E merkure, 24.04.2024, 12:32 PM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Kosova në Parlamentin Evropian në bazë të pakos së Ahtisarit

E enjte, 29.05.2008, 08:17 PM


Skender Korça
Kosova në Parlamentin Evropian në bazë të pakos së Ahtisarit

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Edhe pse të paraqitur nën flamurin shtetror të Kosovës, delegacioni i Kosovës i është hapur rrugë përmes pakos së Ahtisarit e jo ndryshe, sepse deputetja greke nuk deshte te lejonte se Kosova që tash pa UNMIK-un do paraqitet në Parlamentin Europian-PE…
Politika është ajo që të bënë të luash edhe rolin e vëzhguesit, të të pranojnë apo jo të barabartë, të shquhesh si shtet i pavarur, të mbrojnë dhe të sulmojnë edhe kur nuk ke forcë tjetër të reagosh…Në PE edhe pse ka ligje të veçanta për antarët e PE, ligje këto që nuk diskriminojnë popujt, për Kosovë eksistojnë madje edhe ligje shtesë që dalin nga pakoja e Ahtisarit për t’i dhënë kuptim përfaqësimit të delagacionit të Kosovës….Të mos ishte miratuar një rezolutë për “mbështejte të pakos së Ahtisarit”, reagimi i deputetëve do ishte i vrazhdë sikur si asaj deputes greke. Kjo është poltika e Evropës që Kosova duhet të marrë pjesë në asociacione dhe mekanizma ndërkombëtar përmes Pakos së Ahtisarit. Është fat i mirë se Evropa paska miratuar një lloj rezulute, pro çfarë do bëhet me Kosovë nëse kalohet kontinenti i Evropës, dmth se edhe aty Kosova ka me përjetuar vështërsitë se si do pranohet dhe do trajtohet në të ardhmen e saj…

Shtetësia me origjinë pakete

Kushtetuta ka bazë po nga kjo paketë, shtetësia me njohje dhe pranim poashtu nga kjo pako, integrimet bazë në bazë të kësaj…Çka na u desht pra të plotësojmë dëshirën vetës sonë se jemi “shteti i pavarur”?
Kuvendi i Kosovës duhet patjetër që pas datës 15 Qershor 2008, datë qëdo duhet të jetë datë historike, duhet urgjentisht të mblidhet që të nxjerrë ligjin e duhur për prezentim e Kosovës jashtë shteti…Jo në bazë të pakos së Ahtisarit por në bazë të vlerës së shtetit dhe njohjës së tij. Tashë është për t’u  kuptuar pse rolin e ndihmës së pranimit të Kosovës shtet do dëshironin të e marrin Presidenti Ahtisari dhe zëvendësi i saj Rohan…sepse këtu Kosova do njihet në planin ndërkombëtar nga shetet që respektojnë dhe miratojnë rezoluta të njejta si këto të PE për Kosovën , jo jo në të kundërtën ajo as që do pranohet  dhe njihet…
Kjo logjikë lëvizëse të gjërave që të mos kemi problem në planin ndërkombëtar, nuk ka synim vetëm Republikën e Kosovës ta njohim, por mbarë segmentet e saja funksionale si shtet si dhe organet dhe misntritë e saja. Kjo mënyrë e trajtimit të çështjes të shtetit të Kosovës mund të bie pre e lojrave të fqinjëve ujqër që Kosovën e kanë hedhur pas shpine tërë jetën e tyre dhe e kanë hedhur në agjendën e reagimit kur është në pyetje  reagimet e shteteve të tyre kundër Kosovës…, por problematikat e tyre sikurse  ato problematika të brendëshme që ka vetë Greqia nuk i nxjerrë kurrë në sheh në planin ndërkombëtar.
Çfarë ka këtu për të mos kuptuar Greqia se çfarë është më Kosova dhe  a prêt që edhe në do dijmë të reagojmë? Kjo mënyrë të menduari brenda standardeve që njeh bota e qytetëruar, është një lëvizje e madhe mbi shinat e platformave politike të pranuara dhe të mbështetura nga të gjitha shtetet e Evropës që e duan kombin e tyre dhe  respektojnë vlera të shtetit tjetër, e jo në Evropë të ndodhë e kundërta e çështjes së Kosovës edhe këtu si sui generis. Kjo situatë ka shtruar problemin e domosdoshmërisë së afrimit të  Kosovës në politikën evropiane  drejt një institucioni të shumë shteteve antare të saj që Kosova nuk dëshiron të përjashtojë askënd që e njehë shpejtë dhe e pranon realitetin e ri të Kosovës dhe shtetësisë së saj. Edhe Kosova ka te drejtë të reagojë në Prishtinë për ti dhënë një notë proteste zyrës së Greqisë në Kosovë, e në fund fare ka të drejtë të rishikoj funksionin e kësaj zyre në Kosovë, kur tash Kosova ka të gjitha mekanizmat e veprimit dhe të mbështetjës institucionale. Nëse Greqia vazhdon të ketë këtë përkushtim për shtetin e Kosovës , mundet që edhe përfaqësimi i saj  në Kosovë të mos gjejë vend, sepse roli i tyre tash nuk është si një  ambasadë të shtetit të Greqisë por po fut dyshimin se për çfarë misioni është ajo këtu?
Mardhëniet e shteteve janë ato që së pari provohen të rregullohen vetë e pastaj në bazë të konventave ndërkombëtare lidhen edhe marrëveshjet e bashkëpunimit të tyre….Kosova tash më është shteti dhe duhet të veprojë dhe sillet si shtet. Po përkujtojmë se në krizat e mardhënieve të shteteve , së pari tërhiqen abmasadat dhe përfaqësuesit e tyre e pastaj rishikohen hapat politik ndërshtetror….Këtë kusht me këtë rastin e fundit për t’u tërhequr Greqia nga Kosova , gjëgjësisht zyra e saj e ka plotësuar sot më…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora