E enjte, 28.03.2024, 07:01 PM (GMT)

Sport » Futbolli Botëror

“Brazil 2014”, hidhet shorti i fazës së grupeve

E premte, 06.12.2013, 06:37 PM


“Brazil 2014”, hidhet shorti i fazës së grupeve Është hedhur në Bahia të Brazilit shorti i fazës së grupeve të Botërorit “Brazil 2014”, ku bien në sy përballjet e forta mes skuadrave europiane në grupin B, D dhe  G. Italia do të ketë përballë Anglinë, Gjermania do të ndeshet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, ndërsa Spanja do të takohet sërish me Hollandën pas finales së Botërorit të Afrikës së Jugut.

Në grupin A, vendasit e Brazilit do të luajnë ndeshjen hapëse të kompeticionit ndaj ballkanasve të Kroacisë. Në këtë grup gjenden gjithashtu Meksika dhe Kameruni.

Në grupin B, Spanja, kampione e Botës në fuqi, do të ketë përballë Hollandën, skuadrën që mundi në finalen e vitit 2010. Kili dhe Australia janë dy ekipet e tjera të këtij grupi.

Në grupin C, Kolumbia duket se nuk do e ketë shumë të vështirë kualifikimin në një grup me Bregun e Fildishtë, Japoninë dhe Greqinë.

Në grupin D, Italia, Uruguaji dhe Anglia do të luftojnë për dy vendet e para, ndërsa Kosta Rika nuk ka forcën për t’i prishur punë kësaj tresheje.

Në grupin E, Franca, pas kualifikimit të vështirë për në Botëror, do të përballet me Zvicrën, Ekuadorin dhe Hondurasin.

Në grupin F, Argjentina mendohet se nuk do të hasë vështirësi për t’u kualifikuar në një grup që përmban Bosnje Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë.

Në grupin G, Gjermania dhe Portugalia premtojnë spektakël në një grup që plotësohet nga Gana dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në grupin H, Belgjika dhe Rusia do të kërkojnë me patjetër kualifikimin për në fazën e 1/16 pasi kundërshtarët e tyre do të jenë Algjeria dhe Korea e Jugut.

Grupi A – Brazili, Kameruni, Meksika, Kroacia

Grupi B – Spanja, Kili, Australia, Hollanda

Grupi C – Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Japonia, Greqia

Grupi D – Uruguaj, Italia, Kosta Rika, Anglia

Grupi E – Zvicra, Ekuadori, Honduras, Franca

Grupi F – Argjentina, Nigeria, Irani, Bosnje Hercegovina

Grupi G – Gjermania, Gana, SHBA, Portugalia

Grupi H –Belgjika, Algjeria, Korea e Jugut, Rusia

/ Top Channel



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora