E enjte, 18.04.2024, 09:55 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Rreziku kombëtar dhe abuzimi me fëmijët

E shtune, 30.11.2013, 06:58 PM


RREZIKIMI I QENJES KOMBËTARE DHE ABUZIMI ME FËMIJËT

NGA AGIM GASHI

Veshja e fëmijëve me shamia për propogandë sektesh dhe me qëllim të propogandes antishqiptare e kombëtare në përgjithësi , dhe në emër të Allahut, është më tepër se abuzim.

Në atdheun tonë, ku ka lulëzue hajnia, korrupcioni, kurvëria, droga e të gjitha të kqijat pa asnjë të mirë, mbane mend o njerz se qysh tani jemi në rrezik të humbjes së identitetit kombëtar. Duhet vepruar individualisht dhe kombtarisht sa më shpejt, sepse nga ligjet tona dhe nga shteti ynë sot atdheu dhe populli nuk e ka asnjë ndihmë, përveçse dëme kolosale. Në të dy shtetet janë instaluar njerz të bandave komuniste që edhe në këtë mënyrë kultivojnë gjoja vllazërim-bashkimin.

Askushëve banditë, politicentëve e hoxhollarëve, liderëve, gjeneralëve të vetëshpallur etj. nuk ua lejon askush që në emrin e ndonjë patriotzmi djallëzor e në emër të atdheut dhe lirisë së të shprehurit, ta lëndojnë kombin e ta tkurrin atdheun duke vrarë, plaçkitë e abuzuar edhe me fëmijë.

Mbajeni mend se kur Hoxha Shefqet Krasniqi dhe hoxhollar tjerë u prinin grupeve islamiste nga lindja, gjoja grupe humanitare për ta ndihmuar popullin e varfër, ndanin shamia tek fëmijët parashkollor dhe shkollor me qëllime propogandistike të islamit radikal dhe sektash, gjendja në botën e Arbërit ndërroi rrënjësisht. As Zotin më se kemi me neve. Duke na e parë pasivitetin tone, edhe Ai hjek dorë nga ne. Si Hoxhë Krasniqi ka shumë në trojet tona që po e shesin nderin kombëtar tek sektet e tilla vehabiste me para të majme dhe në shërbim jo vetëm të lindjes por edhe të trekëndëshit Moskë-Athinë-Beograd. Njerzit që për përfitime materiale nuk zgjedhin mjete dhe mënyra me ardhë deri te pasuria, janë tradhëtarët e kombit, janë spiujt e kombit dhe janë ndytsira e llumi i kombit. Sot fatkeqësisht në atdheun tonë ka më shumë të tillë se sa njerz të ndershëm e atdhetar.

Apeloj te të gjithë prindërit shqiptar, tek të gjitha motrat e vllëzërit tanë, njerzit e shëndoshë kombtarisht, hoxhollarët e prftërinjëve të edukur kombëtarisht, mësuesve e edukatorëve , ujkut e puntorit, klasës politike, intelektuale e soqatave joqeveritare, tiu përvishen punës për ndërrimin e situatës në favor të kombit e atdheut se përndryshe na hangër dreqi të gjithëve dhe se rreziku po i troket në derë arbërorëve. Lufta qytetare nuk na rri larg as neve.Këtë e dëshirojnë tradhëtarët e kombit të cilët shiten nderin e moralin e tyre për ti shërbyer sektashët dhe agjenturat e huaja me tradhëti.

Në shekullin 21, asnjë shqiptari mos ia pafsha fëmijët e gratë të veshura me moden sektashe të stepave të Afrikës e Azisë.

Mos harroni, ne jemi Evropa!

30.11.13

Düren

P.S.

Më muslimanët se myslimanët e shteteve arabe u bëmë ne shqiptarët. Siria kufizohet me të gjitha shtetet arabe dhe të një gjaku, sa shtete arabe ka në Afrik e Azi, dhe nuk u shkojnë në ndihë kësaj lufte të pakuptimt dhe vllavrasëse, e ju shkojnë shqiptarët e shkretë me i lënë kockat e tyre atje. Kishim dhe kemi armiq sa të duash, por ky i yni nuk luftohet. Duhet tu ndihmohet "vllëzërve" sirian të grupeve të Al-Kaidës.

Ne se meritojmë lirinë o vllëzër. Se meritojmë sepse lirin kur fitohet nuk lihet në mëshirën e askujve. Ne si popull e lejuam një gjë të tillë, dhe ja tani po i përjetojmë pasojat.

Në shërbim të lirisë duhet të jemi 24 orë nëse duam liri!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora