E enjte, 25.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Po hetohet krye-imami i Pejës Enes Goga

E premte, 06.12.2013, 07:42 PM


Prokuroria e Shtetit të Kosovës duket se ka filluar hetimet ndaj Krye-imamit tëi Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga.

Ai është duke u hetuar për dyvepra penale të cilat dënohen rëndë me ligjin e Kosovës. Bëhet fjalë për kanosje dhe prishje të varrezave.

Enes Goga, Krye-imam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejës është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit për dy vepra penale: kanosje dhe dëmtimi i varrezave.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Prokuroria e Shtetit.

Së bashku me Gogën duke u hetuar është edhe Bekim Kelmendi i cili thuhet të ketë qenë me të në rastin e kanosjes.

Ndërsa sa i përket dëmtimit të varrezave hetimi është duke u bërë vetëm për Krye-imamin Goga.

Këtë ankesë e ka bërë Bedri Hajzeraj, nga qytetar nga Peja.

“Me datën 05.12.2013, prokurori i lëndës, nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit Enes Goga në drejtim të veprës penale dëmtimi i varrezave apo kufomave nga neni 421 të KPK – së”, ka thënë zëdhënsja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.

Bartës i këtyre dy lëndëve, të cilat tani janë në fazën hetimore, është i ngarkuar një prokuror vendës nga Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, si dhe deri më tani në këto dy lëndë nuk është involvuar asnjë prokuror nga misioni i EULEX – it, e as që është kërkuar nga ana e tyre që të bëjnë mbikëqyrjen e këtyre dy rasteve”, ka shtuar Kozmaqi.

Por EULEX nuk ka mohuar që është duke e mbikëqyrur këtë rast. “EULEX-i bënë mentorimin, monitorimin dhe këshillimin e disa institucioneve në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës si dhe disa nga rastet që hetohen nga ata. Sidoqoftë, për raste specifike të cilat i heton Policia e Kosovës, pyetjet duhet të i drejtoni tek ata”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i këtij misioni.

Ndërkohë gazeta “Zëri” ka provuar të kontaktoj disa herë me Bashkësinë Islame të Kosovës mirëpo ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gazetës. /Express/



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora