të lezetshme që na bani të ndihemi mirë neve sado që e takonim per të paren herë.

Unë nuk munda mos ta pyes se a ka organizime tjera të shqiptarve aty në at qytet si dhe në qytetet tjera në Suedi. U ndalë dhe më shikojë në sy, dhe tha; per çfar po mendon, ka shumë Shoqata shqiptare gjithandej ku ka shqiptarë.

Po e kuptova ja dredh unë, por po quditem se si nuk paskeni xhamijat bashk me shkollat. Në Oslo mësuesit shqipfolësa i mbajnë oret me femijët në lokale të xhamisë, dhe po qelloj koha e namazit edhe mësuesit lidhen namaz dhe nderpresin mësimin, besa ka edhe fëmijë që lidhet namaz bashk me mësuesit i them unë.

Qeshi z. Hazbi dhe tha, jo jo neve këtu nuk kemi asgja të perbashkët me xhamija, neve kemi shkollën ku mbajmë mesimet dhe neve mirremi vetem me aktivitete kulturore shqiptare e asesi me ato fetare.

Folem shumë, per shumçka e per shumë tema. Hazbiu ishte nga i njejti fshat me dëshmorin e kombit Vehbi Ibrahimin dhe ai pas pak mu drejtue me fjalët; pse më pyetet per fotografinë në derë ? E njef ti kush asht ai? Pse tu mbushen syt me lotë? Po i thash unë, e njof sepse di bukur shumë per këte Kolos të kombit tonë, dhe ajo që di asht nga libri i z. Xhafer Leci dhe pastaj nga koha e qendrimit tim në Veibystrand të Suedisë në pranveren e verën 1989 kur isha azilkerkues dhe aty njofta tash të ndjerin Hysen Çelen i cili më tregonte se kush ka qen Vehbi Ibrahimi dhe derisa më fliste per te lotet i shkonin rreke faqeve. I erdhi mirë spjegimi im z. Hazbi Lalinca, ai na tregojë se edhe Shoqata Kulturore Shqiptare aty kishte emnin " VEHBI IBRAHIMI " dhe se at emen ishte angazhue Hazbiu personalisht tja ve. Nuk harroj ky burr fisnik të i falemnderon( derisa na tregonte ) bashkatdhetarët shqiptarë në Udevalla që e kishin pas pranue emnin pa asnji kundershtim.

Kur takon nji njeri të mirë edhe koha në bisedë me te ik shpejt. Dje mue mu duk se ato katër orë të qendrimit tonë më këte burr të Malësisë së Karadakut të Gjilanit kaluen shpejt sa katër minuta.

Meqense neve kishim edhe nji punë në qytetitn tjetër larg nga aty 30 Km. i kerkuem lejen nikoqirit tonë , por ky na tha; Unë kam zojen e shpisë në punë, dhe juve e paskeni kohen e shkurt me ndejt se do shkonim në shtëpinë time dhe do na pregadiste e zoja e shtëpisë nji drekë sepse gadi asht ta mbarojë punën, andaj masi ju nuk keni kohë po dalim e po shkojmë në nji restorant këtu afer dhe do ham drekë e pastaj ju mund të shkoni, por pa drekë nuk ju lëshoj kurr nga këtu.

Nuk kishim se si e kundërshtojmë këte burr mikpritës   e bujar, u ngritem , ndersa z. Hazbi Lalinca na kishte ba gadi secilit nga neve nga nji libër të vetin që e kishte shkrue me titullin;  " SHKOLLA FILLORE DRITARE E JETËS " si dhe nga nji liber të autores Urti Osmani " ABETARE E POSAÇME "  dhe nga nji me titullin " VATRA DITURIE " të autorve Prof. dr. Shefik Osmani dhe Hazbi Lalinca ( bashkautor ). Pasi e falemnderuem per librat u ngritem bashk dhe shkuem e hangrem drekën e pas kësaj  neve vazhduem per në Trolhatan ndersa Hazbiu shkojë në shtëpi.




(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora