E enjte, 18.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Mendime

Luigj Palushaj: Gëzuar Shqiptarë festat e Nëntorit

E merkure, 27.11.2013, 08:55 PM


Gëzuar Shqiptarë festat e Nëntorit

Nga Luigj Palushaj

O sa mire me qëne Shqiptar...,  ja fillova me këto fjale të bukura e të arta sa për nje cast u ndjeva mire me këto fjali magjike,  që më ngjallë krenari dhe mburrje,  sa mire me qëne Shqiptra,  po nuk ka më mirë jo...

Po ky nëntor, po ai nëntor, po vite e vite e shekuj nëntor,  po muaj nëntor, është muaj i shenjt për ne Shiptaret, muaji i flamurit, muaij i festave e i datave historike.

O flamur gjak, o flamur shkabe, o vend e vater o nëne e babë,

Lagur me lot, djegur me flake, flamur i kuq flamur i zi,  janë këto disa vargje te Nolit,  që të na rikujtojn sa do pak dashurinë qe kemi ne Shqiptaret për flamurin kuq e zi.

Po këtë flamur e këtë stem të shqiponjës e mbajti dhe Pirro i Epirit, i quajtur ndryshe sy shqiponji, si për nga pamja ashtu dhe nga shpejtësia, i lasht është flamuri tek Iliret, po më këtë stem,  shqiponje dy krenare, i lasht sa lashtësia e Ilireve.

Me Skënderbeun u lavderove,  dhe në furtun i fundemi i shove,  thot Noli...

Është familja Kastrioti që e  ngriti e bëri stem te pa lekundeshme, të pa vdekshme,  u bë simbol i familjës Kastrioti, po këtë simbol të kësaj familje e kemi ne Simbol te Kobit, Flamur i Kombit.

Lavdërim ju bë po keti flamuri po nga Skënderbeu,  po ky trim,  mbret,  ky hero yni kombetar ngriti flamurin ne Krujë me 28 nëntor 1443, ky flamur u ngrit dhe valoj lirshem,  për të mos u ulur më kurrë sa të jetoj e rroj populli Shqiptar.

Me Malon prap lart veprove, yll i pa vdekur për liri, vazhdova prap me këto fjal të shënjeta të Nolit, u  ngrit lart dhe me Malon po me 28 nëntor 1912,  u shpall Pavarsia e Shqiperis në Vlore,  dhe një here si në kohën e Gjergj Kastriotit ju vu gurthemeli i shtetit Shqiptar, kësaj here duke u çliruar nga pushtuësi gjakatar shekullor Turk.

Para kësaj ngritje 1912-ës po ky flamur u ngrit nga Ded Gjo Luli në Deçiq të Malsis se Madhe, ky trim u urt dhe i mençur e ngriti me 6 prill te 1911-ës, ishte rrugë e motiv për Shpalljën e Pamvarsis këto kryengritje trimërore Malsore ishin hap i fuqishëm drejt  28 nëntorit të 1912-ës.

Sa shpesh pastaj për dhe u shtrive, me zjarr e zi u ndeze u nxive,  e si të mos shtrihet,  ku shqipnjës ju coptuan krahët,  Kosova, Plava, Guci,  Ulqin,  Cameri, Preshevë, Medvegj, Bujanovci..., mbetën jashtë saj, padrejtësisht e pa vullnetin e dëshirën e tyre…

Është fest e muaj i shënjet e tham dhe më lart, pra,  të festojm se shqipës dy krenare ju bashkangjit për të mos ju shkeputur kurre Kosova.

Përiudh e re ideal i ri, jo mëkëmbje jo terror, jo burgje e vrasje,  jo ndarje prej foles së vjetër këto nuk i doroj populli shqiptar Kosovar,  që i ushtroj regjimi shovenist serb...

Vazhdojm me festat e nëntorit,  me 28 nëntor 1955 lindi komandanti legjendar Adem Jashari. Një ndër themëluesit e Ushtrisë Clirimtare te Kosovës.

Është feste vazhdojm me ditët e datat historike të nëtorit...

Po me këtë date 28 nëntor 1997 duel në sken për here të pare , para popullit,  para botës Ushtria Clirimtare e Kosovës,  po ata burra ata gjith luftetar të denj te liris, sakrifikuan cdo gjë vetëm e vetëm që Kosova ta fitoj lirine, sot e kemi Lirine sot e kemi Pamvarsin, në saje të këtyre djemve e vashave e gjith qytetarve të Kosovës...

Po cdo mizor me shpat e grive, o fushe kuq e shkab e zi,

Përpjet e pri e Shqiperinë, perlitja shpirtin dhe fuqine,

Diell per vellan, yrnek për feqine, per botën ënderr e qiell i ri.

Po e përfundoj me këtë fund të vargjeve të Fan Nolit,  duke ju uruar të gjithë Shqiptarve kudo në bote që janë urime festat e nëntorit...

GËZUAR...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora