E shtune, 20.04.2024, 10:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Entela Binjaku: “Agjentja në dhomat e kuqe”

E enjte, 28.11.2013, 08:58 PM


Pas botimit të “Krime në Purgator”, ky është romani i dytë i Nertila Markut.

“Agjentja në dhomat e kuqe” botuar vitin e kaluar provokon një kërshëri të madhe që në titull.

Nga Entela Binjaku

Nertila ka një formim në diplomaci, por letërsia është një pasion i saj me të cilin ndjehet e lidhur që e vogël me krijimet e para në poezi dhe prozë.

Unë e kam njohur si një ndër aktivistet më të vendosura në fushën e promovimit të gruas shqiptare. Përmes krijimtarisë letrare të guximshme ajo përcjell sfidat e gruas edhe në aktualitetin shoqëror shqiptar të këtyre dy dekadave.

Disa nga lexuesit e saj shprehen se “është shumë e guximshme për një 23 vjeçare”. Dikush ndjehet krenar për talentin dhe origjinalitetin e saj, një tjetër  mendon se trilli artistik i skenave të këtij romani do të ishte shumë i denjë për një skenar filmi.

Ndërsa personalisht, jam mahnitur nga fantazia e saj, forca për të përcjellë përmes krijimit letrar dëshmitë rrënqethëse të realitetit tonë të pas viteve ‘90, ku përballë vendosen mentalitete që përplasen dhe përthyhen, drama njerëzore të jetuara me dhimbje, aspiratat e shoqërisë për një jetë më të mirë.

Siç Nertila pohon ky roman flet për “breza që përplasen, amanete që duhet të mbahen, qëllime që duhen arritur; Histori që ringjallen, personazhe që kthehen, gabime që përgjigjen; me sekretet e paçmueshme te njerezve te pushtetit, me friken e borxhlinjve te krimineleve qe viheshin ne rradhe me to. Brenda fabulës behet trajtesa e dukurive te ndryshme, si gjakmarrja dhe mosndëshkimi i autoreve te vertete te krimeve qe burojne prej kësaj dukurie, per shkak te lidhjes se hasmeve me organet e drejtesisë dhe njerëzit e pushtetit”.

Me dëshirën që ajo të në dhurojë krijime të tjera të guximshme, të ndjera dhe artistike po sjellim edhe dy fragmente shkëputur nga romani “Agjentja në dhomat e kuqe”.

“….Kur Linda ndodhej në Greqi për të shpëtuar mikeshën e saj, njerëzit e Sandrit që kishin lënë Pranverën në duart e Katerinës e Thanasit, kërcënonin orë e sekondë Zanën se do t’ja vrisnin vajzën. E vetmja mënyrë për t’ia rikthyer atë të gjallë, ishte vrasja e Komisar Fredit, i cili po shkatrronte rrjetin e tyre.

Ditën ku komisari ishte rikthyer në hotel për të kërkuar Lindën, Zana do të lajmëronte pengmarrësit për të vrarë komisarin në dhomën e hotelit.Vetëm pasi të merrnin vesh mediatikisht vdekjen e tij, ata do ta kthenin Pranverën të gjallë.

Ajo i kërkoi recepsionistes që t’i tregonte dhomën ku do të futej komisari. Më pas, recepsionistja do t’i telefononte atij për t’i thënë që kish mbërritur një porosi urgjente për të.

Dhe Zana, do të hynte fshehurazi në dhomën e komisarit për ta pritur dhe egzekutuar. Shpirti i nënës nuk mund ta duronte më gjatë humbjen e vajzës së vetme. Sfida mes jetës dhe vdekjes do të fliste me gjuhën e një vrasjeje të dyfishtë…

….Pas tre viteve Linda, do të kthehej në Shqipëri, si menaxhere dhe përfaqësuesja ligjore e kompanisë së gazit të Vladimirit. Ajo do te vendoste drejtesine e mikeshes se saj….

Kishte marrë edhe nënshtetësineë ruse, dhe vete kishte preferuar që atje të ndryshonte emrin.Takimi i saj i parë i punës, do të ishte në zyrat e bosit të karburanteve shqiptare, deputetit Gjon.

Mes borxheve të mëdha koncensionare të gazit , krizës financiare të Shqipërisë dhe sidomos kontratave ta pashlyera më kompaninë e Vladimirit, Gjoni po priste të takonte për kushtet e reja, menaxheren ruse , Sasha Petkov.

-Zotëri, zonjusha Petkov është këtu, - telefonoi sekretarja deputetin.

-Futeni brenda menjëherë, Ana.

Sasha falenderoi me kokë sekretaren dhe hyri në zyrë. E pa për disa sekonda Gjonin, pa hequr syzet, pastaj i hoqi ato, dhe me një zë të sigurtë e përshëndeti:

Mirdita, z. Deputet!

Ti? Unë po prisja…

Gëzohem,Sasha Petkov! Vladimiri më ka folur shumë për ju!

Ti je Linda, mikesha e Luanit dhe Sildës.

Zoti Deputet, në politikën shqiptare jeni mësuar të gjuani tek e kaluara e tjerëve duke iu referuar tuajës, për të demtuar të ardhmen e kujtdo që s’ka lidhje prespektivash në favorin tuaj. Le të shohim c’mund të bëjmë në të tashmen, për atë të ardhme e cila pret të paguajmë hesapet, ndreqim gabimet dhe dhënë atë që meritojnë më të drejtë të gjithë.

Uau! Sa qenke rritur, pjekur, zbukuruar…-tha ai,duke e parë me një vështrim joshës.

Tani po e kuptoj se përse jeni duke falimentuar në bisnes.- iu kthye ajo duke hapur (antën e dosjeve dhe duke e parë në kokërr të syrit.

Si arrite në duart e Vladimirit,- e pyeti Gjoni.

Zoti Deputet mos me detyroni!

Jam kurioz…

A mund t’ju përgjigjem me një pyetje se s’i arrita në duart e tij?

Patjetër.

Si mund ta shpetoja ndryshe nga duart tuaja Pranverën, plehre?

Nuk e di për (farë po flet,- tha ai pas tridhjetë sekondash pushimi dhe nje gllënke ujë.

Në rregull! Le të flasim për disa gjëra tjera që besoj se e di të flasësh për to. Le të flasim për karburantet “fantazëm’ në Kosovë.

Kur thashë së qenke pjekur, ndoshta u gabova. O flet për(artë, e dashur!

Dëgjoni… Keni tre ditë afat të më jepni bilancin e karburantit të transportuar në Kosovë,pa doganën e fshehur Vladimirit.

Nuk ka asnjë litër gaz të Vladimirit në Kosovë.

Vërtetë mendoni se do ia hidhni atij në këtë formë? Ah, more zoti deputet! Habiteshit shumë me dashnoret në pishina e harronit dhe dosjet nëpër recepsione hotelesh.

Nuk po ju kuptoj!

-S’ka rëndsi! E mbani mend Komisar Fredin?

-C’lidhje ka ai në këte mes?

-Asgjë. Thjeshtë më ka marrë malli tëpër për të. Më pat dhënë këshilla të mëdhaja. Takohemi pas tre ditëve,z. Deputet. Dhe kini parasysh se seancat e mia, nuk ngjajnë aspak me ato të parlamentit tuaj.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora