E shtune, 20.04.2024, 04:39 AM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Urime festa e Shqipërisë londineze!

E shtune, 30.11.2013, 06:25 PM


URIME FESTA E SHQIPËRISË LONDINEZE!

Shkruan: Ymer Halimi

Pas shumë urimesh, për këtë ditë sublime të kombit tonë, unë,  po ua kthej urimi t’mive miqë.

Në ditë feste duhet reflektuar festueshëm, por duhet rikujtuar gjërat! Festat janë edhe mallëngjyese, kur kujtohet edhe e kaluara!

Kur kujtoj, sot, se në atë kohë Shkupi ishte reth 80% shqiptar e sot kryeqytet sllavomaqedon, Manastiri aso kohe ishte mbi 70% shqiptar e sot ka vetëm 4600 shqiptarë, si edhe Velesi (ku shqiptarët janë edhe pa shkollë fillore); kur Janina, Parga, Preveza, Kosturi e Suliotët flisnin shqip e sot fare s’e përdorin këtë gjuhë, ndihem keq dhe e mallkoj historinë dhe fatin tonë. Ndihem keq dhe mallkoj shqiptarët të cilët në shtëpitë e tyre ruajnë fotogafitë e gjyshërve e baballarëve me plisa e shall të bardhë, (Plavë, Guci, Rozhaj, Tutin e Pazar) dhe qëllimshem e humbën gjuhën dhe ndjenjën e kombit shqiptar, flasin gjuhën e kundershtarëve të historisë sonë, dhe e quajne vetën "muslimanë" e jo shqiptarë. Sot është për të reflektuar edhe kur dikush ngre Monumentin e Nënës Shqiptare, në një  vendlindje të një politikani e jo ne Shkup,  që u la me gjakun e mijëra burrash e nënash shqiptare. A thua pse ?! Sot është për t’u shqetësua kur eshtrat e Isa Boletinit, presin në sandëk, e nuk mund të varrohet në vendlinjen e vet! Ky është mallkim historie a!  Sot është për të reflektuar edhe kur kërkohet të mbrohet identiteti e trashëgimia historike me flamuj  feje, e minare xhamish, më shumë sesa atëbotë, kur lindi ky shtet shqiptar; e kjo jep me kuptue, thua, se ende kemi nevoje "të luftojmë për identitet"!? Kjo frymë  ka hyrë në portë institucioni. Kjo edhe në këtë ditë feste le të na shqetesojë e mallengjej!

Të reflektojmë sot, dhe të mos e harrojmë edhe ç’bëmë: (gjërat, për t'u matë në vlerë, krahasohen, e ato si në këtë rast, në kontekts kohe dhe mundësie). Ne me gjakun tonë e ndritëm Greqinë, dhe sot arvanitasit janë më grekë se vetë grekët (ne shumicë); ne me gjakun tonë ndritëm Turqinë, (ishte Ballaban Pasha, shqiptar, i pari që theu Konstadinopojën dhe i pari që i shkaktoi humbjen më të rëndë Gjergj Kastriotit-Skenderbeut; ishte Ataturku, me gjak e origjinë shqiptare si dhe dhjetëra kryeministra që e ndritën Turqinë, po edhe vetë Sami Frashëri e më shumë të tjerë).

Jemi ne që hoqem dorë nga Aleksandri i Madh, të cilin e ëma e kishte pagëzuar Mirjam dhe iu desh nje vit që Aristoteli t’ia mësoj gjuhën greke, se në familje gjuhë e kishte ilirishten, dhe  flamurin e Aleksandrit nuk e marrim se është i yni! Pse?!  Ne heshtim para këtyre fakteve, e po edhe festojmë. Më plotë të drejt festojmë së mbijetuam.

Sot jemi shtete, që para të tjerëve përkulemi deri në gjunjë; pa vetëbesim e i lakmojmë të tjerët.

Të themi edhe diç më shumë. Sot jemi shtete me demokracinë më të dobët në Evropë, jemi vendi Ballkanik me më së shumti njerëz që emigrojnë në perëndim. Ne kemi  rreth 700 mijë shqiptarë emigrantë në Greqi, e rreth 300 mijë "kosovarë" në Zvicër e po kaq në Gjermani e Itali e gjetiu, dhe shtetet shqiptare nuk ndajnë asnjë lek për një abetare të atyre trashëgimtarëve tanë, që ta mësojnë gjuhën e historinë e Atdheut të tyre, e të baballarëve të tyre. Ne i perjashtojme nga jeta sociale ata, te cilet na i sjellin gjysmë miliarde euro, qe si shtet në kurrizin e tyre Kosova jeton. Ndërsa serbët pas 200 vitesh shkojnë në Shqipëri dhe shpikun “serbët muslimanë”. Ne anen tjetër, në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, ironizohen shqiptaret; tekurrën në lëkurën e tyre, e krahasimi me serbë të Kosovës, me ta,  është e paimagjinueshëm. Une festoj sot por disi nuk dua t’i anashkaloj këto dhe diç me therrë.

Ne kujdesemi të mos i lëndojmë të tjerët, e për të përbashkten tonë jemi tejet të pakujdesshem, duke e mbylle shtegun e lirisë së individit, dhe sot Shqiptaret janë më të izoluarit në Evropë,  veçmas Kosova. Pse? Sepse ne nuk kemi personalitet, e identitet të shtetit të mirëfilltë, se politikanët janë të papergjegjëshëm. Ekzistencën, lirinë e demokracinë  e kemi  të linçuar, pasurinë tonë e zhvlerësuam, e të gjithë sot (kushtimisht), të shkolluar e të pashkolluar, të rinj dhe pleq e ëndërrojnë migrimin "drejt tokave të premtuara", për një jetë më të mirë.

Prandaj, të mos jet sot vetëm një ditë e humbur e punës, në emër të kësaj feste shumë sublime, por të reflektojmë, e të marrim përgjegjësi për punë të ndershme e më guxim, për ndryshime pozitive, në shërbim të së sotmes, e të së ardhmes. T’i kthehemi vetës sonë që nga zanafilla, t’i marrim ato vlera që na takojnë, e të mos i lëmë në duartë e të tjerëve.

Do ritheksuar: gjërat e imëta e bëjnë  tërësinë. Të kuptojmë se  liria e individit, dhe perspektiva e tij (e shumicës) te ne, sot, është e varur në një fije merimange. Dhe, kjo po na thërret në përgjegjësi më shumë së kurrë! Kjo përgjegjësi, ne na takon.

Të mos i gëzohemi pasurisë më shumë se lirisë! Këtu është thelbi i madhështisë njerëzore!

Prandaj, urime festa shumë e çmuar e kombit tonë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora