E premte, 29.03.2024, 01:32 PM (GMT)

Kulturë

Angjelina Krasniqi: Vlorë moj e bukur Vlorë!

E enjte, 28.11.2013, 08:26 PM


ANGJELINA KRASNIQI

VLORË MOJ E BUKUR VLORË!

- Kombit në 101 vjetor -

 

Vlorë moj flakëz e ndezur,

Me flamurë mijra qirinj,

Përmbi kuaj trimash hedhur,

101 vjet janë më të rinj.

 

Kalërojnë shpate e brigje,

Nga Kosova për në Vlorë.

101 vjet kërkuan shtigje,

Të të vinë krushq me kurorë.

 

Nuk u vonuan si dikur,

Nga Kosova këta delegatë.

Përmbi shkëmb e përmbi gur,

U dëgjohet troku i artë.

 

Ata që 101 vjet më parë,

Nuk e morën se s’ua dhanë.

Sot keputën dhe litarë,

Zëmrën - Vlorë, nënën Tiranë.

 

101 vjet porsi lumënjtë,

Rrodhi gjaku, rrodhi jeta.

Me të urtë dhe me të sertë,

Herë me pushkë dhe trompeta...

 

Ismail bej, dil pranë detit,

Sepse Isa plot me shokë,

Nuk i ndal pushka e dovletit,

Për këto troje, për këtë tokë.

 

Si më parë ...JO...këtë radhë,

Pa vonesë, mbi shkëmb e gur.

Kosova vjen dy ditë më parë,

Veshur e tëra me flamur...

 

Isai është krushku i parë,

Kosovën e bie për nuse,

Me nur dhe liri të larë,

Nëpër mijra burime e puse.

 

Veshur ka bjeshkën e lartë,

Në trup shtatin gjelberimin,

101 vite që po i mbart,

Kërkoi dhe gjeti agimin...

 

Prisni tani krushq të tjerë,

Mali Zi, dhe Maqedonia,

Prisni flladin me pranverë,

Që percjell dhe Çameria...

 

Ndizni vallen, me xhuplete,

Fustanella dëborë të bardhë,

Pavarsisë ti japim fletë,

Se dita e pritur ka ardhë…

 

Shrehe pushkën Ismail,

Nxirr flamurin të valvitet,

Në ballkon si dikur dil, s

Si qendroke, si të pritet ?...

 

Nënë ballkonin si një kodër,

Është derdhur tërë kombi,

Kjo shtëpi zemër e vogël,

Rreh, e dëgjon gjithe globi…

 

Ejjjjjjjjjjjj, vëllezer, motra, nëna,

Të shperndarë nëpër botë,

Qeshni, të dëgjohet kënga,

Sa me e madhe dhe e plotë…

 

Brohoritja nëpër vite,

Përqafim, puthjet e urimit,

Do sjellin si sot një dite,

Festën e madhe të gëzimit…

 

Mos i ndalni meloditë

Deri në ditën e bashkimit…

 

Gjermani...2013

 

 

AMANETI I BABËS

 

Amanetin që kur linda,

E mbaj mbi supe, pasaportë.

Kur u rrita, dhe vetë u binda,

Kur vrapova dhe nëpër botë.

 

Bashkë me puthjet shpesh im atë,

Bashkë me ledhet, bekimurimin,

Kur hëna përkundej gjeth i artë,

Më kërkonte edhe bekimin…

 

“Bijë, do rritesh, por kur linde,

Fytyrën e kishe nga Tirana,

Për të parë shqipen u grinde,

Kështu, më tha, atëherë nana…

 

Prandaj amanet prej zemre,

Kur si zog në Krujë të shkosh,

Bashkë me tingujt e një kënge,

Edhe betimin tim ta çosh…

 

Atje, pranë kalasë së lashtë,

Në ato gurë, dhe në ato mure,

Që një gjuhë flasim, të gjith’ bashkë,

Pimë ujë në një burim kulture…

 

Rozafën, Ne, kur e ndërtonim,

Si një kult dhe si një vepër,

Ata që s’na donin na e rrëzonin,

Veç armiqtë, dhe askush tjetër…

 

Nga lart na kafshonte Sllavi,

Nga jugu çirrej, lehte Greku,

Kërkonin për ne jetë skllavi,

Pak të gjallë, shumë të vdekur…

 

Porse malet janë të larta,

Por një mal është më i lartë,

Aty ku qëndroi shpata,

U ngrit dhe histori e lashtë…

 

Puthe, bijë, Ti monumentin,

Gjergj Kastriotin mbi kalë,

Me buzë ta lësh amanetin,

Puthje që të jepja mbi ballë…

 

Puthe përkrenaren prej dhie,

Që vjen në pervjetoret tona,

Na e bien dhuratë prej historie,

Atë, që përjetësisht është jona”…

 

***

Amanetin se tret toka,

Trupin tim nuk e ha dheu,

Mora krah mbi male e flota,

Shkova vetë te Skëndërbeu...

 

Putha krahun, putha dorën,

Putha shpatën që firmosi,

Putha më në fund kurorën,

Që firmë mbi kombin vendosi...

 

Nuk di përse u ndjeva e lehtë,

Krahë – puthje, zëmërmadhe,

Shpirti vuri fletë, dhe retë

I pushtova, dhe jam krenare...

 

E pashë amanetin e babës,

Pashë dhe te nënës dëshira,

Pashë sytë e bukur të Drinvalës,

U bë e imja tërë gjithësia...

 

Krujë, o qytet i bekuar,

Bashkojë vëllezrit dhe trojet,

Dora jote u ka munguar,

Të rrjedhë liria si krojet...

 

Të pimë bashkë e të kuptojmë,

Sepse veç një burim, kemi,

Në të ardhmen të ndërtojmë,

Një Rozafë, një shtet të jemi...

 

Le të lehi Serbi e Greku,

Të mos e njohi Dardaninë,

Ujku don plumb prej dyfeku,

Në kokë, në zemër dhe në brinjë...

 

Ç’far vlerë ka, a të njeh kush,

Dardani, truall i Ilirisë,

Ti shqipe në mal e në fushë,

Je vetë e zonja e shtëpisë...

 

Eja Pejani, dhe ti Berat,

Thoni me fjalë guri – gërma,

Lashtësinë që mbi sup mbart,

Kur dëshmitare ishte vetëm hëna...

 

Më jep pak strrall nga yti gur,

Më jep pak baltë me gjak përzier,

Që botës t’ja jap, të shohë kultur',

Të pastër, të lashtë e të përkryer...

 

Më jep një puthje, sikur im atë,

Ta marr prej teje, malin e detin,

Të rend me ditë, fluturoj me natë.

Në varr babës t’ja çoj amanetin...

 

Ti them, se shqipet sot nëpër botë,

Po bëjnë një çerdhe, të madhe, të fortë...

 

Krujë...2012



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora