E enjte, 25.04.2024, 04:57 PM (GMT+1)

Editorial

Marjan Sebaj-Sopi: Ali hoxha, hoxhë Alia…

E marte, 03.12.2013, 09:10 PM


Ali hoxha, hoxhë Alia… (A kemi analistë të mirëfilltë politik?)

(më tepër kjo mund të quhet; populli i falë, sesa që ndryshoi send)

Nga Marjan Sebaj-Sopi

Me vëmendje kam përcjellë fushatën parazgjedhore dhe këtë të balotazhit - Asgjë e re. Mirëpo, nuk do mirrëm me çështjen e zgjedhjeve këtu e as me politikaj, por me analistët tanë të cilët për çdo mbrëmje na kanë lodhur me analiza boshe, të kota e pa fije shije. Nuk e di a paguhen këta analist, po i quajmë analistë sepse nuk e di çka janë me profesion por ashtu po i prezantojnë tv. tona.

Një e them; Asfarë analize ata nuk kanë bërë, por duke i dëgjuar duke folur menjëherë e hetojmë se nga cila parti apo kandidat anojnë, që dua të them se nuk janë analist e aq më pak objektiv. Mendojeni; çdo të ashtuquajturin analistë që dëgjova deri sot ata nuk thanë asgjë interesante, asfarë analize të mirëfillët, të thukët, me bazë… ata përsërisin të njëjtat gjëra, që ndoshta më mirë do ishte që njëherë t’i ingjizosh dhe atë CD ta futësh dhe dëgjosh saherë duash në plybeck.

Gjithnjë i dëgjojmë se populli (elektorati) është pjekur politikisht, është vetdijësuar, din se çka donë, din t’i ndëshkoj, nuk anon, nuk maltretohet etj etj… Pra, sa për t’i përkujtuar këta analist unë iu them të kundërtën dhe me arsye.

Të analizojmë së bashku:

Thanë e thonë se populli i ka ndëshkuar?! Unë pyetëm kë e ka ndëshkuar populli? Dhe si i ka ndëshkuar?! Të shkojmë radhazi e që këtë nuk po e shohin apo nuk po dinë ta dallojnë apo analizojnë „analistët“ tanë, ose kanë harresë, nuk mbajnë mend e nuk shohin më larg se hunda e tyre. Shembull; Në Gjilan, kush u ndëshkua? Po, mos të harrojmë se të njëjtat gjëra i thonin edhe kur ra na pushteti „pashëlluku“ haxhi Lutfi Haziri, dhe mendojeni tani pas disa viteve „pushimi“ ai rikthehet përsëri si „pash“ në portën triumfuese, ky është ndryshim?! Po, populli e ndëshkoi për mospunë, për keqpërdorime, për hajni e nuk po them pse, por e dënoi atëherë dhe tash pas pushimit po e shpëblen. Le të më thojnë mua se çka ka dallim haxhi Lutë Haziri i mëparshëm me këtë haxhi Lutën e sotëm që fitoi Gjilanin - i njejti, me dallim se tanimë publikisht përkrah mbulesën (shamitë) e fëmijëve shkollorë etj.

Ndryshimi tjerët sipas analistëve tanë të famshëm është, rasti i Lipjanit, pushtetin e mëparshëm e kishte i njejti person që e fiton tani, dmth nuk ka ndyshim por rikthim (e ka la dënimin thot populli). Më pas e kemi rastin e Kamenicës ku dikur thuhej njëso sikur sot, u ndëshkua PDK dhe kryetari i saj, e tanimë i njejti „i ndëshkuari“ merr timonin e Kamenicës prapë. Shkojmë tutje, Ferizajn të cilin e kishte për kohë të gjatë bastion LDK dhe për mos punë (sipas elektoratit të Ferizajt) e dënojnë e tanimë prapë e rikthejnë. Dmth me këtë rast kemi kandidat „ të ri“, që do të them, struktura e njejtë vetëm emër i ri. E njëjta situatë është edhe me Viti, e kishte LDK e mori PDK dhe e riktheu LDK-asgjë e re.

Rasti i ngjajshëm me Viti, Ferizaj etj…, është edhe Peja, cila ishte dikur bastion i LDK dhe pastaj AAK dhe tanimë e rimerrë prapë LDK me njeri jo të ri, sepse ky u sprovua në LDK, në ORA e prapë rikthyer në LDK. Suhareka (Therranda) është e njëjta situatë, rikthehet njeriu që më parë u ndëshkua nga elektorati dmth i LDK-së. Poashtu ndodhë edhe me Rahovec, kurse qytetet tjera si Prizreni (ku edhe këtu mendohej, ti hypë kalit, të rikthehej pashë z.E. Kryeziu që u ndëshkua dikur nga elektorati), Klina, Skenderaj, Drenasi, Kaqaniku, Podujeva, Deqani, Juniku… vazhdojnë me ujqërit e vjetër, kurse Malisheva me „iniciativë të re“ por njerëz të vjetër që ishin në PDK dhe që formuan një farë iniciative. Pyes, po a nuk janë të njejtit, vetëm se tanimë kanë arritur në pushtet e kurse më herët kanë qenë kllani tjetër që nuk i ka lënë të „hypin“ këtu ku arritën tanimë. I vetmi ndryshim duket të jetë Prishtina, Gjakova dhe Mitrovica (ku AKR e „Vetvendosje“ apo ma mirë të themi z. Shpend Ahmeti nuk e sprovuan pushtetin komunal asnjëherë, tanimë erdhën) duke mos hyrë në mallverzimet, në prapavijën e gjithë asaj se si erdhën këta në pushtete komunale dhe të „përmbysin“ kryetarët e mëparshëm „të pazëvendësueshmit“.

E vetmja gjë që mbesim të shpresojmë janë asambleistët e ri (mendoj se ka mjaftë figura, personalitete, të rinjë nga ata) dhe se me ndihmën e punën e tyre (nëse nuk bijnë pre e qendrave të tyre që udhëhiqën me ujqër të vjetër) do të ndodhë (gjatë qeverisjeve) të komunave ndonjë e re, sepse njëherë për njëherë nga kryetarët e bashkive (komunave) ASGJË E RE.

Pastaj, gjëja e re që mund të quhet e vërehet është edhe konfirmimi i pesë komunave serbe-Serbisë ( ku tanimë e tutje mund ti quajmë Komuna të Serbisë në Kosovë), që nuk e di më a mund të quhen komuna të Kosovës, meq ato i pari i tyre, bashkiakët, nuk e pranojnë Kosovën si shtet suvran. Por, ende jetojnë me kokën e mentalitetin e S. Millosheviqit. Këtu tanimë neve vetëm i konfirmuam dhe legjitimuam këta „harambash“, rrugaqë serb (të cilët deri tanimë i ka paguar vetëm Serbia e tash e tutje do i paguaj edhe Kosova-parat tona, të elektoratit „të pjekur“ politikisht), pra na morën edhe Novo Bërdën (Artanën) krenarinë tonë të lashtë, qytetin tonë më të lashtë antik, kulturën tonë, mburrjen tonë (e mos të shtojmë këtu që na morrën edhe hambarët tanë Kllokotin dhe Parteshin, Graçanicën e lashtë Shqiptare, e mos të flasim për arin tonë Mitrovicën që iu kami falë moti kohë etj).

Krejt është në rregull se edhe në shtetet më demokratike profilozohen partitë dhe dhujase në shumicën e shteteve të tilla pushtetin e mbajnë nga dy parti të mëdha që quhen (duke ndërruar herë pas here mes veti pushtetin si lokal ashtu edhe atë qëndror, si Gjermania CDU-CSU me SPD (e koalicioni me parti të vogëla), pastaj SHBA (Demokratët dhe Republikanët etj), mirëpo dallimi esencial është se në këto shtete njerëzit që humbin partin gjatë garave në pushtet apo për pushtet, ata persona më askurrë nuk kthehen në pushtet e poste partiake (shtetërore) aq më tepër as që mirrën me politik, ose japin dorëheqje ose i „ndëshkon“ populli që po të dilnin në zgjedhje më vonë, mesiguri nuk do mirrnin asnjë votë. Sepse, njëherë u ndëshkua dhe kjo punë u kry, nuk ka mëshirë më për ta.

Dhe krejt në fund them, analistët tanë duhet ta dinë se; populli nuk ka ndëshkuar askënd por përkundrazi pas një pauze (ku katër e ku gjashtë e tetë vjeçare) prapë ka shpërbly të njejtit humbës (apo të ndëshkuarit e dikurshëm) dhe partitë e njejta që ishin dikur e tanimë janë rikthyer prapë. Mesiguri pas disa vitesh, një apo dy mandatëve do ndodhë e njëjta gjë nëse nuk punohet më tepër me popull, me elektorat, por kuptohet me njerëz të rinjë në secilin subjekt-parti, iniciativë e kandidatë të pamvarun… Sepse, sot për sot, nuk kemi elektorat të pjekur politikisht, të vetdijshëm, të arsyeshëm… ASGJË E RE – ALI HOXHA, HOXHË ALIA!

Për kulturë qetësie, mbarregullësi dhe mosvjedhje të votave, dmth për rend e qetësi elektorati mund të marrë notë të lartë, për asgjë tjetër jo notë kaluese.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora