E premte, 29.03.2024, 01:53 AM (GMT)

Mendime

Tiberius Puiu: Kosova dhe dallaveret e spiunazhit serb

E shtune, 30.11.2013, 05:40 PM


Kosova dhe dallaveret e spiunazhit serb në Bukuresht

(Lansimi i librit “Kosova” në Fondacionin “Titulescu”)

Nga Tiberius Puiu

7 Nëntor 2013. Shkëlqësitë Tuaja, zotërinj ambasadorë! Zonja dhe zotërinj! Libri i Dr. Islam Lauka, “Kosova – një rast universal apo sui generis?” paraqet një studim të realizuar në një nivel të lartë profesional mbi një problem që tërhoqi vëmendjen e shumë politikanëve dhe të opinionit publik, sidomos nga Europa Qëndrore dhe Lindore. Libri trajon me profesionalizëm çështjet lidhur me të drejtën ndërkombëtare, shikuar nga prizmi i marrëdhënieve ndërkombëtare. Autori është diplomat karriere, drejtor i Institutit për Diasporën shqiptare në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, presidentit i Qendrës shqiptare për studime amerikane dhe britanike, si dhe drejtor të Institutit shqiptar për studime politike. Duke patur parasysh faktin se mbi temën e librit u manifestuan sidomos politikanë e analistë nga Rusia e Serbia, vende që iu kundërshtuan pavarësisë së Kosovës, punimi trajton në mënyrë prioritare tezat serbe dhe ruse, duke dëshmuar në mënyrë të bindshme paqëndrueshmërinë e tyre.

Komente të autorit datojnë nga përiudha menjëherë para deklarimit të pavarësisë së Kosovës. Është për të vlerësuar faktin se ngjarjet pas deklarimit të pavarësisë kanë konfirmuar faktin se Kosova nuk është një rast universal, se shpallja e pavarësisë nuk ka krijuar tërmete të shumta në Ballkan, në Europë ose në botë. Libri i doktorit Lauka mbulon një problematikë shumë të saktë dhe nuk mund të trajtojë historinë e Kosovës, të shpjegojë se si u arrit në gjendjen e sotme. Për problematikën e historisë së Kosovës me lejoni të rekomandoj librin e hulumtuesit anglez Noel Malcom “Kosovo – a short history”, 1998, Pan Books. Gëzohem që m’u dha mundësia ta përkthej këtë libër. Përkthimi im i shtohet përpjekjeve të mia për informimin e opinionit publik mbi Kosovën, mbi gjendjen reale nga kjo ish krahinë autonome e Jugosllavisë. Për shembull, gazeta “Evenimentul zilei” ka publikuar para disa vitesh jo më pak se tri faqe (aspkohe në format të madh) mbi problemin e Kosovës. Kështu që tani do të flisja më pak mbi të. Gëzohem se ky prezantim ka vend në këtë hapësirë, një “tempull” të diplomacisë rumune, diplomaci që ka detyrën të informojë opinionin publik mbi disa realitete që i janë prej shumë kohë të fshehura apo të deformuara.

Shumica e konflikteve etnike dolën nga territori i ish Bashkimit Sovjetik. Autori i librit tregon me shumë saktësi se si dolën këto konflikte, se si shumica e tyre u provokuan apo u mbështetën nga Moska. Në këtë situatë, të gjitha tmerret e Moskës, të krijimit të precedentit Kosova, duken të çuditshnme, sepse ndryshimi i vetëm relativisht i kohërave të fundit, përbëhet nga njohja prej Rusisë e formacioneve separatiste nga Abhazia dhe Osetia jugore. Kështusoj që atje nuk është fjala për aplikimin e parimeve apo praktikave prej zonave të tjera, por vetëm e vetëm për politikën e një fuqie të madhe, Rusisë. Konfliktet nga ish Bashkimi Sovjetik dëshmojnë dështimin e politikës kombëtare sovjetike dhe dëshirën e Moskës për të zotëruar dhe sunduar përmes stimulimit të disa konflikeve të reja. Pozita e Rusisë është jokonsekuente, kur marrim parasysh Çeçeninë, ku nuk ka pranuar ndërhyrjen e asnjë shteti të huaj, sepse problemi do të ishte një çështje e brendshme e Rusisë, ndërkohë që Rusia ka dashur të ndërhyjë në problemet e brendshme të Moldavisë, të Gjeorgjisë, të Armenisë dhe të Azerbajxhanit.

Autori i librit analizon me shumë saktësi çdo prej zonat e konflikitit dhe nxjërr në pah shkaet dhe fazën e konflikteve. Është shumë i drejtë përfundimi i autorit se shumë prej këtyre konflikeve janë të përdorura nga Moska si mjetë trysnie kundër shtetve që guxojnë të kenë një hapje shume të madhe para botës së madhe. Libri përmban informacione të detajuara mbi zonat e konfliktit prej ish Bashkimit Sovjetik, duke ofruar saktësinë e një udhëzuesi për kuptimin e aspekteve politike, etnik, gjeografik dhe ekonomik të problematikës.

Krahasimi i bërë nga autori midis të dy federacioneve komuniste shtetërore, Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, ndihmon më lehtësisht të kuptohet evolucioni i ngjarjeve pas dobësimit dhe shpartallimit të sistemit komunist. Asnjë nga popujt e ish-Jugosllavisë nuk ka dashur të jetojë në të njëjtin shtet me serbët. Republikat e BRSS u bënë të pavarura. Sundimi i rusëve, respektivisht të serbëve, kanë çuar në ndienja negative ndaj kombeve dhe kombësive të tjera. Tanimë, më nostalgjikët e agresivet janë ato rusë ose serbe, që u krijuan në territorin e shtetit komunist për të imponuar dhe përforcuar autoritetin e pushtetit të kombit dominues.

Ne e dimë se vetëm rusët e serbët nuk pranojnë të jenë minoritarë në asnjë shtet. Në këtë gjendje, shqiptarët nga Kosova, pas afër një shekulli të persekutimeve prej shtetit serb, nuk patën zgjidhje tjetër pos pavarësisë. Libri ka karakterin e një studimi shkencor, duke patur një bibliografi të begatshme, autori duke dëshmuar rigorozisht pohimet përmes citateve të bëra nga hulumtues dhe politikanë që u prononcuan në problematikën e Kosovës. Autori manifeston një korrektësi shembullore me opinionet e njërëzve të politikës serbe, duke kundërshtuar në mënyrë të gjakftohtë teoritë e tyre. Diçka që do të duhej të nënvizonim, është fakti se serbët përpiqen t’i kundërvihen Kosovës me shpifje dhe gënjeshtra në vend të argumenteve. Në asnjë moment libri nuk devijon prej karakterit objektiv, shkencor të një punimi të tillë.

Është vështirë për të kuptuar solidaritetin tonë ndaj Serbisë. Nuk mund të abstenohem të ju sjell disa shembuj. Në kohën e bombaridmeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë, një delegatë të Lidhjes së miqësisë rumuno-jugosllave ka shkuar në Beograd për të manifestuar solidaritetin ndaj popujve jugosllavë. Në një takim me përfaqësuesit e opinionit publik të atjeshëm, një profesor prej Universitetit të Beogradit pat pohuar gjoja se “ne e dimë që rumunët thonë se fqinjët e tyre më të mirë janë janë Deti i Zi dhe Serbia, por ne duhet të themi se rumunët kanë ardhur në territin e Jugosllavisë para 200 vjetëve, dhe prej atëherë ne mundohemi t’i mësojmë të punojnë, sepse janë hajduta.” Delegacioni rumun, i kryesuar prej peshkopit Calinic të Arxheshit, as nuk qerpikun nuk e pat ka lëkundur. Faktet u përshkruan në gazetën serbe Politika. Ndërkohë, në vitin 1996, në Jugosllavi ekzistonte qëllimi i krijimit të një shoqate të rumunëve nga Jugosllavia. Ambasada e Rumanisë ka pranuar prej ministrit jugosllav të Punëve të Jashtme indikacionin që të mos merr pjesë në seancën e themellimit. Dhe kjo u konformua.

Por si mund të flasim për “fqinjët më të mirë” kur ne kemi aq shumë gjëra të përbashkëta me shqiptarët? Të shpresojmë se opinioni publik i Rumanisë, duke pasur në dispozicion elemente të reja dhe duke hequr dorë prej miteve pa asnjë bazë, të krijojë një pozitë të ekuilibruar dhe korrekte, ashtu siç duhet të ketë shteti më i madh i rajonit. Qarkullon një mendim, se Sigurimi rumun ka patur marrëdhënie të shkëlqyeshme me shërbimin sekret jugosllav, dhe kjo shpjegon anëtarësimin e një pjese të shtypit rumun në favor të pozitës serbe. Nënshtrimi ndaj pozicionit serb u manifestua përmes asaj se emërtimet shqiptare, jo vetëm nga Kosova, u redaktuan në shtypin rumun përmes transkriptimit serb. Libri që e keni përpara korrigjon ketë anomali. Është korrektësisht të thuhet Kosova, sepse rumanisht ne nuk themi Kladovo, por Kladova, Prahova e jo Prahovo, Pançova e jo Pançevo. Pastaj, gjuha shqipe, duke pasur grafi latine, është normale që vendbanimet e Kosovës të shkruhen drejtpërsëdrejti, e jo përmes transkriptimit kirillik.

Besoj se edhe para daljes së këtij libri duhej të ishte qartë se midis Kosovës dhe Transilvanisë nuk ekziston asnjë ngjashmëri. Në Transilvani ekziston një shumicë e qartë e popullsisë rumune, dhe ndaj minoritetit hungarez nuk u aplikuan asnjëherë masa diskriminimi, urrejtjeje e përbuzjeje, siç që ka vepruar administrata serbe dhe jugosllave ndaj shqiptarëve të Kosovës apo rumunëve të Luginës së Timokut. Nëse kërkojmë një ngjashmëri, mund të gjejmë midis Mitrovicës së veriut dhe Transnistrisë, zona në të cilat ish kolonistët serbë e rusë tentojnë ta terratisin kursin normal të historisë. Duhet theksuar gjithashtu faktin se shumë hulumtuesë të huaj, mes të cilëve edhe Noel Malcom, bëjnë shumë herë krahasimin midis gjendjes së shqiptarëve nga Kosova dhe të rumunëve nga Moldavia sovjetike. Sidoqoftë, informacionet nga Kosova dhe Shqipëria janë pak të varfëra në Rumani. Publikohen automatikisht përkthime prej romaneve të Ismail Kadaresë por përkthyesi (Marius Dobrescu-shën. i red.) ka anashkaluar të gjitha artikujt e Kadaresë lidhur me Kosovën. Situatë e çuditshme!

Pyes veten, kush di se në qeverinë e Prishtinës marrin pjesë edhe ministra serbë? Se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin një sukses, jashtë Mitrovicës, ku serbët duan ende të krijojnë probleme. Rumania ka vonuar në vendosjen e marrëdhenieve normale me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, për t’i mos zemëruar serbët. Dhe me këtë, kemi humbur edhe politikisht, si dhe ekonomikisht. Këto gabime nuk duhen përsëritur në rastin e Kosovës. Duhet të krijojmë marrëdhënie normale me këtë vend. Është zgjidhja më e mirë. Faleminderit për vemendjen dhe ju urojmë një lexim të këndshëm të librit!

(Përktheu: Mona Agrigotoiaiei. E redaktoi për shtyp: Baki Ymeri)



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora