E shtune, 20.04.2024, 01:20 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Letër për kryetarin e LDK-së

E enjte, 05.12.2013, 07:53 PM


NJË LETËR PËR KRYETARIN E LDK-së AKADEMIK ISA MUSTAFËN!

NGA AGIM GASHI

I dashur z. Kryetar!

Me humbjen e Prishtinës, edhe mua më ra hise nga mërgata që ta ngriti zërin tim, jo nga mendjemadhësia se jam dikushi, por pikrisht nga dhimbja e madhe që e ndjeva në shpirt humbjen e Prishtinës. Kerkova edhe dorheqjen e Juaj si akt moral për humbjen.

Po ju shpjegoj i nderuar se kunder Juve asgjë përsonale nuk kam e besoj se as Ju nuk keni. Përkundrazi kishim dhe do të kemi mardhënje të mira njerzore si deri më tani.

Duhet ta dini se isha një lobues i pandalshëm për ardhjen e Juaj në krye të LDK-së. Shkruajta me dhjetra shkrime dhe isha aktiv në www.akllapi.net (faqe e imja),dhe në fb i pandalshëm. Faktet janë këtu. Por, për çudi kur fituat dhe u ulët në fotelen e butë, pran jush ofronit njerz që ju shanin e ju nënqmonin dhe injoronit njerzit që ju dashtën dhe ju përkrahin.

Humbjen e Prishtinës, sigurisht se më sëpaku e keni dëshiruar Ju. Kam frikën se me humbjen e Prishtinës, nesër sdo të fitohet por do të humbet edhe Kosova. Prishtina luan rrolin vendimtar për ardhmërinë e LDK-së pjesë e sëcilës jamë nga themelimi i saj.

Unë jamë pjesë nga themelimi dhe nuk gënjej si disa matrapaz të cilët me gënjeshtra e mashtrime mundohen të bëhen më demokrat se vetë themeluesi Dr. Ibrahim Rugova.

Me njerzit e tillë rreth jush dhe rreth LDK-së, ne si pjesë që jemi të lidhur jetësisht me LDK-në, ju themi se do të kemi dëme të konsiderueshme. LDK duhet të reformohet dhe re njerzit si humbësit duhet të pensionohen e jo tu lejohet me shkaktue humbje të vazhdueshme për LDK-në dhe atdheun.

Dihet me fakte se nga LDK nën udhëheqjen e Juaj, i keni larguar nga rrethi i Juaj shumë njerz të devotshëm të LDK-së.Si i larguar i tillë ndjehem edhe unë, por unë jamë i përbetuar se derisa të jetoj, asnjëherë sdo ta lëshoj rrugën rugoviane, në të cilën rrugë u përballa me rrahje, përsekutime, sharje, ofendime bile edhe plagosje e vrasje. Ndoshta Ju si dini por është dashtë ti dini.

Ti kthehemi humbjes së Prishtinës. Ju kemi treguar me kohë, kemi shkruar, kemi bërtitë edhe nga mërgata se Prishtina është në rrezik të humbet. Përkundrazi, ju deklaronit se Prishtinën do ta fitoni me duar në xhepa. Dhe elektorati besnik ju besonte e si të verbëruar ju brohoriste. E shifnim se atëherë kur Ju duhej të ishit zgjuar, flenit për shtatë pal qejfe, injoronit takimet me gazetarët, debatet televizive, ndersa tjerët punonin për me e fitua Prishtinën e pse jo edhe Kosovën.

Ka edhe shumë çka të flitet e analizohet këtu, por tani fitorja është e vdekur. Juve Ju mbetet që ti kërkoni falje elektoratit besnik të LDK-së e jo ta arsyetoni humbjen. Kërkim faljen e bëjnë njerzit e mdhenjë, e bile dine edhe të falin.

Me shpresë se LDK-ja do të këndellet duke u bashkuar tërësisht spektri rugovina, mbes me shpresë se do të më kuptoni drejt në shqetsimet e mia dhe jo vetëm të miat.

Me rrespekt, Agim Gashi-Gjermani!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora