E premte, 19.04.2024, 05:36 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Zhgënjimi i votuesit

E merkure, 04.12.2013, 09:04 PM


Zhgënjimi i votuesit

Shkruan: Shaban Peraj

Me 23 Qershor u mbajtën zgjedhjet elektorale për parlamentin e Shqipërisë, më 1 Dhjetor përfunduan zgjedhjet lokale në Kosovë, më 26 Janar do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për asamblenë komunale të Ulqinit , me çka partitë politike bënë përpjekje për t’i marrë votën qytetarit , dhe do bëjnë të njëjtën gjë edhe këta në Ulqin, më 26 Janar 2014, por a mund t’ i qëndrojnë kohës, a mund të jenë të besueshme fjalët e tyre duke pasur parasysh se këta që humbën në zgjedhje, po edhe ata që do të humbasin zgjedhjet lokale në Ulqin , duhet ta kenë të qartë se votuesit tashmë e kanë kuptuar gënjeshtrën, mashtrimin, me çka dinë se kush mund t’i qeverisë më mirë, mund t’ju japin shpresë për një të ardhme më të mirë.

Elita politike e formuar pas sistemit njëpartiak e filloi karrierën politike duke besuar tek gradad e paletat, duke besuar se populli vazhdon të hajë sapun për djathë, duke u marrë me disa kombinatorika se si të vijnë në pushtet , të bindur edhe ata vetë se nuk prodhuan diçka të re, se nuk i dhanë asnjëherë shansin votuesit të jetë vendimarrës, të mbajnë pushtetin me krenari si një bashkëqeverisje e cila do duhej të ishte shpresë, besim se këta e kanë seriozisht me hallet e problemet e qytetarëve. Kështu siç vepruan nuk ka se si të mos ndodhë kriza, nuk ka se si të mos ndodhë ndryshimi. Këta me punët dhe veprat e tyre e kanë mplakur një armatë të tërë njerëzish, i kanë vënë në siklet të rinjtë duke u humbur besimin tek e ardhmja , duke thelluar krizën ekonomike e përmes asaj politike i kanë vënë teposhzën qerres në drejtim të greminës. Ata që u bashkuan me hallet e problemet e popullit, dhe ata që do të dinë ta bëjnë këtë kësaj radhe morën  bekimin e votuesve, nesër mbetet për të parë kush ishte në të drejtë.Në Ulqin ka kohë që zihet e përzihet politika ditore me kombinatorika nga më të ndryshmet , me shtyrje e fyerje njeri ndaj tjetrit dhe duke parë se kështu nuk shkohet më vendosën të ndërprejnë mandatet e këshilltarëve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ajo që e ka lodhur votuesin është mossinqeriteti i përfaqësuesve politik në udhëheqje, në mosrealizim të asaj çka i premtuan votuesit, në ç’situatë e sollën ate edhe ashtu të lodhur nga kriza ekonomike, politike. Oreksi i disa politikanëve për të mbrojtur pozitat me çdo kusht atje ku ata mendojnë se votuesi është “përçi” e tyre, duket se kësaj radhe nuk do u pinë ujë. Harta politike do të ndryshojnë, për këtë janë të bindur të gjithë, edhepse në Ulqin aktorët janë të njëjtit, koalicionet u bënë nga më të ndryshmet, asgjë të re nuk sollën, dhe pësëri nuk kanë për të sjellur nëse vazhdojnë të mendojnë vetëm për veti e jo për mirëqenie të qytetarit. Nuk ka mbetur ti besohet asnjërit nga këta valltarë politik që tash e sa vite hedhin të njëjtën vallë duke e lënë votuesin në mes të rrugës, pa shpresë, pa besin në sinqeritin e tyre, me çka koha për ndryshim është më se evidente.

Tashmë për secilin qytetarë shqiptarë është e qartë se këta të sodit abuzuan me durimin e qytetarëve pa bërë ndonjë punë me vlerë në dobi të votuesit.Hilet dhe përçmimet e tyre karshi qytetarëve  kanë dalur në sipërfaqe, si në Tiranë ashtu edhe në Kosovë , po edhe në Ulqin pritet të ndodhin të njëjtat skenare.

Me atë që ndodhi në Shqipëri, në zgjedhjet e 23 qershorit , po edhe me zgjedhjet lokale në Kosovë u vërtetua katërcipërisht se është një paralajmërim i mirë e shpresëdhënës për qytetarët se më në fund ndihmësit e korrupsionit e të atyre që varfëruan këtë popull edhe ashtu të varfër , nuk mund dhe nuk guxojnë t’i prijnë asaj mase që kërkon ndryshime, kërkon jetë më të mirë e me standarde si e gjithë evropa. Jo se këta që erdhën janë më të mirë, por se ndryshimi duhet të bëhet për të rritur shpresën, dëshirën e votuesit, për të besuar tek e ardhmja, sidomos e brezit të ri. Ata që humbën dhe ata që do të humbin duket se nuk i kanë bërë mirë llogaritë por kjo tashmë është një e vërtetë , sa e hidhur aq edhe e pakundërshtueshme, duke u politizuar dhe korruptuar kashi qytetarëve bëri që të njëjtit të marrin një “shuplakë” të mirë , një sinjal se nuk ka të paprekshëm dhe se nuk mund të vazhdojnë më me një popull që gjithë jeta i kaloi në vuajtje e mjerim. Ata që ditën të afrohen me elektoratin, t’i jenë më afër qytetarit, dhe ata që do të dinë ta bëjnë të njëjtën gjë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Ulqin, ata i fituan zgjedhjet lokale në Kosovë dhe do i fitojnë këta që do të mbahen në Ulqin. Vota e lirë ishte ajo që i ndëshkoi, ajo që do i ndëshkoi, populli ishte ai që vendosi e do vendos për t’u larguar nga qeverisja lokale, ai me këtë veprim u dha leksion të mirë se si mund të shpëtohet vendi. Duke i flakur nga politika ata që rritën korrupsionin, bënë që e nesërmja të ketë një shpresë, një besim se ndryshimet e bëra janë të domosdoshme. Këtë e dëshmoi vota e qytetarit, politika e keqe e tyre, ndaj u dënuan, humbën edhe atë pak shpresë për të qëndruar në pushtet edhe ca kohë sa të përfundojnë disa punë personale, e atëherë...



(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora