E premte, 29.03.2024, 01:22 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Besar Shkëmbi

E diele, 01.12.2013, 12:13 PM


Besar Shkëmbi

 

AMANETI

 

"Cka Drenica qe po dreidhet

kulla e Mehajve nuk po lidhet

nuk po lidhet e flake po qet

lufton djali me babe t´vete

sa here qet ushtare po vret

baba i vet po i jep gajret"

 

Kull´s Jasharajve po i therret

per jete t´jeteve amenet

Pashe lirine e pashe kete gjak

t´ marresh gjakun e babes plak

gjakun tim ja fale lirise

krejte Drenices e shqiptarise


KULLA KULLES I THERRET
 
Eu shqiptari,eu shqiptari
ne cdo shekull nje trathti
ne cdo shekull nje trathtar
qe e shet ende pa u thare
gjakun e trimave te lirise
here turkut,here grekut
e here popave te Serbise,
 
Per kolltuk e pak para
per pushtet sikur Hamza
 
Kishte dje,ka edhe sot
dhe do t´kete per jete e mot
gjarperusha e gjarperinje
plote Danjolla me dhjete sy
qe diten te lemojne
ndersa naten ta meshojne.
 
Ai qe i shkeli pikat Bujanit
ishte vella i Pashe Toptanit
i Rrahmait ,Ali Shukrise
Edita Tahirit qe udheq dialogun
mes Kosoves e Serbise
 
Aliu ishte n´Beograd
duarte i kishte plote me gjak
pervec vetes s´kishte shok
mund te t´conte n´Goli Otok
diten qe festohej per flamur
ai mund t´ conte te theshe gure.
 
Ishte tjetri shume me i zi
haptas ishte per Serbi
qe mallkoi dhe nene e tij
qumshtin qe i dhe ta pije
qe trathine e pagoi vet
e vrane shkijet n´parlament


TI ERDHE KUQ E ZI
 
Ti ia dhe ngjyrë lules në saksi
brazdave që u vije aromë bukëvale
poetëve frymëzime të shkruajnë kuq e zi
shprese e popullit te vuajtur e me plot halle
 
Kullat tona roberërinë se duronin
Yll polar në rrugetimin tonë drejtë shpresës
erërat e forta gjoksin nuk ta shponin
kur me flamurin u lidhet besa-beses
 
Ditë e flamurit ishte atë dite që dole ti
më madh i vdekur mësuesi Halit Geci se gjallë
s´duronte një lopatë dhe t´i hidhej përmbi
pa të takuar ty ballë për ballë
 
Ti erdhe bashkë me diellin
dhe neve u zgjuam kuq e zi
tërë dita na shkoi duke uruar
e mbarë e përjetë qofsh ti PAVARËSI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora