E premte, 29.03.2024, 05:39 AM (GMT)

Faleminderit

Nje vit pa Alfons Gurashin, "mbreti" i kronikes shqiptare

E merkure, 28.05.2008, 10:59 PM


Nga Marash Hajati

Si mua sot, fati, deshira dhe respekti per te kujtuar e per te shkruar per gazetarin Alfons Gurashi, ne pervjetorin e ndarjes prej tij, u takon dhjetera e qindra kolegeve, dashamiresve, shokeve, gjithe atyre qe e kane pasur ne krah, kane bere rruge jete se bashku, por edhe atyre qindra e mijera qe i kane degjuar zerin ne radio apo e kane pershendetur, kur ka veguar ne ekranin e televizionit. Askush nuk behet sot xheloz ne brendesine e shpirtit, se ketij apo atij i takon me shume Alfonsi. Per kete njeri, aq njeri, nuk soset kurre vendi, nuk sosen copezat e historise, gezimet, perpjekjet, emocionet, besimi, kuraja. Cdo njeri qe ka punuar me Alfonsin gazetar, krijues, hokatar ka aq shume te rendise nga keto ngjarje te bukura e te vecanta, sa na jepet e drejta t'i quajme ato te Alfonsit. Gjerat qe kujton e shkruan per te, nuk i emeron dot thjesht si ne veten e pare, sepse Alfonsi nuk ishte njeri i monologut. Me te mund te komunikoje permes nje bisede te gjalle, te kendshme, me batuta, me humor, me te papritura e shpesh edhe gjera te sajuara ne rrethin shoqeror mes kolegesh, si ne nje imagjinate lodrash e qe ishin aq clodhese. Por Alfonsi ka ditur e ka njohur edhe artin e te degjuarit e te respektuarit te tjetrit. Ketu ishte edhe ai sekreti i tij i te komunikuarit aq lirshem e aq bindes si me malesorin e mesuesin, me punetorin e inxhinierin, me femijet e studentin, me aktorin e shkencetarin, me juristin e politikanin. Kur rreshtoj fjalet ne kete hyrje te ketyre kujtimeve, aspak nuk jam duke e vrare mendjen, se po perseris dy here ndonje gje, sepse per te nuk ka perseritje. Nuk jam duke e vrare mendjen as per menyren e stilit te te shkruarit, sepse mendoj e besoj se cdo gje vjen rrjedhshem e bukur, kur sjell ketu nje cope jete te sinqerte per kolegun e punes e te mikrofonit, te kameres e te ekranit, te kronikes e te montazhit e mbi te gjitha te nje profesionisti te lartesive publicistike, si Gurashi.

Ajo qe skicova ketu me lart, si nje arkitekture mendimi, do te ishte si nje kornize pa portret, nese nuk do te prekja dicka reale, jetesore me komunikim e bashkepunim me te. Alfons Gurashi ka punuar me shume drejtues, pergjegjes e sekretare, ministra, kryeministra e presidente nga me te ndryshmit e me te habitshmit. Une kam besuar e perjetuar, se ai dinte te imponohej me gjuhen e mendimin e tij te logjikes, bindjes e profesionit. Ne castet e oret e punes, te mbeshteteshe te Alfonsi ishte siguri. I them keto, sepse ne punen e veshtire te fushes se informacionit ne te vetmin Televizion Shqiptar ne ate kohe, nuk ishte aq e lehte. Kemi kaluar se bashku shume hapesira frymezimi, pune, suksesi e lodhje, debate, kundershtish e peripecish, qe i di vetem koha.

Kontrast... Dy kronika

Duke mos prishur rregullat e atyre, qe shkruajne kujtime, qe ato te jene me fakte e shembuj, aq me teper kur flitet per kolegun Alfons Gurashi, marr shkas te permend dy ngjarje per realizimin e dy kronikave, te cilat per shume kohe na mbeten si histori mesimore gazetarie ne Televizion.

Ka qene shtator 1974. Dita e pare e shkolles. Kudo feste, buzeqeshje, lule, veshur bukur, gezim. Per Televizionin oret e pergatitjes se kronikave per keto evenimente te lodhshme e te mundimshme ishin strapacuese. Se pari, sepse mjetet e xhirimit te asaj kohe ishin teper te veshtira per te manovruar. Kamerat ishin aparate filmi 16 mm, goxha te renda. Me aparatin karrocoheshin mjetet e ndricimit (projektore), pastaj pajisjet e zerit, nagra e mikrofone. Le pastaj qe me keto grupe xhirimi duhej levizur nga nje shkolle te tjetra (natyrisht atje ku ishte planifikuar). E gjithe kjo ishte vetem gjysma e punes, sepse filmi kalonte ne laborator per larje, me pas montazhi, teksti, titrat etj. Nga kjo pothuajse gjithmone hynim ne sekondat e fundit ne transmetim. Per hir te se vertetes i vetmi ishte Alfonsi, qe tekstet ne te shumten e rasteve i lexonte direkt jashte kameres. Kjo dite e pare e shkolles, ishte dhe kontakti i pare ne ato raporte pune me Alfonsin si redaktor, foles e organizator. Nuk dua ta fsheh, kisha nje admirim per ate preokupim e shkathtesi te tij. Nuk dua te le pa permendur ketu edhe frymezimin e ngulitur te tij, kur kishte ngjarje te tilla te gezueshme masive. Si per inerci drejtimi, kur cdo gje ishte gati per transmetim, i thashe Alfonsit: - S'besoj te kemi harruar gje. Ai me buzeqeshje tha: - Dita e pare e shkolles eshte vetem bukuri, nxenes te qeshur, prinder te gezuar, buqeta me lule ne cdo ane. Atmosfere frymezimi dhe entuziazmi. Kronikat, te lidhura keshtu varg, nga kryeqyteti e ne mjaft qytete te tjera te Shqiperise u transmetuan vertet bukur per kohen. Vetem se mbas nje telefonate ne fund te telerevistes, mbetem pak te ngrysur. Nga lart, edhe pse na pergezuan, une mora nje keshillim (kisha vetem dy muaj ne televizion). Alfonsi me tere ate lodhje (mori verejtje). Ai e di, s'duhet te gaboje, na thane. Alfonsi ishte me stazh pune ne informacion. Dhe e gjithe kjo per faktin se shkolla, ku kishte marre pjese bashkeshortja e nje personaliteti, ishte transmetuar e katerta ne radhen e kronikave. Personalisht dua te sqaroj nje gje per punen shume te komplikuar ne Televizionin Shqiptar, te pakten per ato 15 vjet qe kam qene drejtues. Verejtje te tilla ka pasur vazhdimisht, bile edhe teper me te renda, por e them me pergjegjesi, se ato ne te shumten e rasteve kane pasur qellim terheqje vemendjeje dhe korrektesi te politikes se asaj kohe, ashtu sic ishte. Te nesermen, mbas asaj ngjarje, kur u takuam, i thashe Alfonsit, si gjysme me shaka: - E shikon se jo gjithmone te shpetojne lulet.

Kronika e dyte, qe e permenda me lart e qe ka fatin te jete deshmitare e nje pune mjaft te komplikuar te atyre koheve ne Televizion, i perket nentorit te po atij viti 1974. Ishte

30-vjetori i clirimit. Mirepo festa ne shtratin politik te vendit kishte marre te cara. Grupet armiqesore qe nga Fadil Pacrami, Todi Lubonja, pucistet me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e nje varg i gjate ushtarakesh, po rritej cdo dite e me shume. Mjaft aktivitete te planifikuara duhet te zhvilloheshin ne vazhdimesi, por ne te njejten kohe televizioni duhej te menjanonte sipas rasteve pjesemarrjen e udheheqjes politike ne te (behej fjale per mos nxjerrjen e tyre me figure ne ekran), sepse kishte dhe nga ata qe mbas pak ditesh mund te arrestoheshin. Ne ate kohe gjithcka flitej gati ne menyre figurative. Ne keto raste u thoshim kameramaneve, te mos kthenin kamerat nga tribuna, mbasi gjoja duhej te dilnin me shume masat ne televizion.

Tipik ne kete drejtim ka qene informacioni per manifestimin e madh fizkulturor e sportiv ne stadiumin "Qemal Stafa". Per te ishte bere nje pergatitje e jashtezakonshme. Kronika duhej te ishte e zgjeruar. Mirepo tere ate aktivitet e kishte "braktisur" udheheqja e shtetit dhe partise. Vetem nje sekretar i Komitetit te Tiranes ishte ne tribune. Qe te mos beheshin aluzione kush ishte e kush nuk ishte pjesemarres, udheheqja nuk erdhi ne ate aktivitet. Cdo gje kaloi shume mire. Planet e filmimeve ishin aq te largeta, sa as nena s'do ta dallonte te birin. Kamerat u fokusuan te gjimnazistet, sportistet ne vegla, te tablote e medha ne gjithe shkallet e stadiumit e ne ekran erdhen aq shume fytyra sportistesh, qe mbanin ne duar aq shume flamuj e lule e sidomos lule, qe ngriheshin lart nga mijera duar. Redaksia e informacionit me Alfonsin kronist, kishin realizuar nje detyre te veshtire. Telefonata nuk pati. Ishte mire kur s'te merrnin ne telefon.

***

Alfons Gurashin, ndoshta mund ta percaktojme sot, mbas gjithe asaj kohe qe kemi lene pas, si nje simbol pergjithesues i kronikes se asaj periudhe. Kjo, sepse ai ishte prezent ne evenimentet me te medha edhe te politikes, edhe te ndertimeve, edhe te arsimit, kultures, te kenges e te artit. Nga pervoja e pergatitja profesionale ishte nje mjeshter i hartimit te teksteve. Ato ishin koncize, pa rutine e natyrshem merrnin jete e kuptim te vecante, kur lexoheshin prej tij qofte direkt, ne terren, qofte ne studio. Fjala, zeri dhe figura tek Alfonsi kishin nje harmoni, qe zor se perseritet. Ndaj mund te them me plot goje, se per kohen, ai ishte "mbreti" i kronikes shqiptare. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora