Shtesë » Lajme
Shoqata Antikomuniste: Rama ringjallë fantazmën e Hoxhës
E diele, 01.12.2013, 09:31 PM
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Deklaratë për shtyp
Hijet e
errëta të së kaluarës së hidhur po ringjallen. Në tokën shqiptare kanë filluar
të shfaqen përsëri fantazmat që vullneti i këtij populli i rrëzoi nga
piedestalet e tyre më 20 shkurt 1991. Këto
fantazma po i ringjallin pikërisht ata që premtuan për një “Rilindje” të vendit por që, në të vërtetë, po e shpien
drejt vdekjes së tij. Këta janë Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i
Kuvendit të Shqipërisë Ilir
Një gjë e tillë është një fyerje për të gjithë popullin shqiptar. Duke kremtuar me një solemnitet të paparë ditën e zisë, 29 nëntorin, e ndajnë popullsinë e vendit në dy pjesë, pasi hymnizimi i atyre që e çuan vendin në buzë të greminës është një vijë ndarëse ndërmjet atyre që e duan atdheun dhe mohuesve të tij. Kombi shqiptar ka vetëm një ditë të shënuar. Kjo ditë përfshin shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë, Në Maqedoni apo Mal të Zi dhe kudo në botë. Kjo ditë është dita e Flamurit, dita e 28 nëntorit. Ditë tjetër nuk mund të ketë.
Turp për juve drejtues të sotëm të shtetit shqiptar. Turp për këtë veprim të pashembullt. Me këtë veprim ju nuk meritoni të futeni në Europë. Europa e hodhi poshtë nazizmin dhe nuk u përpoq kurrë ta ringjallte. Europa hodhi poshtë komunizmin dhe nuk do të kërkojë kurrë ta ringjallë. Ndërsa ju kërkoni të merreni me kufoma. Ky do të jetë fundi i juaj. Populli që i rrëzoi ato nga piedestali do të dijë t’u tregojë edhe juve vendin. Këtë mos e harroni!
Ju bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë të bashkohen me këtë thirrje!
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Tiranë, më 1 dhjetor 2013