E merkure, 24.04.2024, 10:51 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: ''Dardania'' shënon 101 vjetorin

E hene, 09.12.2013, 07:58 PM


Shoqata "DARDANIA" nga Montebelluna (TV-Itali), shënon 101 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar

Po thërret ora e historisë, ty Kosovë t'njeh historia !

Nga Florim Zeqa

Kësaj radhe nuk qe e vështirë për bashkatdhetarët për të gjetur vendin e mbajtjës së manifestimit kushtuar ditës së flamurit kombëtar dhe pavarësisë së shtetit shqiptar, pasi shumë më largë se qindra metra ndëgjoheshin tingujt e bukur të muzikës shqipe nga palestra sportive e Volpagos.

Ambienti i bukur dhe i ngrohtë që krijojnë gjithnjë drejtuesit e shoqatës Dardania, të dielën e 1 dhjetorit kishin motivuar mërgimtarët nga të gjitha anët që t'ja mësyjnë vendit ku mbahej manifestimi qendror i 28 nëntorit në nivel province dhe më gjërë.

Si zakonisht programi artistik filloj me intonimin e himnit kombëtar nga nxënësit e shkollës shqipe "Dardania" në Montebelluna.

Më pas moderatori i programit artistik, kryetari i shoqatës Dardania, veprimtari i shquar Faik Tafolli bëri hapjën e programit duke përshendetur të gjithë të pranishmit më urimin e për 28 nëntorin, ditën e flamurit kombëtar; "po e festojmë sot ketë ditë të shënuar këtu e 101 vjet më parë, kur në Vlorën historike u vunë thëmelet e shtetit të sotëm shqiptar".

Pas kësaj përshendetje për një fjalë rasti u ftua mysafiri i nderit i kësaj mbrëmjeje, gazetari i të përditshmës në gjuhën shqipe "Bota sot", i edicionit për Kosovë Florim Zeqa, i cili pas urimit për 28 nëntorin drejtuar bashkatdhetarëve foli për rëndësinë historike të dy figurave madhore kombëtare Gjergj Kastriotit-

Skenderbeut dhe Ibrahim Rugovës. Urimi për ditëlindjën 69-të të presidentit historik, shpëtimtarit të qënjes sonë kombëtare u përcjellë me ovacione dhe duartrokitje të gjata nga bashkatdhetarët e shumtë në sallë.

Pjesa e programit artistik filloi më poezitë e bukura të recituara nga nxënëset e shkolllës shqipe; Gentijana Elshani (Mvehtësia), Albina Elshani (Mërgimtari), Anjeza Kryeziu (I dashuri atdhe) dhe Erblina Bytyqi (E dua nënën).

"Vallja e shqipeve" e ekzekutuar bukur nga grupi i valleve, i lë radhën rapsodëve të shquar Musa Ahmeti, Feim e Zaim Graishta më këngët; "po thërret ora e historisë" dhe "ty Kosovë t'njeh historia" që elektrizuan masën e madhe të mërgimtarëve në sallë.

Tubimin e përshendetën edhe veprimtarët e Mejdi Bilsimi dhe Sadik Bytyqi, ndërsa më pas u lexua një telegram përshendetës i ardhur nga kryetari i shoqatës "Bashkimi kombëtar" nga Basano z. Avdi Beqiri.

Më valle të bukura shqipe të drejtuara nga koreografi Mehdi Ahmetaj të prira nga valltarët Rajmonda Rexhaj dhe Festim Tafolli atmosfera festive vazhdoj deri në orët e vona të mbrëmjes.

Në fund vlenë të theksohet se shoqata "Dardania" nga Montebelluna (TV) e themeluar në vitin 1994 e deri në ditët e sotme e ka ruajt kontinuitetin e veprimtarisë së saj atdhetare falë kryetarit të saj Faik Tafollit, veprimtarëve të dalluar; Fatmir Guri, Fatmir Elshani, Azem Rexhaj, Manish Ramadani, Refki Tafaj, Imer Stoliqi, Sejdi Zabela si dhe prindërve të nxënësve Selman Bytyqi, Fatmir Kryeziu dhe i një vargu të gjatë të aktivistëve dhe vullnetarëve që financojnë dhe mbajnë më sukses kontinuitetin e shkollës shqipe të filluar nga viti 2004 e deri në ditët e sotme.

Shoqata Dardania është njëra nga shumë shoqata më traditë të gjatë veprimi në Itali, por është e vetmja që ka mbetë e paprekur nga ndikimet e partive përçarëse të pasluftës, duke e ruajtur kështu traditën e mirë të atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të pastra kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora