| E enjte, 28.11.2013, 08:16 PM |
P o e z i
Sejdi BERISHA:
POR, SOT URIME...!
Të gjithë e dini
Festa ka peshë
Është ose mbetët histori
Edhe sot festë...
Nuk janë pak 101 vjet
Por edhe nuk janë shumë
Edhe shumë rrugë kemi për të bërë
E unë asnjëherë i ngopur
Kurrë i kënaqur
O pus vargu im
Sot mendova
Vargun ta liroj nga kthetrat e shpirtit
Ai vetëm më shikoi
E mua lotët më shoqëruan
Ju ndoshta nuk dini
Për mallin e festës
Ndoshta edhe për rrugëtimin
Sot është festë
Askush nuk ma uroi
E unë...
Ua urova të gjithëve
Edhe qiellit
Edhe shqiponjave
Edhe tokës
Edhe ajrit
Edhe Nëntorit
Nuk di se për çfarë
Por sot
Urime...!
(28 nëntor 2013)