E premte, 19.04.2024, 02:01 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Maskarada mashtruese zgjedhore

E diele, 01.12.2013, 09:53 PM


Balotazhi mes partnerëve në koalicion apo maskarada mashtruese zgjedhore në Klinë

Nga Florim Zeqa

Klina e vogel, qyteti i intelektualëve të mëdhenjë, është shëndrruar në një poligon të gladiatorëve, injorantëve, karrieristëve, matrapazëve politik që nuk respektojnë rregulla ligje për mbajtjën (marrjen) e pushtetit.

Klina edhe pse një vend i vogël, është nyje "gordiane" e zgjidhjes dhe determinimit të kahjeve politike në nivel vendi.

Dikur në të kaluarën jo shumë të largët, Klina ishte shembull i zhvillimeve demokratike në nivel vendi. Klina e vogël shtetit të Kosovës i dhuroj intelektualët dhe burrështetasit e përmasave kombëtare; një kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kolë Berisha), një zv. kryeministër (Ramë Manaj),...përderisa partisë shtetformuese (LDK-së) i dha tre nënkryetar të respektuar (Anton Kolaj, Kolë Berisha, Ramë Manaj).

Ishte dikur Klina e intelektualëve, Ismet Rracit e Hamit Krasniqit, Prend Buzhalës e Kolë Berishës,...po e ndali këtu vargun e gjatë të shumë intelektualëve dhe veprimtarëve tjerë të shquar që lanë gjurmë të pashlyera tek klinasit dhe mbarë opinioni vendor.

Është sot Klina e Anton Çunit dhe Fadil Gashit, e këtyre dy vllëzërve të një gjaku e të një ashti dardan, e dy komandantëve të UÇK-së, dy luftëtarëve trima të vijës institucionaliste, ushtar besnik të komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës- presidentit historik Ibrahim Rugova.

Pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Klina ka filluar suksesëshëm ndryshimin e saj, në rrugë paqësore dhe demokratike.

Lideri demokrat i Klinës, z. Fadil Gashi edhe kësaj radhe dëshmoj vlerat e një intelektuali, guximin e një luftëtari, vendosmërinë e një atdhetari dhe besnikërinë e një lideri të përgjegjëshëm politik.

Vendimi i tij për mospërkrahjën e asnjërit kandidat në balotazhin e 1 dhjetorit në Klinë, është respektim i verdiktit të popullit, reflektim i sinqeritetit dhe besueshmërisë ndaj elektoratit rugovian.

Kjo njiherit e determinom qartë edhe krijimin e një blloku të fortë opozitar në Klinë.

Pozicionimit të LDK-së në Klinë pritet t'i bashkohen edhe partitë tjera opozitare si; PSHDK, VV dhe AKR dhe shume subjekte e iniciativa tjera qytetare.

Se vërtetë Klina është përcaktuar për ndryshime pozitive, e vërteton edhe (ri)kyqja e intelektualëve të mëdhenjë në politikë.

Kandidimi për kryetar të Klinës në këto zgjedhje i krijuesit dhe publicistit të shquar klinas, profesorit të nderuar Prend Buzhala (PSHDK), e dëshmon vendosmërinë e klasës intelektuale për arritjen e ndryshime pozitive.

Krijimi i një opozite të fortë në Klinë do të ishte garancë e fuqishme kthese dhe shpresë për ndryshime rrënjësore dhe përmbajtësore në qytetin e Klinës.

Marrëveshja para balotazhit në Klinë mes PDK-së dhe AAK-së, apo koalicioni mes rivalëve të deridjeshëm politik për ndarjën e pushtetit, është lidhje e një kurore te pazakont mes dy personaliteteve të kundërta politike.

Pas kësaj marrëveshje, pas pozicionimt të LDK-së dhe subjekteve tjera në opozitë, balotazhi në qytetin e Klinës mbetët vetëm një formalitet, apo më mirë do thosha i ngjetë një maskarade mashtruese zgjedhore, një loje me rezultat të kurdisur, pasi paraprakisht dihen kryetari (Sokol Bashota) dhe nenkryetari (Enver Berisha).

Mirëpo pas "balotazhit" apo pas përfundimit të maskaradës zgjedhore, sfidë e madhe për Sokol Bashotën do të jetë ndarja e "tortës" qeveritare,...do ta ketë të vështirë kënaqjën e partnerëve qeverisës, duke filluar nga AAK-ja, dy iniciativat qytetare dhe listën serbe.

Kjo e fundit mund të jetë sfidë e papërballueshme për shumë nga anëtarët e devotshëm të PDK-së, që kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e fundit çlirimtare, siq ishte rasti më vëllaun e komandantit dhe dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi, Afrimit i cili nuk pranoj të jetë pjesë e listës zgjedhore bashk më serbët e Jagodës, armiqt e shtetit të Kosovës.

Si do që të jetë marrëveshja PDK-AAK, i ka edhe anët pozitive të saj. Ata pak votues që do të dalin në zgjedhje më 1 dhjetor, do të dalin të qetë, pa frikë dhe pa ngarkesa tjera psiqike siq ishte rasti i para katër viteve në përballjën e dy rivalëve, tani partner në ndarjën e pushtetit në Klinë!



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora