E enjte, 25.04.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Mendime

Vangjush Saro: Festa shqiptare e Vankuverit

E merkure, 27.11.2013, 11:30 PM


Festa shqiptare e Vankuverit

Reportazh nga Vangjush Saro

Shqiptarët e Vankuverit kanë festuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, në një mbrëmje të gëzueshme në “Riverside Hotel” - Richmond (British Columbia). Është Shoqata Shqiptare Eagles Low Mainland BC, ajo që mban të gjallë frymën e komunitetit dhe përcjell vlera të atdhedashurisë e qytetarisë më të mirë përmes një sërë veprimtarive. Ndër to, Festa e Flamurit mbetet ajo më e rëndësishmja dhe më e ndjekura nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet të madh dhe më gjerë.

Gjatë mbrëmjes, u dëgjuan dhe u kënduan hymni i Shqipërisë dhe ai i Kanadasë. Një grup fëmijësh, nën drejtimin e veprimtares Suzana Vukaj,  recituan vjersha për gjuhën shqipe, Shqipërinë dhe Kosovën. Më pas, pjesëmarrësit e shumtë dëfryen së bashku në një ambient festiv dhe tepër familjar, nën ritmin e këngëve nga të gjitha krahinat, përfshi këngë të njohura kosovare.

Tashmë festimi i kësaj dite të shënuar, por edhe organizimi i piknikëve në stinën e verës, krahas aktiviteteve të tjera, janë bërë pjesë e pandarë e jetës në komunitetin e shqiptarëve të kësaj province në Kanada. Përmes aktivitetesh të tilla, forcohen edhe më tej lidhjet midis shqiptarëve që jetojnë këtu, ndërkohë që e gjithë kjo frymë përcillet edhe te brezat më të rinj. Në një kënd të sallës, ishin ekspozuar libra me tematikë historinë dhe kulturën e vendit tonë. Një tufë me fëmijë loznin gjatë gjithë kohës me tollumbace (në ngjyrë të kuqe e të zezë, ngjyrat e flamurit shqiptar).

Në një episod të këtyre festimeve, shoqata zhvilloi edhe zgjedhjet e reja për Kryesinë dhe drejtuesit e saj. Me votim demokratik e korrekt dhe në përputhje me Statutin e Shoqatës, u zgjodhën: Kryetar i Shoqatës Edison Heba; nën/Kryetarë Estref Resuli, (me një kontribut të gjatë e të ndjeshëm si kryetar) dhe Silvana Sulstarova, kurse Sekretare Ardita Fishta. Gjithashtu, në kryesi u zgjodhën edhe Adrian Lagji, Dritan Muka, Blenard Cenolli, Leonard Bunaci dhe Eglantina Ferro. Shoqata e Eagles Land BC është një vatër rreth së cilës mblidhen dhe mbajnë gjallë traditat historike e kulturore, sa edhe gjuhën, të gjithë shqiptarët me banim në British Columbia, realisht një ndër provincat më të njohura dhe më në lulëzim të Kanadasë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora