E marte, 16.04.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Nëpër udhëkryqet e historisë

E premte, 29.11.2013, 08:03 PM


Fjala e redaktorit

Nëpër udhëkryqet e historisë mbetën gurë diamantësh

(Bedri Tahiri, Atdhetarizmi jeton në përjetësi, “Meshari”, Prishtinë, 2013)

Të shkruash një fjalë, një varg, të bisedosh me ata burra fisnikë e bujarë, të hysh në labirinthet e botës së tyre shpirtërore, madje edhe t’u kërkosh diçka nga vetja për të mësuar rreth qëndrimit patriotik e atdhetar Kapitëve të Durrësit, është pakëz e vështirë. Kisha dëgjuar e lexuar, por edhe treguar nga të tjerët, se fisi i Kapitëve të ardhur nga Kosova, e të vendosur në Shqipëri, në damarët e gjakut kishin shkruarë emrin më të dashur Atdhe!

Kohët tinxare, në qiellin e tyre me re të zeza, ndikuan edhe te fisi i Kapitëve në rrugëtimin e jetës së tyre. Rrebeshet e kohëve dhe intrigat e armiqëve ndaj trojeve shqiptare, bënë që edhe te Kapitët të ndikonin për keq, deri aty sa përdorën çdo lloj dhune e masakrimi për t’i nënshtruar këta atdhetarë, të cilët mbronin vatrat stërgjyshore.

Por, erdhi një ditë, ashtu rastësisht, të takoj në një kafene njërin djalë të atdhetarit Sadri Kapitit, të cilit emrin ia kisha dëgjuar e lexuar diku, por personalisht nuk e njihja. Ja, pra, kjo rastësi e pas një kafe miqësore, unë takoj Skënder Kapitin, njeriun fjalëpak, por në bisedë e sipër mëson se ke të bësh me një njeri bujar e atdhetar. Te ky njeri, dalngadalë gjatë bisedës zbulon shumë ngjarje që kanë të bëjnë me atdheun e kombin, por që i mban brenda kullës së shpirtit. Megjithatë, vjen një ditë, ashtu pa e kuptuar edhe ai vetë, gjithashtu edhe të vëllezërve të tij, që dikush t’i zbrazi nga kulla e shpirtit të tyre, ngjarjet historike e atdhetare nëpër kohët e ndryshme, e që të ‘’ftojnë’’ për t’i mësuar në sofrën e madhe të atdhedashurisë e atë patriotike. Nëpër udhëkryqet e historisë, Kapitët nuk u mposhtën kurrë përballë vështirësive, por qëndruan të fortë si gurë diamantësh, sepse ata ishin të vetëdijshëm në qëllimin e aspiratave e të luftës së tyre. Atdheu e Liria ishin gjëja më e çmuar, saqë edhe janë flijuar me jetën e tyre.

Në librin të titulluar “Atdhetarizmi jeton në përjetësi” të autorit Bedri Tahiri, nëpërmjet fakteve historike të djeshme e të sotme, na sjell heroizmin, trimërinë, zgjurësinë, atdhedashurinë që kanë ata për trojet shqiptare, që ato të jenë të lira, ku flamuri ynë kombëtar të valëvitet krenar në qiellin e kaltër të Shqipërisë sonë.

Më konkretisht shkrimtari Bedri Tahiri shkruan se: “Sadri Kapiti u lind më 1915 në Zallq të Istogut. Rridhte nga një familje patriotike e ardhur andej nga rrethina e Medvegjës. Nga fisi i tij kanë dhënë jetën dy veta në luftën për mbrojtjen e Shkodrës kundër serbo- malazezve. Edhe Sadriu kurrë nuk u pajtua me serbin e pabesë, i cili edhe i kishte dëbuar dhunshëm nga trojet e veta stërgjyshore në vitet 1878- 1880, duke i lënë pa plangë e pa shtëpi…’’.

Meqënse ishte akoma i vogël, Sadriu me intuitën e tij natyrale, kuptonte shumë e vëzhgonte me kujdes ngjarjet e kohës, të cilat rridhnin njëra pas tjetrës, duke dëmtuar interesat kombëtare. Ai nuk i duronte dot kurthet politike e sundimin të serbomalazesëve, të cilët i kishin dëbuar dhunshëm nga trojet e veta, dhe del hapur kundra kësaj politike skllavëruese të trojeve shqiptare. Si rrjedhim i këtij qëndrimi patriotik e atdhetar, nga regjimi sllavomalazes ndiqësh hap pas hapi si një njeri i pa dëshirueshëm i regjimit. Në këto rrethana, ai u detyraua të hyjë nëpërmjet Alpeve Shqiptare drejt Shqipërisë.

Por, edhe këtu regjimi komunist e degdisi në internim në fshatin Ahmetbejas të rrethit Fier. Ai kurrë nuk u gjugjëzua, por vazhdoi duke mos iu trembur syri rrugën e nisur për lirinë e Kosovës e të trojeve shqiptare. Mbas dy vitesh kthehet sërisht në Kosovë, por pa shpresë se zjarri qe ndezur edhe më shumë. Kudo mbi shqiptarët zotronte varfëria, tortura, dëbime, deri në emelinimin fizik të tyre. Gjaku i shqiptarit s’mund të bëhej ujë, sepse nga gjaku i derdhur po mbinin lulet e lirisë së Kosovës! Duke shfletuar librin, informohesh për gjithë ngjarjet që kanë pasuar njëra- tjetrën te fisi Kapitëve, duke u vendosur me banim të vitit 1939 në fshatin Fllak të rrethit Durrës.

‘’Në jetën private,- shkruan autor i librit-, Sadriut i kishte ecur mirë e mbarë. Fatin e kishte lidhur me një malësore nga Gremniku i Klinës, me Dinore Mehë Gashin Këtyre dy bashkëshortëve u lindën tetë fëmijë: Sylejmani, Fatmiri, Skënderi, Naimi, Ganiu, Lirija, Nadirja dhe Shefkija. Të gjendur midis kudhrës dhe çekanit, ata u bënë tok dhe ia vunë gjoksin së keqes, duke qëndruan të pathyeshëm, mu si lisat e Kosovës martire’’.

Shkrimtari Bedri Tahiri, përshkruan me kujdes figurën e nacionalistit Sadri Kapitit. Ngjarjet jepen konkrete në libër, duke na dhënë të vërtetat në rrafshin historik, pa dorashka që përcjellin te historiani, filozofi, intelektuali, shkrimtari, e deri te lexuesi i thjeshtë qëndrimin burrëror, patriotik e atdhetar të Kapitëve në breza.

Ky qëndrim atdhetar është një shembull tipik, ku kanë ç’të mësojnë brezat e sotëm dhe brezat që do vijnë. Ja si shkruan Bedriu:“Sadriu si një nacionalist i përbetuar gjatë shërbimit ushtarak në Tiranë rrahu një oficër dhe dy ushtarë italianë, sepse kishin ngacmuar dhe fyer disa femra shqiptare në qytet. Që nga aty e braktisi fare ushtrinë dhe në vitin 1940, u kthye në Istog, me shpresë se Trojet Etnike Shqiptare u çliruan dhe u bashkuan…Mori pjes? n? luft?rat dhe betejat p?r mbrojtjen e mysliman?ve dhe shqiptar?ve t? Sanxhakut e t? Kolashinit. Atje iu vra edhe i nipi, Sadiku, trupin e t? cilit nuk e la, por e barti n? shpin? deri n? vendlindje. Më vonë u inkuadrua në Brigadën e tribunit Shaban Palluzha”.

Në këtë libër të ri të autorit Bedri Tahiri, përveç të tjerash gjen edhe dorëshkrime të autorëve të ndryshëm, të cilët kanë shkruar me përkushtim për Kapitët e Durrësit. Ata kanë nxjerrë në pah qëndrimin patriotik e atdhetar të bijëve të nacionalistit Sadri Kapiti.

Duhet thënë me forcën e arsyes e të logjikës së ftohtë, se qëndrimi atdhetar e patriotik, përkushtimi i vëllezërve Kapiti në mbështretje të UÇK-së, është një gur themeli në vetë historinë e Re të shtetit të Kosovës. Po të vështrosh me kujdes oazin e veprimtarive në gjithë hapësirën historike atdhetare e patriotike të vëllezërve Kapitëve të Durrësit, do njihesh me gjerdanin e historik të kohës ku rrezatojnë si gurë diamanti gjithë veprimtaria e tyre, për lirinë e Kosovës e të bashkimit Kombëtar të trojeve shqiptare në një trung të vetëm me emrin Shqipëri!

Sadri Kapiti ka qënë partzan dhe ka marrë pjesë në brigadën e 3-të Sulmuese, dhe ishte invalid i LANÇ. Me kalimin e kohës dhe sipas kushteve të trasformimeve politike e shoqërore që ndodhën edhe në Shqipëri, lë katundin Fllak e Qerret dhe vendoset me banim në lagjen 14 Shozet të qytetit Durrës. Më 7 janar të vitit 1997, Sadriu ndërron jetë dhe prehet në varrezat e fshatit Rrashbull. I mbylli sytë me plagën në zemër se nuk arriti ta shoh Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë mëmë. Në çdo kuvend burrash Sadriu shprehej: "Kryet më ka lindur në Kosovë, trupi m'u burrërua në Shqipërinë nanë… Lum kush ta shikojë e ta gëzojë, more lum miku!".

"Sadri Kapiti ka qenë burrë mbi burra. Fakti është që edhe bijtë ndoqen besnikërisht rrugën e tij"- ka thënë z. Qemal Mançe, ish kryetar i Shoqatës së Invalidëve të LANÇ për rrethin e Durrësit.
Në një përleshje me serboçetnikë Sadriu plagoset rëndë në shpatullën e majtë dhe në këmbën e djathtë. Kështu, Sadriu kishte edhe statusin e invalidit të LANÇ.

Kuvendi Komunal në Vushtrri, më 10.07. 2013, vendosi që rruga nr. 171 të emërohet “SADRI KAPITI”. Ky është një vlerësim midis të tjerash që i bëhet pas vdekjes patriotit e atdhetarit që kishte sakrifikuar aq shumë për lirinë e pavarsinë e Kosovës. Sadriu u mëkoi edhe fëmijëve atdhedashurinë, lidhjet me vendlindjen e tij, Drenicën. Historia e lavdisë së “Drenicës” lidhet me heroin legjendar Adem Jashari, me të cilin kanë pasur njohje personale edhe djemtë e Sadriut. Lokali me emrin “Drenica” e Durrësit u bë streha e parë e mobilizimit të ushtarëve të UÇK-së.

Ata vinin nga të gjitha anët e botës e nga të gjitha viset shqiptare, nga Çameria, Labëria, Përmeti, Berati, Kavaja, Durrësi etj. Grupet e para erdhën nga Gjermania. Ka pasur edhe të huaj: francezë, suedezë, gjermanë, skocezë, anglezë, italianë, finlandezë. Nuk mund të harrohet j kurrë luftëtari italian me pseudonimin “KOBRA“, i cili, pas shumë betejash e luftimesh në Kosovë, ra dëshmor i UÇK-së. Ai u bë krenaria dhe nderi ynë, të cilën edhe të hujët e admironin.

Nga 24 marsi deri më 10, përkatësisht 12 qershor të vitit 1999, fillon historia e re e Kosovës. NATO vihet në luftë duke bombarduar caqet ushtarake serbe deri në çlirimin e Kosovës. Por, gjatë kësaj kohe, popullata shqiptare përjetoi një prej etapave më të vështira, duke u përballur me një dhunë brutale të forcave serbe.

Më 5 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmojnë fshatin Prekaz i Ulët, ku vrasin Adem Jasharin, figurën që për shqiptarët nënkupton komandantin legjendar të UÇK-së.

Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës. Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviçin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë.

Peshën kryesore të dëbuarëve nga Kosova e mbajti Shqipëria, ku gjetën strehë në vatrat shqiptare vëllezërit e një gjaku mbi 500 mijë kosovarë. Kjo mikëpritje e pazakontë nga shqiptarët e Shqipërisë çuditi gjithë popujt e mbarë globit. Ata i bënin pyetje vetes:“Si ka mundësi që një popull kaq i vogël në numër dhe gjeografikisht të mbajë në gjirin e vet kaq refugjatë lufte?!”. Mikëpritja, dhe dashuria për vëllezërit tanë kosovarë, tregoi mbarë kombeve e popujve të botës se Shqipëria është një dhe vetëm një. Atdheu, liria e gjuha janë gjëja më e shtrenjtë për shqiptarin!

Sa më shumë vite të kalojnë, aq më shumë i rriten vlerat historike atij lokali të vogël buzë detit Adriatik në Durrës. Materialet e shkruara historike, që një pjesë e tyre gjenden në këtë libër janë vlera e dëshmi të asaj pjese historie të lavdishme të popullit shqiptar.

Ishte dita e 17 shkurtit të vitit 2008, ku lindi shteti më i ri i botës, Republika e Kosovës. Edhe ish kryeqëndra e dipllomacisë politike e ushtarake, siç ishte në atë kohë “Drenica” e Durrësit, ajo priti në sofrën e saj bujare për të festuar, nxënës e studentë, intelektual e krijues, ushtarakë e politikanë, mjekë e avokatë, punëtorë e specialistë...Vëllezërit Kapiti, këta ambasadorë të vërtetë, si dje në organizimin e mobilizimin e ushtarëve të UÇK-së, edhe në këtë ditë të shenjtë të pavarësisë, i gjen pa vetëmburrje në krye të organizimit për këtë ditë të shumëpritur nga gjithë shqiptarët që festonin deri në Australi.

Sot e themi me plot krenari, sepse ajo çerdhe e vogël dallëndyshe buzë detit adriatik, “Drenica” e Durrësit, është tempulli i qëndresës që dëshmon historinë tonë, por edhe edukimin patriotik e atdhetar të brezave sot e nesër. “Drenica” e djeshme ishte ura lidhëse e të gjithave trojeve shqiptare që grumbulloi rreth vetes shqiptarët kudo nëpër botë. Jo vetëm kaq, por edhe sot, aty vizitorët janë të shumtë, të të gjithave kombësive që vijnë në qytetin e Durrësit e përulen me respekt te kështjella e bashkimit të shqiptarëve.

Nga Memoriali “DRENICA” atë ditë festive historike, iu dërgua një letër përshëndetëse Xhorxh Bushit, të cilën, para të pranishmëve e lexoi publicisti dhe krijuesi i njohur, z. Bashkim Hoxha.

Pikërisht, ishte “Drenica” e Durrësit ajo që priti e përcolli mijëra luftëtarë të UÇK-së. Me të drejtë gazetari Thanas Mustaqi në një reportazh të botuar në gazetën “Zëri i popullit” më 9 prill të vitit 2000, shkruan:”Populli e ka shpallur me zemër “Drenicën” një “Mekë” të atdhedashurisë.’’

Dhe duke vazhduar më tej, shkrimtari Bedri Tahiri nënvizon për kontributet që kanë dhënë edhe mediet e shkruara e televizive të qytetit të Durrësit, në përkrahje të çështjes sonë kombëtare, në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Bashkim Hoxha publicist, gazetar, dramaturg dhe shkrimtar i njohur durrsak gjatë krizës kosovare dhe luftës çlirimtare të UÇK-së, si pronar dhe drejtor i TV Teuta e vuri televizionin dhe numrin e telefonit të tij në dispozicion të mobilizimit të luftëtarëve, të bashkimit të familjeve dhe të akomodimit të të dëbuarëve nga Kosova në kampet e strehimet dhe në familjet durrsake. Krah tij ishte edhe bashkëpunëtori i palodhur, kamaeramani dhe fotografi Gëzim Domi, i cili ka sot fotostudjon dhe ekspozitën fotografike ndër më të mirat në Shqipëri”.

Një vend të veçantë autori i librit Bedri Tahiri, i kushton edhe mirënjohjen ndaj gazetës Bulevard” dhe gazetarit Artur Llana, ku edhe shumica e këtyre shkrimeve janë publikuar më parë në gazetën e tij.

Ndërsa gazetari Aleks Kalemasi për “Drenicën” e Durrësit shkruan: “Restorant “DRENICA” tashmë është shndërruar në një kult të patriotizmit shqiptar...’’ dhe vazhdon: “Skënder Kapiti, figura kreysore e pritjes dhe përcjelljes së kosovarëve që vinin nga Amerika, Australia, Gjermania, Zvicra, Turqia, Kanadaja dhe vendet e tjera për të veshur uniformën e UÇK-së, thotë: “Kemi derdhur shumë gjak dhe kemi merituar të festojmë pavarësinë”.

Ndërkaq Kadri Tarelli midis të tjerash shkruan:‘’Pas dhjetë vitesh, ish luftëtarë të batalionit “Atlantiku”, në këto ditë parnvere, rikthehen në Durrës, tek hotel drenica, për të bërë homazhe tek përmendorja Luftëtari i panjohur, në nderim për të gjithë ata luftëtarë të lirisë, të cilët nga këtu u nisën drejt Kosovës, drejt udhës së luftës, për çlirimin e saj nga sundimi serb”.

Oerd Ulqini në gazetën “Panorama” shkruan se:”Dhjetë vjet pas formimit të batalionit “ATLANTIKU”, ish ushtarët e UÇK-së janë rikthyer në lokal “DRENICA”, në plazhin e Durrësit, pikërisht në atë vend ku bënë betimin”, dhe vazhdon ”Atlantiku është një batalion shqiptarësh të Amerikës, por e veçanta është se aty u mblodhën njerëz me origjinë nga Plava dhe Gucia, Ulqini, Shkupi, Tetova, Prizreni etj.”

Hazir Mehmeti nga Vjena midis të tjerash në gazetën “Ndryshe” shkruan: “Në jetën tonë më të re të mobilizimit të madh kombëtar nuk do harrohet kontakti i parë me atdheun në Durrësin bregdetar. Në kohën e UÇK-së. djemtë më të devotshëm nga e gjithë bota, me mallin mbi supe e hidhërimin në zemër për armikun morren rrugën e nderit e të lavdisë. Vaporit Bari-Durrës i dridhej barku nga pesha. Në Durrësin shekullor u priten nga vëllezërit durrsakë ashtu siç di vëllai ta pres vëllain në ditë për jetë a vdekje. Në ballë të tyre u gjenden vëllezërit Kapiti: Sylejmani, Fatmiri, Skenderi, Naimi dhe Ganiu. Ata i pritnin djemtë hijerëndë ke porta e kullës së tyre “DRENICA”. Ajo ishte fortesë e kohës”.

Edhe Xhevahir Cirongu, ka bërë këtë vlerësim për Skënder Sadri Kapitin, në pronovimin e librit “Triumfi i Kombit”, si potriot, atdhetar e shkrimtar. Sepse Skënderi është edhe njeri i letrave të shkruara, ku ka botuar disa libra me karakter filozofik, shoqëror e atdhetar.“Autori Skënder Kapiti ka një filozofi disi ndryshe nga të tjerët autorë, sepse kur ai merr penën e shkruan ndëthur faktet historike e atdhetare me një rrëfenjë interpretim bindse me bazë shtratin e fakteve, që për gjatë rrugëtimit historik e kulturor nëpër shekuj zbërthen filozofikisht e psikologjikisht ngjarjet jetësore.

Vladimir Muça zbërthen natyrshëm mbi vështrimin shoqëror për nga vlerat që përcjell te lexues e intelektuali, në gjithë shtresat shoqërore libri “Triumfi i Kombit” të autorit Skënder Kapiti. Midis të tjerash thotë se: ”Shumë tema interesante shpalosen në këtë libër në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare e të kujtesës historike’’.

Takimet e shkrimtarit Kosovar Bedri Tahiri me njerëz të thjeshtë dhe personalitete janë të shumta, nga të gjitha trojet shqiptare: me poetin dhe akademikun Xhevahir Spahiu, me shkrimtarin, kritikun dhe kolonelin Shpend Topollaj, me avokatin dhe njohës i mirë i çështjes kosovare Ilir Malindi, me komandantin Novruz Zejnati, me poeten çame, Fatime Kulli etj.

Një vend të rëndësishëm në këtë libër me titull: “Atdhetarizmi jeton në përjetësi” zënë intervistat që ka bërë autori me poetin akademikun Xhevahir Spahiu, si dhe me avokatin e nacionalistin e përbetuar, z. Spartak Ngjela. “Por unë kam një porosi: U bë Kosova, të bëhen ko”sovarët! Pse e them këtë? Sepse lufta u bë, liria erdhi dhe tashti duhet emancipimi kulturor, shkollimi, dija, shkenca, përparimi. Qeveria e sotme është zgjidhje e përshtatshme. Në qoftë se UÇK- ja e shpëtoi Kosovën në luftë, duhet të di ta ruaj edhe në paqe’’,- thotë avokat Spartak Ngjela.

Midis të tjerave, gjatë intervistës dhënë autorit të librit, poeti Xhevahir Spahiu: Po, “DRENICA” e Durrësit është qendra kryesore e frymëzimeve atdhetare këtu buzë detit, është Tempull atdhetarie!.

Në libër autori Bedri Tahiri, sjell edhe lajtmotive nga shoqata e organizma të tjera shoqërore e atdhetare, të cilat kanë përcjellë për te organizmat shtetërore, që “Drenica” e Durrësit të shpallet Shtëpi Muze, si qëndër e atdhetarizmit dhe e bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare. Dhe me të drejtë ato u kanë kërkuar organeve kopetente, si të pushtetit lokal dhe atij qëndror, në Shqipëri e Kosovë, që “Drenica” të jetë simbol i edukimit e i bashkimit tonë kombëtar. Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Shoqata Kulturore e Atdhetare “Tomorri” dega Durrës.

Në mbyllje të librit jepen fotopamje në kohë të ndryshme, që pasqyrojnë aktivitetin patriotik e atdhetar që shprehin fuqishëm patriotizmin e atdhedashurinë, heroizmin të popullit tonë të të gjitha trojeve të fundshekullit të XX-të e fillimet e shekullit të XXI- të, të gërshetuara edhe me faktorin e diplomacinë ndërkombëtare.

“Drenica” e Durrësit ishte dhe mbetet ambasada e parë e ribashkimit të të gjithave trojeve shqiptare, sepse aty lindi ideja ”Një komb, një gjuhë, një flamur!”. Tashmë populli e ka shpallur me kohë “Drenicën” Shtëpi Muze, ku qëndron e gjallë historia jonë, e djeshmja, e sotmja, ku do u flas nesër brezave që do vijnë, sepse aty është gjaku i 2400 dëshmorëve të UÇK-së, të tre dëshmorëve të kombit, Indrit Cara,- kavajas, Astrit Suli,- shqiponja e Tomorrit nga Lumasi- Berat, Skerdilajd Llagami nga Tirana, i mijërave njerëzve civilë të masakruar e të gjymtuar, të invalidëve të UÇK- së, sakrificat e popullit tonë, të cilët apelojnë me forcën e krenarisë së ligjshme që “Drenica” e Durrësit të shpallet Shtëpi Muze.

“Drenica” e Durrësit është djepi i historisë dhe i atdhedashurisë, por edhe e kulturës së kombit tonë. Një thesar që duhet vlerësuar nga të gjithë, sepse ajo është e të gjithëve.

Durrës, tetor 2013 Xhevahir Cirongu

Publicis, poet , shkrimtar



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora