Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Numri Një do jesh për kombin

| E premte, 21.01.2022, 09:08 PM |


Numri NJË do jeshë për kombin

– Kushtuar Presidentit të Parë të Kosovës, Dr Ibrahim Rugova –

Nga Zeqir Lushaj

Numri NJË do jeshë për kombin,

Si e ka USA Washingtonin.

Mbi Prishtinë mërzia e loti,

E shkrinë borën që e lshoi moti,

Prej çdo vatre t’Ilirisë,

I vijnë ngushllime Dardanisë,

Përmbi Dri, ja shtërngojnë dorën:

Zoti shëndosh, t’lasht për Rugovën.

Kurr s’kish gjetë vdekje ma t’mirë,

Presidenti i Kosovës s’lirë,

Burrë zakoni e pendë e fortë,

Plot respek ndër miqtë e shoktë,

Bota, i tha  mes telegramit,

-Shkofsh n’Parajsë Gandi i’Ballkanit.

N’atë Parajsë, t’priten te dera,

Papë Gjon Pali e Nanë Tereza,

Prezantimin lartë ta bani,

Avdyl Frashni dhe Bogdani.

Numri NJË do jeshë për kombin,

Si e ka USA Washingtonin.

Rruga e paqes po na thërret,

Varni armët n’baski t’vet,

Boll barut kem’ djegë qyshkurë,

Pushka-top don shumë kulturë,

Drejtë Evropës për zemrat tona,

Dirigjent-, doktorr Rugova.

./.

-Nj, USA, Shkurt, 2006-

(Nga libri “Fjala mbi tel…”,  fq 33)